
Ecni në rrugën tuaj, me Firefox-in për celular
Firefox-i për celular ju përshtatet juve dhe e bën më të lehtë se kurrë të shihni krejt skedat e hapura, kërkime të dikurshme dhe sajte të parapëlqyer.

Firefox për Android
I ndryshueshëm si doni në rrugë të pafundme, privat dhe i sigurt, Firefox për Android është një shfletues i shpejtë si rrufe që nuk do t’ju shesë kurrë.

Firefox për iOS
Merrni Mbrojtje të Thelluar Nga Gjurmimet dhe bëjeni Firefox -in shfletuesin parazgjedhje përgjithmonë, në iPhone-in dhe iPad-in tuaj.

Firefox Focus
Po kërkoni për një shfletues për celular të zhdërvjellët, super të shpejtë, me veçori privatësie të një shkalle më lart? Firefox Focus-i fshin automatikisht krejt historikun tuaj të shfletimit që nga çasti që hapni shfletuesin tuaj e deri te sekonda që e mbyllni.
Krahasoni Shfletues Për Celularë
Shihni si del Firefox-i në krahasim me shfletues të tjerë popullorë, kur vjen puna te treshja e madhe: privatësi, veçori dhe njëkohësim.

browsers-mobile-see-how-firefox-for-desktop-compare
Shihni se si del Firefox-i për desktop kundrejt shtatë shfletuesish të tjerë.
Keni tashmë një llogari? Hyni ose mësoni më tepër rreth pjesëmarrjes në Firefox.