Mozilla VPN

Siguri, besueshmëri dhe shpejtësi — në çfarëdo pajisje, kudo që shkoni.

Një Rrjet Privat Virtual, prej krijuesve të Firefox-it.

Merrni Mozilla VPN

30 ditë garanci kthimi parash

Një prekje, për te privatësia

Shfletoni, shkarkoni, luani dhe mbaroni punë, teksa ruani privatësinë tuaj internetore. Qoftë kur po udhëtoni, përdorni WiFi publik, se thjesht po kërkoni për më tepër siguri internetore, do të vëmë gjithmonë privatësinë tuaj së pari.

Rrjet i shpejtë dhe i sigurt

Mozilla VPN xhiron mbi një rrjet global shërbyesish. Duke përdorur protokollin më të përparuar WireGuard®, ne fshehtëzojmë veprimtarinë tuaj në rrjet dhe fshehim adresën tuaj IP. Të dhënat e veprimtarisë tuaj në rrjet s’i regjistrojmë, ndjekim apo japim kurrë.

Një VPN prej një marke të cilës mund t’i besoni

Për më shumë se 20 vjet, Mozilla ka një histori të dëshmuar të vënies së njerëzve mbi gjithçka dhe për luftën për privatësi internetore. Me një ent jofitimprurës pas nesh, i jemi përkushtuar ndërtimit të një interneti më të mirë dhe më të shëndetshëm për gjithë njerëzit. Gjithçka që bëjmë është pjesë e misionit tonë dhe ndjek parimet tona.

Lidhuni me më shumë se 500 shërbyes në mbi 30 vende

PBR