Ashtu si shfletuesi Firefox, shfletuesi Brave është falas, me burim të hapur dhe i përqendruar në mbrojtjen e privatësisë së përdoruesit. Brave është relativisht i ri në botën e shfletuesve: krijuesi i tij, Brave Software, debutoi së pari me shfletuesin në janar të 2016-s. Në këtë artikull do të krahasojmë shfletuesin tonë Firefox me shfletuesin Brave në tre kategori: privatësi, dobi dhe bartje.

Siguri dhe Privatësi
Siguri dhe Privatësi | ![]() |
|
---|---|---|
Mënyra Shfletim Privat | ||
Bllokon, si parazgjedhje, cookie-t nga palë gjurmuese të treta | ||
Bllokon programthe nxjerrjeje kriptomonedhash | ||
Bllokon gjurmues shoqërorësh |
Shfletuesi Brave, si aq shumë të tjerë, ngrihet mbi kodin me burim të hapur të Chromium-it të Google-it. Me burim të hapët do të thotë që cilido mund të përdorë kodin burim dhe të ecë kaliqafë mbi të për të krijuar ç’të duan — si puna e shfletuesve Opera dhe Edge. Por s’do të thotë se krejt shfletuesit me bazë Chromium janë të barabartë apo se janë edhe ata me burim të hapur.
Brave dallon nga shfletuestë tjerë Chromium nga përqendrimi te privatësia e shfletuesit — më hollësisht, nga bllokimi, si parazgjedhje, i gjurmuesve, programtheve dhe reklamave. Ndaj, kur përdorni shfletuesin Brave, fusha të një sajti, që normalisht do të shfaqnin reklama, do të duken si fusha të zbrazëta. Në disa raste, faqet s’do të ngarkohen si duhet, çka do të kërkojë që ose të zgjidhni një shfletues tjetër ose të kaloni nga rregullimi ‘Mburojat Ngritur’ te ai ‘Mburojat Ulur’ që çaktivizon privatësinë dhe mbrojtjen e sigurisë.
Interneti si tërësi paguhet në një masë të madhe për shfaqje reklamash, çka e mban lëndën faktike falas për parje. Brave ka tentuar ta ngrejë këtë model, duke i nxitur përdoruesit e tij të zgjedhin pjesëmarrje në sistemin Brave të shpërblimeve, që në realitet, është platforma e tyre e reklamave. Pasi përdoruesi të ketë zgjedhur kështu, Brave do të shfaqë ato që ata i quajnë “reklama që respektojnë privatësinë”, të cilat mund t’i shihni dhe të fitoni nga kjo atë që e quajnë Basic Attention Token, e thënë ndryshe, një BAT. Nga kjo pikë, përdoruesit e Brave-it mund të zgjedhin t’i shpenzojnë BAT-et e tyre për përkrahje sajtesh ose kontribuesish individualë që duan, të cilët nga ana e tyre mund t’i shndërrojnë BAT-et në monedhë faktike.
Nëse kjo duket e ndërlikuar, apo si ide e fuqishme, varet sipas gjasash nga shkalla juaj e përçmimit për shfaqje reklamash në Internet. Shumica e përdoruesve të Internetit e kuptojnë se lënda me vlerë kushton para dhe janë dakord me faktin që paratë për këtë vijnë nga reklamat.
Nga ana tjetër, me shfletuesin Firefox, parapëlqejmë t’i mbajnë gjërat të thjeshta. Firefox-i bllokon, si parazgjedhje, ndjekjen tuaj nga mjaft gjurmues palësh të treta, nxjerrës kriptomonedhash dhe ndjekës për krijim profilizimesh. Megjithatë, Firefox-i, jashtë Mënyrës Shfletim Privat, zgjedh të mos bllokojë shfaqjen e reklamave. Veç në instalofshi një nga zgjerimet e konceptuara posaçërisht për këtë qëllim.
Në Brave ka pak veçori sigurie që ia vlen të theksohen, të tilla si kalimi i vetvetishëm në lidhje HTTPS (të cilin Firefox-i e ofron përmes një zgjerimi). Si Brave-i, ashtu edhe Firefox-i u ofrojnë përdoruesve një përgjegjës të brendshëm fjalëkalimesh dhe aftësinë për parje të statistikave të sigurisë në çfarëdo kohe. Brave-i i shfaq statistika si numrin e gjurmuesve që ka bllokuar, kurdo që hapni një skedë të re. Firefox-i shfaq të dhëna të ngjashme, kur shihni raportin tuaj të privatësisë, që mund të hapet në çfarëdo kohe duke klikuar mbi mburojën te shtylla e adresave.
Thelbi është që, edhe pse modeli i të ardhurave të Brave-it me Basic Attention Tokens mund të jetë shumë i ndërlikuar për një masë të madhe përdoruesish, përgjithësisht që të dy, shfletuesit Brave dhe Firefox ofrojnë një larmi rrugësh për të shijuar punë shfletimi të parrezik dhe privat.
Veçori
Veçori | ![]() |
|
---|---|---|
Bllokim vetëluajtjesh | ||
Shfletim me skeda | ||
Përgjegjës faqerojtësish | ||
Plotëson automatikisht formularë | ||
Mundësi motori kërkimesh | ||
Tekst në të folur | ||
Mënyra Lexues | ||
Kontroll drejtshkrimi | ||
Zgjerime Web/Shtesa | ||
Mjet fotografimi ekrani brenda shfletuesit |
Ajo që mund të habisë disa përdorues të rinj të Brave-it është se sa shpejt priren të ngarkohen faqet te shfletuesi. Arsyeja për këto kohë të shpejta ngarkimi është se faqet ngarkohen shumë më shpejt, kur bllokoni krejt reklamat në to. Thjesht ka më pak gjëra për t’u ngarkuar, ndaj edhe kjo zë më pak kohë.
Për sa i takon përdorimit aktual të RAM-it të vyer, shfletuesi Brave është shumë i rëndë se sa Firefox-i. Brave-i vjen i parangarkuar me veçori të ndryshme dhe “shtesa”, çka i atribuohet përdorimit nga ana e tij të më shumë kujtese RAM. Firefox-i, nga ana tjetër, ju lejon të vendosni cilat shtesa dhe zgjerime doni të bëni pjesë të tij.
Përshtatja e elementëve të Ndërfaqes së Përdoruesit dhe temave ka qenë për vite një veçori e parapëlqyer e përdoruesve të Firefox-it dhe bashkësia jonë e etur e zhvilluesve ka krijuar një bibliotekë të gjerë shtesash dhe zgjerimesh me burim të hapur, të cilat lejojnë edhe më tepër personalizim dhe funksione. Veçoritë që vijnë me Firefox-in, kur e shkarkoni, përfshijnë mjetin tonë të fuqishëm për foto ekrani,veçori përdorimi nga persona me aftësi të kufizuar dhe integrim me Pocket — një burim që i lejon përdorues të ruajnë shpejt e shpejt një artikull, për lexim të mëvonshëm në çfarëdo pajisje.
Brave-i gjithashtu mbulon bibliotekën e stërmadhe të zgjerimeve të passhme prej shitores internetore Google Chrome dhe ofron një larmi veçorish të brendshme të shfletuesit, të tilla si programi Shpërblime Brave përmendur më herët dhe mbulim për shkarkim rrëkezash që nga shfletuesi.
Bartje:
Bartje | ![]() |
|
---|---|---|
Pasje në OS | ||
Pasje në OS celulari | ||
Njëkohësohet me celularin | ||
Administrim fjalëkalimesh | ||
Fjalëkalim parësor |
Aftësia për njëkohësim të fjalëkalimeve tuaj, zgjerimeve, të dhënave të formularëve, shtesave dhe të tjera parapëlqimeve nëpër krejt pajisjet dhe sistemet tuaj operativë është një veçori që ka qenë pjesë prej vitesh te Firefox-i. Të dhënat e njëkohësuara edhe fshehtëzohen, që do të thotë se në to s’mund të hyjë askush nga jashtë.
Shfletuesi Firefox u jep gjithashtu përdoruesve aftësinë të regjistrojnë një llogari falas Firefox Account. Pasja e një llogarie Firefox është çelësi për shkyçjen e njëkohësimit nëpër pajisje, plus që përfitoni të mirat shtesë të produkteve të tillë si Firefox Monitor i cili mbikëqyr adresat tuaja email dhe ju sinjalizon, nëse ndonjë nga të dhënat tuaja është përfshirë në çfarëdo cenimesh të ditur të të dhënave.
Edhe Brave-i fitoi aftësinë të njëkohësojë të dhëna përmes sistemeve operativë dhe pajisjeve më popullore, si edhe aftësinë shtesë të njëkohësimit të BAT-ëve tuaj.
Vlerësim i Përgjithshëm
Kur krahasohen dy shfletuesit, që të dy, Firefox-i dhe Brave-i ofrojnë një shkallë të sofistikuar privatësie dhe sigurie, si parazgjedhje, të përdorshme automatikisht që prej herës së parë që i hapni.
Ideja e Brave-it për zëvendësim reklamash është një një ndryshim i vogël nga modeli i tanishëm i vendosjes së reklamave me pagesë dhe kërkimeve me pagesë. Por edhe një herë, për disa përdorues të zënë të Internetit, gjasat janë të mos duan të merren shumë me administrim mikropagesash nëpër sajte, në këmbim të kohës dhe vëmendjes së tyre.
Përmbledhtas, Brave-i është një shfletues i shpejtë dhe i sigurt, që do të përbënte një joshje të veçantë për përdoruesit e kriptomonedhave. Por për shumicën e gjerë të qytetarëve të internetit, Firefox-i mbete një zgjidhje më e mirë dhe më e thjeshtë.
Krahasimet e bëra këtu u kryen përmes rregullimeve parazgjedhje dhe versioneve të shfletuesve si vijon:
Firefox (81) |
Brave (1.14.81)
Kjo faqe përditësohet çdo dymujor, për të pasqyruar versionet më të reja dhe mund të mos pasqyrojë përherë përditësimet më të reja.