Nëse përdorni një Mac ose keni një iPhone, ka gjasa që ta njihni shfletuesin Safari. Fakti që është i instaluar paraprakisht si shfletuesi parazgjedhje për përdorues produktesh Apple, i jep përfundimisht një përparësi që në fillim, por Firefox-i ka grupin e vet të veçorive të dobishme që e bëjnë një alternativë tërheqëse dhe tanimë mund të caktohet si shfletuesi parazgjedhje në Mac-un dhe iPhone-in tuaj. Këtu do të eksplorojmë dallimet kryesore mes shfletuesit tonë dhe Safari-it, për sa i takon privatësisë, veçorive dhe bartjes nga një pajisje në një tjetër.

Siguri dhe Privatësi
Siguri dhe Privatësi | ![]() |
|
---|---|---|
Mënyra Shfletim Privat | ||
Bllokon, si parazgjedhje, cookie-t nga palë gjurmuese të treta | ||
Bllokon programthe nxjerrjeje kriptomonedhash | ||
Bllokon gjurmues shoqërorësh |
Privatësia është bërë një temë përvëluese për shoqëri teknologjike, ngaqë e kuptojnë se gjithnjë e më shumë vetë ndjehen të dobët përballë gjërash të tilla si cenime të dhënash, reklama gjurmuese dhe hacker-a. Por kur vjen puna te mjetet reale që njerëzit përdorin për të lëvizur në rrjetin faktik, është punë llafesh apo po ndërmarrin vërtet veprime për t’i mbajtur të dhënat tuaja të sigurta?
Sipas aluzionit më herët, Apple është një nga ato shoqëri që tani afër vendosi ta ngrejë më lart punën me privatësinë. Jo shumë kohë më parë, Apple-i sendërtoi në Safari parandalim gjurmimi nga sajti në sajt, çka i pengon reklamat t’ju ndjekin nëpër internet. Safari fron gjithashtu një sugjerim fjalëkalimesh të fuqishëm, kur regjistroheni për një llogari të re në çfarëdo sajti. Dhe nëse përdorni ekosistemin iCloud, njëkohëson fjalëkalime në mënyrë të sigurt me pajisjet tuaja të tjera, kështu që s’ju duhet kurrë ta mbani mend.
Ashtu si Safari, ne në Firefox përherë jemi përqendruar te privatësia dhe siguria. Por ndryshe nga Safari, me privatësinë jemi marrë me pasion për një kohë të gjatë. Në fakt, Mozilla (shoqëria jonë mëmë) qe një nga zërat e parë në bashkësinë e teknologjive që dha alarmin për privatësinë internetore.
Mënyra jonë Shfletim Privat bllokon gjurmues dhe fshin fjalëkalimet tuaja, cooki-t dhe historik shfletimesh sa herë që e mbyllni. Por mund të shijoni veçoritë tonë të thelluara të privatësisë edhe nën mënyrën shfletim i rëndomtë. Me versionin më të ri të Firefox-it, parandalimi i thelluar i gjurmimeve është i aktivizuar si parazgjedhje. Kjo pengon gjëra të tilla si gjurmues nga sajti në sajt t’ju ndjekin teksa hidheni sa andej këtej nëpër internet. Veç kësaj, me Facebook-un që kapet thuajse përditë me probleme privatësie, zgjerimi ynë Facebook Container merr plot kuptim. E bën më të vështirë për Facebook-un t’ju ndjekë nëpër internet — në mënyrë të ngjashme me atë që bën Safari për të penguar gjurmimin nga sajti në sajt — por Firefox-i faktikisht e izolon sesionin tuaj Facebook në një kontejner veçmas, duke i bllokuar Facebook-ut ndjekjen se ç’bëni në sajte të tjerë. Ç’u duhet atyre të dinë se ç’kërkuat te WebMD?!?
Për sa i takon sigurisë, Firefox-i është po aq solid. Sa herë që gjendeni në Firefox, mund të djathtasklikoni mbi fushën e fjalëkalimeve për të prodhuar në mënyrë të sigurt një fjalëkalim të fuqishëm duke përdorur mundësinë Plotëso Fjalëkalimin. Kur ruani fjalëkalimin tuaj, do t’ju paraqesim mundësinë e ruajtjes së tij te përgjegjësi i brendshëm i fjalëkalimeve të Firefox-it, Lockwise. Ne u ofrojmë përdoruesve dhe të zotëve të llogarive një tjetër produkt të dobishëm dhe falas të quajtur Monitor që ju sinjalizon automatikisht nëse të dhënat tuaja shfaqen në një cenim të ditur të dhënash.
Nëse zgjidhni të përdorni Safari-n, jeni në duart të sigurta, sa kohë që e përdorni në një pajisje Apple. Por Safari funksionon vetëm në pajisje Apple, ndërsa Firefox-i funksionon nën Windows, macOS, iOS, Android dhe Linux. Pra, pavarësisht çfarë sistemi operativ zgjidhni, Firefox-i ju mbaron punë me sigurinë dhe mbrojtjen tonë të privatësisë.
Veçori
Veçori | ![]() |
|
---|---|---|
Bllokim vetëluajtjesh | ||
Shfletim me skeda | ||
Përgjegjës faqerojtësish | ||
Plotëson automatikisht formularë | ||
Mundësi motori kërkimesh | ||
Tekst në të folur | ||
Mënyra Lexues | ||
Kontroll drejtshkrimi | ||
Zgjerime Web/Shtesa | ||
Mjet fotografimi ekrani brenda shfletuesit |
Apple është gjerësisht e njohur për ekosistemin e vet të mbyllur, kur është fjala për krijim software-i për produktet e veta. Por brenda App Store, ofron një pjesë për zhvillues të krijojnë shtojca dhe shtesa për ta bërë shfletuesin më të fuqishëm. Këto zgjerime mund të shfletohen përmes App Store dhe të shtohen lehtësisht te Safari.
Përtej grupit të zakonshëm të veçorive që do të prisnit në një shfletues, bie fjala, shfletim me skeda dhe shfletim privat, Safari ka edhe disa veçori të papritura. Për shembull, nëse një përdoru do të djathtasklikonte bmi një fjalë kudo qoftë në një faqe brenda Safari-t, mandej të klikonte mbi Look Up, do të merrnin një përkufizim fjalori plus zëra nga sinonime, App Store, filma, etj. Kontrollet Prindërore të Safari-t janë të lehta për t’i përshtatur, duke u lejuar të rriturve të marrin pakëz më lirisht frymë, kur kalamajtë fillojnë të bëhen ca kureshtarë mbi internetin.
Si edhe Safari, Firefox-i i nxit zhvilluesit e tij entuziastë të krijojnë shtesa dhe zgjerime për shfletuesin. Dhe meqë platforma jonë është me burim të hapur, ka një përzgjedhje të gjerë që shton një numër shumë të madh funksionesh.
Gjithashtu, kur regjistroni një llogari Firefox, përfitoni mundësinë e përdorimit të shërbimeve unike të tillë si Pocket të cilët integrohen drejtpërsëdrejti në shfletuesin tuaj. Butoni Pocket për Firefox ju lejon të ruani me një klikim faqe dhe video web në Pocket, që kështu të mund të lexoni një version të qëruar, pa tërheqje vëmendjeje kurdo dhe kudo që dëshironi — madje edhe jashtë linje.
Firefox-i është gjithashtu i goditur për video dhe audio. Me bllokim vetëluajtjeje drejt e në shfletues dhe të vënë në punë automatikisht, asnjë sajt i paftuar s’do të ulërijë apo lehë ndonjëherë.
Screenshots është një veçori e sendërtuar brenda shfletuesit Firefox, që ju lejon të bëni një foto të ekranit tuaj. Kur bëni një foto ekrani, mund të zgjidhni të kopjohet kartela ose të zgjidhni te cila dosje doni të gjendet, në vend se të shtoni rrëmujën në desktopin tuaj.
Që të dy shfletuesit kanë të përbashkëta plot veçori, si edhe disa funksione unike të secilit. Ia vlen të përmendet se, nëse bëni shumë foto ekrani, do të çuditeni se si keni rrojtur deri sot pa këtë veçori të dobishme që është e pjesë e Firefox-it. Por nëse po kërkoni një shfletues të shpejtë, privat, për shfletim dhe blerje në internet, mund të donit t’i jepnit një të provuar Firefox-it — veçanërisht, nëse keni përdorur përjashtimisht Safari-in, ngaqë vinte i parangarkuar si shfletuesi parazgjedhje në kompjuterin tuaj. Si përfundim, do të zbuloni se cili u vjen më për shtat nevojave tuaja.
Bartje:
Bartje | ![]() |
|
---|---|---|
Pasje në OS | ||
Pasje në OS celulari | ||
Njëkohësohet me celularin | ||
Administrim fjalëkalimesh | ||
Fjalëkalim parësor |
Që të dy, Firefox-i dhe Safari ofrojnë funksionim të rrjedhshëm kur kalohet nga versioni desktop në atë celular, ose anasjelltas. Për Safari-n, një nga pikat kryesore të forta të tij janë veçoritë e lidhura me vazhdimësinë. Njëkohëson në iCloud faqerojtësit tuaj, skedat, historikun, që të jenë të përdorshëm në krejt pajisjet tuaja. Kjo do të thotë se mund të hapni një skedë në iPhone-in tuaj dhe ta keni gjithashtu të shfaqur në kompjuterin tuaj portativ macOS me vetëm një klikim.
Firefox-i ofron gjithashtu një veçori të ngjashme njëkohësimesh, kur regjistroni një Firefox Account falas, që u lejon përdoruesve të njëkohësojnë lehtësisht nga një kompjuter në një tjetër faqerojtësit e tyre, historikun e shfletimeve, parapëlqimet, fjalëkalimet, formularë të plotësuar, shtesa dhe 25 skedat e hapura së fundi. Ajo që e bën të dallohet Firefox-in nga Safari është se është i passhëm në çfarëdo platforme desktop apo celulare, iOS, Android, Windows apo macOS, duke fuqizuar kështu aftësinë për t’u bartur nëpër çfarëdo pajisje që mund të keni në zotërim.
Aplikacioni Firefox për iOS dhe Android është një nga shfletuesit më të shpejtë në qarkullim dhe ka gjithashtu veçori të fuqishme sigurie dhe anti-gjurmim — një plus i madh nëse kërceni vazhdimisht mes një portativi dhe pajisjesh celulare.
Ngaqë Safari është shfletuesi pronësor i Apple-it, njëkohësimi i tij përmes iCloud-it funksionon përjashtimisht me produkte Apple. Kjo mund të jetë deri diku kufizuese, nëse, për shembull, jeni përdorues edhe i Android-it, edhe i iPhone-it, ose keni një PC me bazë Windows për punë, por përdorni një iPhone si pajisjen tuaj personale.
Vlerësim i Përgjithshëm
Safari bën një punë të shkëlqyer në shndërrimin e shfletimit në një përvojë të thjeshtë, të shpejtë dhe të rrjedhshme, nëse jeni një përdorues me shumë produkte Apple. Po si Safari, Firefox-i është një shfletues i shpejtë dhe që bën punë, por privatësia dhe përputhja mes platformash janë veçoritë që na përkufizojnë. Firefox-i përditësohet çdo muaj me veçorit dhe funksione të reja. Për shembull, një përditësim i yni tani afër, aktivizoi, si parazgjedhje, Mbrojtjen tonë të Thelluar Nga Gjurmimi (ETP), për krejt përdoruesit e rinj, çka bllokon me efikasitet cookies dhe gjurmues nga sajti në sajt.
Tek e fundit, e gjitha reduktohet në çfarë vlerësoni në shfletuesin tuaj. Nëse jeni i integruar me ekosistemin Apple, Safari është ende një zgjedhje e shumë e mirë. Por nëse vlerësoni pasjen e mbrojtjes më të shkëlqyer dhe të fjalës së fundit të privatësisë dhe të qenët të aftë të punoni nëpër sisteme të shumtë operativë, jemi të mendimit se Firefox-i është zgjedhja më e mirë për ju. Firefox-i është gjithashtu një mundësi e fortë si një shfletues dytësor, për ata përdorues vetëm-Apple që mund të duan të hidhen në një shfletues tjetër, për ato çaste internetore që lypin shtresa ekstra mbrojtjeje privatësie.
Krahasimet e bëra këtu u kryen përmes rregullimeve parazgjedhje dhe versioneve të shfletuesve si vijon:
Firefox (81) |
Safari (14)
Kjo faqe përditësohet çdo dymujor, për të pasqyruar versionet më të reja dhe mund të mos pasqyrojë përherë përditësimet më të reja.