Shkarkoni Firefox-in

Firefox is no longer supported on Windows 8.1 and below.

Please download Firefox ESR (Extended Support Release) to use Firefox.

Firefox is no longer supported on macOS 10.14 and below.

Please download Firefox ESR (Extended Support Release) to use Firefox.

Shënim Mbi Privatësinë në Firefox

64-bit

Një Firefox më i sigurt.

Përdorues të Windows-it për 64-bit të cilët shkarkojnë Firefox-in mund të marrin, si parazgjedhje, versionin tonë 64-bit. Kjo do të thotë se merrni një version më të sigurt të Firefox-it, një që gjithashtu vithiset shumë më pak. Sa më pak? Në provat tona deri këtu, Firefox-i 64-bit i ul vithisjet me 39%, në makina me 4GB RAM ose më tepër.


Cili është dallimi me 32-bitëshit dhe 64-bitëshit?

Ja pika kyçe që duhet ditur: aplikacionet 64-bitëshe mund të përdorin më tepër kujtesë dhe kanë më pak gjasa të vithisen, se sa ato 32-bitëshe. Gjithashtu, me kalimin prej 32 te 64 bite, një veçori sigurie, e quajtur Address Space Layout Randomization (ASLR) funksionon më mirë, për t’ju mbrojtur nga agresorë. Përdorues të Linux-it dhe macOS-it, mos u merakosni, shijoni tashmë një Firefox që është optimizuar për 64-bit.

Si mund të merrni Firefox 64-bitësh?

Nëse xhironi Windows 64-bit (ja se si të shihni versionin), Firefox-i juaj mund të jetë tashmë 64-bit. Shihni versionin tuaj të Firefox-it (te dritarja “Mbi Firefox-in”) dhe shihni për “(32-bit)” ose “(64-bit)” pas numri të versionit:

  • Nëse shihni “(32-bit)” dhe xhironi Firefox 56.0 ose më të vjetër, përditësimi me versionin më të ri të Firefox-it do të duhej ta përmirësonte automatikisht në 64-bit.
  • Nëse shihni “(32-bit)” dhe xhironi Firefox 56.0.1 ose më të ri, atëherë kompjuteri juaj mund të mos plotësojë domosdoshmëritë minimum mbi kujtesën për 64-bit (3 GB RAM ose më tepër). Mundni ta instaloni Firefox-in 64-bitësh edhe dorazi, nëse doni.
Nëse ju duhet të punoni me Firefox 32-bitësh ose të instaloni dorazi Firefox-in 64-bitësh, mundeni thjesht të shkarkoni dhe rixhironi instaluesin e Firefox-it për Windows (32-bit ose 64-bit) që nga faqja e shkarkimeve të Firefox-it sipas platformash dhe gjuhësh.

Merrni në dorë kontrollin e shfletuesit tuaj.