Krahasim i Shfletues Firefox-it me Microsoft Edge-n

Me Windows 10, Microsoft solli për herë të parë shfletuesin e vet Edge për të konkurruar me Firefox-in dhe Chrome, duke e bërë shfletuesin parazgjedhje të instaluar paraprakisht në miliona kompjutera të shitur. Edhe kështu, përdoruesit nuk u ngutën ta adoptonin dhe Microsoft njoftoi më pas plane për ta rihedhur në qarkullim Edge si një shfletues me bazë Chromium-in (Chromium është projekti me Burim të Hapur i Google për shfletues). Që nga janari i 2020-s, Edge i Microsoft-it me bazë Chromium-in ka zëvendësuar versionet e dikurshëm të Edge. Edhe pse Edge tanimë ngrihet mbi Chromium e Google, një numër veçorish unike e bëjnë të dallohet nga shfletuesi Chrome i Google.

Këtu do të krahasojmë shfltuesin tonë Shfletues Firefox me Microsoft Edge-in e bazuar në to the Chromium për sa i takon privatësisë, veçorive dhe bartjes, për t’ju ndihmuar të kuptoni më mirë se cili shfletues u përshtatet më mirë nevojave dhe parapëlqimeve tuaja.

Siguri dhe Privatësi

Siguri dhe Privatësi Firefox Edge
Mënyra Shfletim Privat Po Po
Bllokon, si parazgjedhje, cookie-t nga palë gjurmuese të treta Po Po
Bllokon programthe nxjerrjeje kriptomonedhash Po Po
Bllokon gjurmues shoqërorësh Po Po

Edge-i është i integruar në platformën Windows 10 dhe xhiron brenda një mjedisi bankëprovë, që do të thotë se izolon programet dhe parandalon spiunimin në kompjuterin tuaj nga programe dashakeqë. Ka një SmartScreen të brendshëm që skanon reputacionin e sajteve që vizitoni dhe bllokon sajte të dyshimtë. Për të thelluar privatësinë, Edge-i ju lejon të përdorni masa biometrike ose një PIN me Windows Hello, në vend se fjalëkalime për mirëfilltësime internetore.

Në Firefox, krenohemi me mbrojtjen e sigurisë dhe privatësisë së përdoruesve tanë. Rregullat tona të privatësisë janë transparente dhe në gjuhë të thjeshtë. Faktikisht jemi munduar shumë për të bërë të mundur të jenë të prera dhe të lehta për t’u lexuar. Mbrojtjen e Thelluar Nga Gjurmimi, tanimë si parazgjedhje, bllokojmë automatikisht më shumë se 2000 gjurmues. Gjurmuesit janë ato copa të vockla kodi që rreken të lidhin tok ato çka bëni nëpër sajte të shumtë në internet, për një krijuar një foto të përbërë dhe të hollësishme se cili jeni, duke komprometuar kështu privatësinë tuaj thjesht për personalizim më të mirë të reklamave për ju.

Mbrojtje Privatësie e jonë ju shfaq gjurmuesit dhe cookie-t që faqet kanë bërë përpjekje t’i lënë dhe se sa prej tyre ka bllokuar Firefox-i.

Në Firefox, mënyra e Shfletimit Privat fshin automatikisht të dhëna tuajat të shfletimit, të tilla si fjalëkalime, cookies dhe historik, duke mos lënë gjurmë pasi të mbyllni sesionin. Edge-i më anë tjetër, faktikisht regjistron historikun e shfletimit nën mënyrën e tij private (të quajtur “InPrivate”) dhe është punë relativisht e lehtë për dikë të rindërtojë historikun tuaj të plotë të shfletimit, pavarësisht se shfletimi juaj u bë nën mënyrën normale apo në atë InPrivate.

Të dy shfletuesit janë relativisht të barabartë, kur vjen punë te fshehtëzimi i të dhënave. Por, nëse privatësia dhe transparenca internetore janë të rëndësishme për ju, atëherë Firefox-i është qartazi një zgjidhje më e mirë këtu.

Shkarkoni Shfletues Firefox

Veçori

Veçori Firefox Edge
Bllokim vetëluajtjesh Po Po
Shfletim me skeda Po Po
Përgjegjës faqerojtësish Po Po
Plotëson automatikisht formularë Po Po
Mundësi motori kërkimesh Po Po
Tekst në të folur Po Po
Mënyra Lexues Po Po
Kontroll drejtshkrimi Po Po
Zgjerime Web/Shtesa Po Po
Mjet fotografimi ekrani brenda shfletuesit Po Po

Firefox-i është një shfletues i shpejtë dhe me burim të hapur, që do të thotë se përdoruesit mund ta përshtatin shfletimin e tyre në çdo rrugë të mundshme. Firefox-i i lejon gjithashtu përdoruesit të rëndomtë disa rrugë të ndryshme për përshtatjen e UI-t përmes aplikimit të temave të ndryshme grafike dhe formësimeve të paneleve. Ngaqë shfletuesi ynë ka qenë përherë me burim të hapur, kemi një bazë të gjerë zhvilluesish të përkushtuar që na ndjekin, të cilët kanë krijuar një librari të zgjeruar shtesash dhe zgjerimesh shfletuesi.

Ngaqë Edge ka kaluar te platforma Chromium që e ngarkon mjaft procesorin, mund të prisni që të xhirojë pakëz më ngadalë, veçanërisht nëse keni shumë programe të hapur njëherësh. Sidoqoftë, me platformën Chromium vjen një librari shumë e madhe zgjerimesh, si dhe një shkallë e pranueshme e përshtatjes së UI-t që Edge-i nuk i kish para kalimit të vet nën Chromium.

Edge-i ka disa veçori të lezetshme për UI-n, fjala vjen, paraparje e tij për skedat, që mund ta bëjë të lehtë gjetjen e skedave të hapura që ju duhen, nëse keni mjaft të tilla të hapura. Një tjetër veçori e dobishme skedash ju lejon të vini mënjanë çfarëdo skedash aktive që nuk po i përdorni, por që s’doni t’i mbyllni.

Firefox-i përmban një ndërfaqe skedash nëpër të cilat mund të kalohet, çka e mban informacionin mbi skedat të dukshëm dhe nëpër to mund të lëvizet horizontalisht, në vend se tkurren thjesht sa madhësi favikonash. Veç kësaj, kurdo që hapni një skedë të re, veçoria jonë Pocket sugjeron për ju artikuj dhe lëndë të ngjashme. Plus që, me Pocket-in, mundeni edhe të ruani me një klikim artikuj, video dhe lëndë tjetër, për t’u marrë me to më vonë.

Firefox-i dhe Edge-i që të dy ofrojnë mënyra të shkëlqyera leximi. Me Firefox-in, ju thjesht prekni ikonën e vockël te shtylla e kërkimeve dhe shfletuesi zhvesh krejt elementet e panevojshëm dhe ju paraqet një artikull me pamje të qëruar. Në Edge ju thjesht prekni ikonën e vockël libër te shfletuesi që të keni një UI të qëruar, të lehtë për lexim.

Firefox-i, si parazgjedhje, përmban gjithashtu plot veçori të brendshme të dobishme, të tilla si Mbrojte e Thelluar Nga Gjurmimi, një mjet të brendshëm për foto ekrani, dërgim kartelash të mëdha, etj.

Drejt e nga furra, Firefox-i ka më tepër veçori dhe integrime të sendërtuara te shfletuesi dhe të tjera gati për shkarkim. Dhe, teksa që të dy shfletuesit, kanë një numër të hatashëm shtesash dhe zgjerimesh, përputhja e Edge-it me platformën Chromium të Google-it i jep avantazhin, kur është fjala thjesht për numrin e tyre.

Shkarkoni Shfletues Firefox

Bartje:

Bartje Firefox Edge
Pasje në OS Po Po
Pasje në OS celulari Po Po
Njëkohësohet me celularin Po Po
Administrim fjalëkalimesh Po Po
Fjalëkalim parësor Po Po

Microsoft-i vuri mend nga mospasja e Internet Explorer-it për platforma të tjera dhe e bëri Edge-in të passhëm për iOS, Android, Windows, macOS dhe së shpejti për Linux.

Firefox-i ka qenë i passhëm në iOS, Android, Windows, macOS dhe Linux për vite të tëra. Dhe, siç do të prisnit nga cilido shfletues modern, Firefox-i ju lejon të bëni hyrje me një llogari falas dhe të njëkohësoni të dhëna të tilla si fjalëkalime, historik shfletimesh, faqerojtës dhe skeda të hapura, mes kompjuterit tuaj, tabletit dhe telefonit. Ju ljeon gjithashtu të bëni njëkohësim nëpër platforma.

Edge-i ju lejon gjithashtu të lidhni llogarinë tuaj Microsoft dhe të bëni hyrje në llogari për të njëkohësuar të parapëlqyerit tuaj, historikun, fjalëkalimet, etj, mes kompjuterit tuaj dhe pajisjesh iOS ose Android.

Shkarkoni Shfletues Firefox

Vlerësim i Përgjithshëm

Hiq ngrënien e mjaft fuqie përllogaritëse, Edge-i me xhirim nën Chromium ka dhënë përgjigje për mjaft nga nevojat e përdoruesve lidhur me funksione dhe veçori. Por ka ende plot gjëra që duhen peshuar, kur vjen puna te mbrojtja e privatësisë nga shfletuesi. Gjykimi ynë është Firefox-i prapë është një zgjedhje më e mirë për shumicën e njerëzve për përdorim në jetën e tyre të përditshme, bazuar jo vetëm te funksionet, por, më me rëndësi, në transparencën tonë mbi se si grumbullojmë të dhëna përdoruesish dhe se ç’bëjmë me to. Ngaqë shoqëria jonë mëmë është Mozilla, një ent jofitimprurës i përkushtuar privatësisë dhe lirisë në internet, thjesht kemi tjetër grup përparësish, kur vjen puna te të dhënat e përdoruesit.

Pra, ideja është se, teksa ne këshillojmë përdorimin e Firefox-it, shfletuesi më i mirë për ju përfundimisht do të jetë një që plotëson nevojat tuaja individuale, me mbulim zgjerimesh, përshtatje mjetesh shfletimi, shpejtësi, privatësi dhe siguri.

Krahasimet e bëra këtu u kryen përmes rregullimeve parazgjedhje dhe versioneve të shfletuesve si vijon:
Firefox (81) | Edge (85)
Kjo faqe përditësohet çdo dymujor, për të pasqyruar versionet më të reja dhe mund të mos pasqyrojë përherë përditësimet më të reja.