Facebook. Nën frerë. Mbajeni pjesën tjetër të jetës tuaj për veten.

Merrni Facebook Container Extension

Zgjerimi Facebook Container aktualisht është i gatshëm vetëm për Firefox për Desktop.

Vizitoni www.mozilla.org/firefox/new/ që të merrni Firefox-in për Desktop.

Merreni Firefox për Android dhe iOS që tani.

Zgjidhni të liheni jashtë, si të doni

Facebook-u mund të ndjekë thuajse krejt veprimtarinë tuaj web dhe ta lidhë me identitetin tuaj Facebook. Nëse kjo për ju është e tepruar, zgjerimi Facebook Container e izolon identitetin tuaj në një skedë kontejner veçmas, duke e bërë më të zorshme për Facebook-un t’ju ndjekë në web jashtë Facebook-ut.

Instalojeni dhe vëreni në punë

Instalimi i zgjerimit është i lehtë dhe pasi të aktivizohet, do ta hapë Facebook-un në një skedë blu, sa herë që ta përdorni. Përdoreni dhe shijojeni Facebook-un normalisht. Facebook-u do të jetë prapë në gjendje t’ju dërgojë reklama dhe rekomandime në sajtin e tyre, por do të jetë shumë më e vështirë për Facebook-un të përdorë veprimtarinë tuaj të grumbulluar jashtë Facebook-u për t’ju dërguar reklama dhe mesazhe të tjera me pikësynim.

Mbi Firefox-in dhe Mozilla-n

Pas nesh kemi Mozilla-n, entin jofitimprurës që vë njerëzit para fitimit, për t’i dhënë gjithkujt më tepër fuqi në internet. Këtë zgjerim e krijuam ngaqë besojmë se duhet të keni mjete të kollajta për t’ju ndihmuar të kujdeseni për privatësinë dhe sigurinë tuaj.