Shkarkoni Firefox-in

Firefox is no longer supported on Windows 8.1 and below.

Please download Firefox ESR (Extended Support Release) to use Firefox.

Firefox is no longer supported on macOS 10.14 and below.

Please download Firefox ESR (Extended Support Release) to use Firefox.

Shënim Mbi Privatësinë në Firefox

Krahasim i Shfletues Firefox-it me Opera-n

Shkarkoni Firefox-in

Firefox is no longer supported on Windows 8.1 and below.

Please download Firefox ESR (Extended Support Release) to use Firefox.

Firefox is no longer supported on macOS 10.14 and below.

Please download Firefox ESR (Extended Support Release) to use Firefox.

Shënim Mbi Privatësinë në Firefox

Shfletues Firefox dhe Opera janë dy nga shfletuesit më të hershëm në skenë, ende me përditësime të shpeshta të hedhura në qarkullim. Teksa Opera s’ka mbërritur në të njëjtën shkallë adoptimi nga përdoruesit sa Firefox-i apo Google Chrome, ka ruajtur një bazë të qëndrueshme dhe besnike përgjatë një periudhe kohore të konsiderueshme. Në këtë shqyrtim do të krahasojmë shfletuesin Opera me shfletuesin tonë Firefox, për sa i përket sigurisë dhe privatësisë, veçorive dhe bartjes, për t’ju ndihmuar të zgjidhni cili shfletues mund të jetë më i përshtatshmi për ju.

Siguri dhe Privatësi

Siguri dhe Privatësi Firefox Opera
Mënyra Shfletim Privat Po Po
Bllokon, si parazgjedhje, cookie-t nga palë gjurmuese të treta Po Po
Bllokon programthe nxjerrjeje kriptomonedhash Po Po
Bllokon gjurmues shoqërorësh Po Jo

Në shpjegimin që japin, rregullave të privatësisë së Opera-s u mungon njëfarë qartësie mbi cilat lloje të dhënash grumbullon dhe se si. Në disa pjesë thuhet se grumbullojnë emrat e të zotëve të llogarive, adresat IP dhe terma kërkimi. Ajo që duket ngatërruese dhe shqetësuese është pjesa mbi shpërngulje ndërkombëtare të dhënash; nuk shpjegohet sa shpesh dhe pse u duhet të shpërngulin në shkallë ndërkombëtare të dhënat tuaja.

Rregullat mbi privatësinë të Firefox-it janë shumë transparente në përshkrimin se ç’të dhëna personale grumbullojmë, me të vetmin qëllim për t’ju dhënë më tepër kontroll mbi të dhënat që ndani me të tjerët në internet.

Sa për mbrojtje faktike të privatësisë në shfletuesin Opera, ofrohet një mënyrë e fuqishme Private, që ju lejon të shfletoni në internet pa u gjurmuar veprimtaria juaj nga shfletuesi. Edhe nën mënyrën shfletim normal mundeni të çaktivizoni disa veçori grumbullimi të dhënash, duke rrëmuar nëpër rregullimet që të çaktivizoni bllokuesin e reklamave dhe të administroni veçori të tjera sigurie.

Me versionin më të ri të Firefox-it, Mbrojtja e Thelluar Nga Gjurmimi është e aktivizuar, si parazgjedhje, në mënyrën e shfletimit normal, ndaj nuk ju duhet të ngatërroheni nëpër rregullime thjesht për të mbrojtur veten nga gjurmues. Me Mbrojtjen e Thelluar Nga Gjurmimi, Firefox-i bllokon aktivisht mijëra gjurmues palësh të treta që përpiqen t’ju ndjekin nëpër internet. Ju jepet një raport i personalizuar mbrojtjeje që tregon se sa shpesh ka bllokuar Firefox-i cookies palësh të treta, gjurmues mediash shoqërore, mjete fingerprinting dhe nxjerrës kriptomonedhash, teksa shfletoni në internet.

Firefox-in e bëjmë për njerëz si ju, që shqetësohen thellësisht për privatësinë dhe sigurinë personale. Kjo është arsyeja pse grumbullojmë kaq pak të dhëna mbi përdoruesit dhe jemi transparentë rreth se si i përdorim ato të dhëna. Nga pikëpamja e privatësisë, është e vështirë të dihet se si funksionon Opera. Teksa ka të pranishme veçori të fuqishme privatësie, se si grumbullojnë dhe ndajnë me të tjerët të dhënat tuaja është e turbullt. Firefox-i mbetet i qëndrueshëm në çka themi dhe bëjmë për mbrojtjen e privatësisë tuaj.

Shkarkoni Shfletues Firefox

Veçori

Veçori Firefox Opera
Bllokim vetëluajtjesh Po Jo
Shfletim me skeda Po Po
Përgjegjës faqerojtësish Po Po
Plotëson automatikisht formularë Po Po
Mundësi motori kërkimesh Po Po
Tekst në të folur Po Jo
Mënyra Lexues Po Po
Kontroll drejtshkrimi Po Po
Zgjerime Web/Shtesa Po Po
Mjet fotografimi ekrani brenda shfletuesit Po Po

Që Opera është një shfletues i mbushur me veçori, me një ndërfaqe të qëruar përdoruesi dhe mundësi përshtatjeje të fuqishme, nuk vihet në diskutim. Ngaqë Opera ngrihet mbi Chromium, mund të përfitojë nga shumica e librarisë së gjerë të zgjerimeve të Google Chrome-it. Firefox-i gjithashtu ka një librari të madhe zgjerimesh, por jo aq të madhe sa ajo e Chrome-it.

Si Firefox-i, Opera ofron punim me skeda që mund të lëvizen, çka do të thotë se, kur hapni më tepër skeda se sa mund të nxërë ekranin, i kalon ato jashtë ekranit, në vend se t’i tkurrë vazhdimisht. Gjithashtu, si Firefox-i, ashtu edhe Opera kanë një mjet për fotografim ekrani që ju lejon të fiksoni në foto një pamje të ekranit tuaj ose një pjesë të faqes. Por mjeti i Opera-s nuk ju jep aftësinë të krijoni një foto të madhe të krejt faqes, vetëm të pjesës së dukshme.

Opera furnizon plot funksione të fshehura brenda ndërfaqes së vet të thjeshtë dhe të përdorshme. Për shembull, ka mbulim të brendshëm për aplikacione shkëmbimi mesazhesh, bie fjala, Facebook Messenger. Ka gjithashtu një lexues lajmesh që grumbullon artikuj prej sajteve që zgjidhni ju dhe kanale lajmesh. Veçoria paralele me këtë në Firefox quhet Pocket. Pocket-i është një shërbim falas për të zotë llogarish Firefox, që e bën të kollajtë gjetjen dhe ruajtjen e artikujve dhe videove interesante nga anembanë interneti. Për më tepër, rekomandon një larmi artikujsh që zgjerojnë dijet tuaja, gatitur nga qenie njerëzore të njëmendta, që mendojnë.

Nga krahasimi një për një i veçorive, Opera dhe Firefox-i janë konkurrentë të afërt. Opera mund të ketë një avantazh në një aspekt, nga përputhja e saj me librarinë e stërmadhe të zgjerimeve për Chrome dhe pra mundësia e përdorimit të saj. Por një faktor domethënës për t’u marrë parasysh është fakti që Opera, për shkak se ngrihet mbi Chromium, është një shfletues i uritur për fuqi përpunimi, me konsum RAM-i të krahasueshëm me Chrome-in, që njihet për përdorim në shkallë të lartë të CPU-së.

Shkarkoni Shfletues Firefox

Bartje:

Bartje Firefox Opera
Pasje në OS Po Po
Pasje në OS celulari Po Po
Njëkohësohet me celularin Po Po
Administrim fjalëkalimesh Po Po
Fjalëkalim parësor Po Po

Si Firefox-i, ashtu edhe Opera janë të përputhshëm nëpër çdo platformës, përfshi Windows, macOS, Linux, Android dhe iOS. Të zotët e llogarive Firefox munden të njëkohësojnë lehtësisht faqerojtësit e tyre, fjalëkalimet, skedat e hapura dhe historikun e shfletimit nëpër krejt pajisjet ku kanë bërë hyrjen në llogari. E njëjta gjë është e vërtetë për përdorues të Opera-s me një llogari. Megjithatë, mjaft sajte, veçanërisht sajte të vjetër që kanë vite që s’janë përditësuar, bllokojnë tërësisht versionin më të ri të Opera-s. Ndaj, nëse vizita në vende të tilla si blogu i dikurshëm i Ish-it tuaj është e rëndësishme, mund të mos jeni në gjendje të mos hyni dot në disa nga qoshet më të pluhurosura të internetit, nëse përdorni Opera-n.

Tej aplikacionit të zakonshëm për celular, Opera ka dy versione të tjera për celular të shfletuesit të vet: Touch dhe Mini. Touch-i ka pak veçori, por është konceptuar për t’u përdorur në lëvizje, me vetëm një dorë. Versioni Mini synon uljen e përdorimit të të dhënave dhe shpejtësi më të mëdha në lidhje të ngadalta, duke ulur qartësinë e figurave dhe duke hequr lëndë. Edhe ne ofrojmë një version shtesë, edhe pse eksperimental, të aplikacionit tonë Firefox për celular, Firefox Preview, që përqendrohet në shpejtësinë dhe sigurinë.

Shumica e shfletuesve të njohur sot, me përjashtim të Safari-t, funksionojnë pa të metë nëpër platforma. Opera dhe Firefox-i s’bëjnë përjashtim, duke ofruar që të dy shfletuesit bartje të shkëlqyer nëpër çdo pajisje.

Shkarkoni Shfletues Firefox

Vlerësim i Përgjithshëm

Për ta përmbledhur, Opera është një shfletues solid, me një ndërfaqe të qëruar dhe plot veçori të dobishme. Megjithatë, ka disa shqetësime serioze lidhur me privatësinë, si dhe problemi me përdorimin e një sasie të madhe fuqie përpunimi. Edhe pse Opera ka disa veçori që vërtet lehtësojnë shumë përdorimin, prapë besojmë se Firefox-i mbetet një shfletues sipëran, bazuar në punimin dhe me një pozicion transparent lidhur me privatësinë e përdoruesve dhe mbrojtje strikte të privatësisë.

Krahasimet e bëra këtu u kryen përmes rregullimeve parazgjedhje dhe versioneve të shfletuesve si vijon:
Firefox (81) | Opera (67)
Kjo faqe përditësohet çdo dymujor, për të pasqyruar versionet më të reja dhe mund të mos pasqyrojë përherë përditësimet më të reja.