Shkarkoni Firefox-in

Firefox is no longer supported on Windows 8.1 and below.

Please download Firefox ESR (Extended Support Release) to use Firefox.

Firefox is no longer supported on macOS 10.14 and below.

Please download Firefox ESR (Extended Support Release) to use Firefox.

Shënim Mbi Privatësinë në Firefox

Privatësi. Përdorim. Bartje.

Shtatë nga shfletuesit më të mirë në krahasim të drejtpërdrejtë

Po kërkoni një shfletues më të mirë? Do të krahasojmë Firefox-in me Chrome-in, Edge-in, Safari-in, Opera-n, Brave-in dhe Internet Explorer-in, që t’ju ndihmojmë të ndani mendjen.

Një shfletues i fuqishëm internet duhet të ketë funksionet që ju duhen, aftësinë për t’u bartur nga një pajisje në tjetër dhe privatësinë që meritoni.

Ngaqë shfletuesi juaj është porta juaj në internet, shpejtësia, siguria, privatësia dhe përdorimi nuk diskutohen. Vitet e fundit, Google Chrome ka qenë shfletuesi i zemrës për mjaft vetë. Por, në një kohë kur reklamat internetore duket se ju ndjekin ngado dhe cenimet e të dhënave kanë hedhur spirancën në titujt e lajmeve, shumë vetë kanë zënë të kërkojnë më tepër privatësi dhe respekt nga shfletuesi i tyre.

Pra, është shfletuesi juaj më i miri për ato çka bëni në internet? Shfletuesi i duhur mund të sjellë një ndryshim të madh në mënyrën se si përdorni internetin. Ndaj, pa humbur kohë, le të krahasojmë Google Chrome-in, Firefox-in, Safari-in, Opera-n, Brave-in, Microsoft Internet Explorer-in dhe Edge-in — dhe të shohim se cili u shkon më për shtat nevojave tuaja.

Siguri dhe Privatësi

Cili shfletues është më i miri për t’i mbajtur gjërat të fshehta?

Siguri dhe Privatësi Firefox Chrome Edge Safari Opera Brave Internet Explorer
Mënyra Shfletim Privat Po Po Po Po Po Po Po
Bllokon, si parazgjedhje, cookie-t nga palë gjurmuese të treta Po Jo Po Po Po Po Po
Bllokon programthe nxjerrjeje kriptomonedhash Po Jo Po Jo Po Po Jo
Bllokon gjurmues shoqërorësh Po Jo Po Po Jo Po Jo

Të pritet një shkallë e lartë mbrojtjeje të dhënash dhe privatësie prej produkteve që përdorim rregullisht në internet, s’është diçka e paarsyeshme. Minimumi, një shfletues duhet të ofrojë një farë versioni “mënyre shfletimi privat” që fshin automatikisht historikun dhe historikun e kërkimeve tuaja, që kështu përdorues të tjerë në të njëjtin kompjuter të mos mund të hyjnë në to. Në këtë fushë, krejt gjashtë shfletuesit e krahasuar këtu kapin pikë.

Ajo ç’ka bëni në internet, troç s’ka pse t’i hyjë kujt në xhep.

Një tjetër veçori shfletuesi që s’duhet të mungojë është aftësia për t’u penguar sajteve dhe shoqërive ndjekjen e të dhënave tuaja të shfletimit dhe të blerjeve — qoftë edhe nën mënyrën normale të shletimit.

Përdorimi i një shfletuesi që bllokon gjurmues prej palësh të treta s’është thjesht i rëndësishëm për privatësinë — zakonisht do të thotë se shfletuesi edhe xhiron shumë më shpejt. Shumë gjurmues janë thjesht programthe që xhirojnë në prapaskenë në një numër sajtesh. S’i shihni dot, por e ndjeni si ju ngadalësojnë shfletuesin. Që nga versioni 67 i Firefox-it, krijuesit e shenjave të gishtave dhe nxjerrësit e kriptomonedhave bllokohen. Nëse s’jeni të familjarizuar me nxjerrësit e kriptomonedhave, ja një shembull se si mund të ndikojnë në shfletimin tuaj: ndoshta ju ka ndodhur që kompjuteri papritmas të nxehet ose bateria të shkarkohet më shpejt se zakonisht. Shpesh kjo është efekt i përzierjes së nxjerrësve të kriptomonedhave me pajisjen tuaj.

Veçori

Ç’ka bërë për ju shfletuesi juaj tani së fundit?

Veçori Firefox Chrome Edge Safari Opera Brave Internet Explorer
Bllokim vetëluajtjesh Po Jo Po Jo Jo Po Jo
Shfletim me skeda Po Po Po Po Po Po Po
Përgjegjës faqerojtësish Po Po Po Po Po Po Po
Plotëson automatikisht formularë Po Po Po Po Po Po Po
Mundësi motori kërkimesh Po Po Po Po Po Po Po
Tekst në të folur Po Jo Po Po Jo Jo Po
Mënyra Lexues Po Po Po Po Jo Po Po
Kontroll drejtshkrimi Po Po Po Po Po Po Po
Zgjerime Web/Shtesa Po Po Po Po Po Po Po
Mjet fotografimi ekrani brenda shfletuesit Po Jo Po Jo Po Po Jo

Veç mbrojtjes së privatësisë, që te shfletuesi kryesisht ndodh në prapaskenë, një tjetër përbërës kyç, në një shfletues të prodhuar si duhet, është ndërfaqja e përdoruesit dhe funksionimi faktik. Thuajse që të shtatë shfletuesit janë njësoj, kur vjen puna për shfletim me skeda, administrim faqerojtësish, vetëplotësime në formularë, kontroll drejtshkrimi dhe zgjerime. Firefox-i, Edge-i dhe Opera ofrojnë edhe një funksion të shpejtë fotografimi ekrani, që del se është jo pak i volitshëm dhe diçka që ju përfundimisht e vini re se mungon, kur kaloni te një shfletues pa të.

Bartje:

Sa mirë punon shfletuesi juaj nëpër pajisjet tuaja?

Bartje Firefox Chrome Edge Safari Opera Brave Internet Explorer
Pasje në OS Po Po Po Jo Po Po Jo
Pasje në OS celulari Po Po Po Jo Po Po Jo
Njëkohësohet me celularin Po Po Po Po Po Po Jo
Administrim fjalëkalimesh Po Po Po Po Po Po Po
Fjalëkalim parësor Po Jo Po Jo Po Jo Jo

Gjëja e parë ku duhet vënë gishti rreth bartjes, është se jo krejt shfletuesit xhirojnë në krejt sistemet operative. Teksa Firefox-i, Chrome-i, Edge-i, Brave-i dhe Opera punojnë në krejt sistemet e rëndësishëm dhe janë të lehtë për t’u instaluar, Internet Explorer dhe Safari punojnë vetëm në sistemet përkatës Microsoft dhe Apple. Versioni për celular i Safari-t është i instaluar paraprakisht në pajisje celulare të Apple-it dhe shumica e pajisjeve Android vijnë me një shfletues të instaluar paraprakisht, të modifikuar nga prodhuesi për pajisjen. Firefox-i, Chrome-i, Brave-i, Edge-i dhe Opera mund të instalohen lehtë dhe madje të përdoren përkrah të tjerësh.

Thuajse krejt shfletuesit e krahasuar këtu lejojnë njëkohësim mes pajisjesh desktop dhe celulare. Do t’ju duhet një llogari, e cila mund të përdoret për të hyrë te shfletuesi në krejt pajisjet dhe të njëkohësoni gjëra të tilla si fjalëkalime, historik shfletimesh, faqerojtës dhe rregullime.

Përfundim:

Dhe fituesi është…

Bazuar në kriteret që shtruam — privatësi, përdorim dhe bartje — ka vetëm një shfletues që i kap këto dhe ky është Firefox-i. Fusha e dallimeve të njëmendta s’janë funksionet, është privatësia. Firefox-i është shfletuesi më privat që s’ju kyç brenda një ekosistemi. Përdoreni në çfarëdo sistemi operativ, në krejt pajisjet tuaja dhe ndihuni i sigurt, kur e bëni.

Shfletuesit kanë ecur mjaft qëkur erdhi për herë të parë Chrome-i dhe përlau përqindjen e tregut. Shumica e shfletuesve modernë e kanë zvogëluar hendekun në bartje dhe funksione dhe në disa fusha, fjala vjen shpejtësia dhe privatësia, e kanë tejkaluar faktikisht Chrome-in. Prapëseprapë, përcaktimi se cili shfletues është ai i duhuri për ju do të varet përherë nga nevojat tuaja individuale dhe nga çfarë çmoni më tepër, kur shfletoni në internet.

Krahasimet e bëra këtu u kryen përmes rregullimeve parazgjedhje dhe versioneve të shfletuesve si vijon:
Firefox (81) | Chrome (85) | Edge (85) | Safari (14) | Opera (67) | Internet Explorer (11) | Brave (1.14.81)
Kjo faqe përditësohet çdo dymujor, për të pasqyruar versionet më të reja dhe mund të mos pasqyrojë përherë përditësimet më të reja.

Firefox-i kap entin jofitimprurës Mozilla.

Firefox-i vë mbi gjithçka privatësinë tuaj — në çdo gjë që krijojmë dhe bëjmë. Ne besojmë se gëzoni të drejtën të vendosni si dhe me kë ndani të dhëna tuajat personale. Firefox-i grumbullon aq pak të dhëna, sa është e mundur dhe nuk shet kurrë të tilla. Ato pak të dhëna që grumbullojmë përdoren vetëm për t’i bërë produktet dhe veçoritë më të mira. S’ka të fshehta në këtë. Ka ama plot transparencë dhe privatësi të njëmendtë.