Merrni Firefox-in për ndërmarrjen tuaj

Për siguri të plotë të dhënash dhe mbrojtje të dhënash, merrni Firefox Extended Support Release ose Rapid Release.

Mbrojtje të pashoqe të dhënash — sipas shpeshtisë së hedhjeve në qarkullim që ju bën punë

    Të dhënat tuaja mbeten punë e juaja

    Shfletuesi Firefox është me burim të hapur dhe furnizon Mbrojtje të Thelluar nga Gjurmimet — krejt kjo si pjesë e përkushtimit tonë të gjatë për mbrojtje të dhënash.

    Aplikojeni kur dhe si të doni

    Me paketa instalimi dhe një shtrirje të gjerë rregullash dhe veçorish grupi, aplikimi është i shpejtë dhe më i zhdërvjellët se kurrë — dhe, në mjedise Windows dhe macOS, i rrufeshëm.

    Zgjidhni shpeshtinë tuaj për hedhjet në qarkullim

    Merrni hedhje të shpejta në qarkullim për të garantuar se keni më shpejt veçoritë më të reja, ose zgjidhni atë “të zgjeruar”, për të garantuar një punim super të qëndrueshëm.