Shkarkoni Firefox-in

Firefox nuk mbulohet më në Windows 8.1 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Firefox nuk mbulohet më në macOS 10.14 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Shënim Privatësie në Firefox

Mozilla VPN

Dallimi mes një VPN-je dhe një ndërmjetësi web

VPN-të dhe ndërmjetësit janë zgjidhje për privatësi dhe siguri internetore. Ja se ju mbrojnë këto dhe si të zgjidhni më të mirën e mundësive.

Rrjetet private virtuale (VPN-të) dhe ndërmjetësit e sigurt web janë zgjidhje për privatësi dhe siguri internetore më të mirë, por mund të jetë e ngatërruar të kuptohet se cili është ai i duhuri për ju. Ja një përmbledhje se si ju mbrojnë këto shërbime dhe se si të zgjidhni më të mirën e mundësive për kur jeni në internet.

Ndalni spiunimin tuaj nga ISP-të

Kur përdorni Firefox-in, Mbrojtja e Thelluar Nga Gjurmimet bllokon automatikisht ndjekjen tuaj nëpër internet nga mjaft gjurmues web palë të treta. Por ja një fakt interesant: furnizuesi juaj i shërbimeve internet (ISP-ja) që e paguani për një lidhje në internet — mundet ende t’ju vëzhgojë dhe gjurmojë.

Ngaqë trafiku juaj internet kalon nga dhe në pajisjet tuaja (kompjuter, telefon, tv, tablet) përmes ISP-së tuaj, ata mund të shohin se ku shkoni në internet. Një ISP mund të shohë cilat sajte vizitoni, sa gjatë rrini në ta, vendndodhjen tuaj dhe hollësi rreth pajisjeve tuaja. Falë fshehtëzimit, një ISP mund të mos dijë hollësitë se ç’bëtë në këto sajte (fjala vjen, ç’bletë, ç’kërkuat apo lexuat), por mund të bëjnë hamendësime rreth jush, bazuar në sajtet që vizituat. Këto të dhëna personale mund të përdoren për të krijuar profile të hollësishme rreth jush. Po pse do ta bënin ISP-të këtë? Thjesht: këto të dhëna kanë vlerë.

ISP-të mund ta përdorin këtë informacion për fokusimin e tyre të reklamave, ose për mundësi fitimi parash që mund të përfshinin dhënien e të dhënave mbi ju palëve të treta të interesuara në shfrytëzim të dhënash, marketing dhe reklama të fokusuara, që do të thotë më pak privatësi dhe më shumë gjurmim. Shfletimi në mënyrën private nuk i pengon ISP-të të shohin se ku shkoni në internet. Por dërgimi i trafikut tuaj web përmes një ndërmjetësi web, ose një VPN-je, mund ta bëjë shumë më të vështirë këtë.

Kur duhet të zgjidhni një VPN, ose një ndërmjetës të sigurt?

VPN-të dhe ndërmjetësit e sigurt web kanë synime të përbashkëta: sigurojnë lidhjet. Munden dhe bëjnë maskimin e adresës tuaj origjinale IP dhe mbrojnë trafikun web që ju dërgoni mes jush dhe VPN-së tuaj pse furnizuesit të ndërmjetësit të sigurt. Por kur do të donit të përdorni një VPN, kundrejt një ndërmjetësi?

Ndërmjetës i sigurt web: mbrojtje në nivel shfletuesi

Një ndërmjetësi i sigurt web funksionon për punë që mund t’i bëni vetëm në shfletuesin tuaj. Këto mund të përfshijnë plot veprimtari, fjala vjen, blerje, pagim faturash, hyrje në media shoqërore dhe lexim email-esh. Një ndërmjetës i sigurt web shërben si një ndërmjetës mes shfletuesit tuaj dhe internetit. Të dhënat e shfletuesit tuaj do të kalojnë përmes një tuneli të sigurt në internet drejt e nga shfletuesi juaj, duke maskuar adresën tuaj IP, që shërbyesi me të cilin po lidheni nuk e di saktësisht se ku gjendeni në botë. Dhe kjo e bën më të vështirë ndjekjen tuaj dhe fokusimin në ju.

Një ndërmjetës është i dobishëm kur shfletoni përmes një WiFi publik. Kur aktivizohet një ndërmjetës, do t’i pengojë përgjuesit në të njëjtin rrjet të spiunojnë veprimtarinë tuaj të shfletimit apo të lexojnë transaksionet tuaja në sajte jo të fshehtëzuar. Duket pa dëm, por rrjetet publike WiFi mund të jenë si një deriçkë e pasme për hacker-ët.

Rrjet Privat Firefox është një zgjerim shfletuesi i lehtë për t’u instaluar, që furnizon një tunel të sigurt, të fshehtëzuar, në web për të mbrojtur lidhjen e shfletuesit tuaj kurdo që përdorni Firefox-in. Është i shpejtë dhe e lehtë të aktivizohet, kurdo që keni nevojë për siguri shtesë në shfletuesin tuaj.

VPNs: mbrojtje në nivel pajisjeje

VPN-të bëjnë më shumë se sa ndërmjetësit, për faktin se një ndërmjetës mbron vetëm ç’bëni në një shfletues, ndërkohë që një VPN mbron krejt trafikun tuaj, përfshi shfletuesin tuaj, kurdo që keni të instaluar dhe në punë një VPN. VPN-të japin siguri dhe privatësi më të madhe për krejt veprimtarinë tuaj në internet — një aspekt i rëndësishëm, nëse doni ta mbani veprimtarinë tuaj vetëm për vete dhe ta bëni më të vështirë për gjurmues dhe ISP-ra të uritur për të dhëna të krijojnë një profil tuajin nëpër krejt pajisjet tuaja, bie fjala, telefonin, kompjuterin dhe tabletin tuaj.

Një VPN funksionon duke krijuar një “tunnel” të sigurt mes pajisjes tuaj dhe internetit në përgjithësi. E mbron privatësinë në dy rrugë kyçe:

  1. Duke fshehur adresën tuaj IP, duke mbrojtur identitetin tuaj dhe errësuar hollësitë mbi vendndodhjen tuaj.
  2. Duke fshehtëzuar trafikun mes jush dhe shërbimit tuaj VPN, që askush në rrjetin tuaj lokal të mund të mos e deshifrojë apo ndryshojë dot.

Një VPN ofron edhe siguri për lidhje të hapura dhe publike WiFi. WiFi i hapur mund të jetë me rreziqe dhe është e pamundur të jesh i sigurt se dikush tjetër nuk po lidhet te i njëjti rrjet për të përgjuar se ç’po bëni. Edhe nëse trafiku juaj është i fshehtëzuar, prapë mund të shohin se cilat sajte po vizitoni. Dhe nëse përdorni një aplikacion që nuk ka fshehtëzim — madje edhe sot, shumë nuk kanë — atëherë ata mund të shohin gjithçka që po bëni në atë aplikacion. Mozilla VPN është një shërbim i shpejtë, i sigurt, i besueshëm, që mund të ndihmojë të mbyllet hendeku i sigurisë për ju. Mozilla VPN ju lejon gjithashtu të zgjidhni “vendndodhjen” tuaj (prej nga duket se vjen trafiku juaj) prej më shumë se 30 vendesh.

Zgjidhni një shërbim të besueshëm

Gjëja më e rëndësishme për t’u peshuar, kur zgjidhet qoftë një VPN, qoftë një shërbim ndërmjetës, është të zgjidhet një shoqëri e besueshme. Sigurohuni se i kuptoni kushtet me të cilat po pajtoheni. Shumë pretendojnë të jenë të fuqishëm dhe të përqendruar te privatësia, por një numër i madh i tyre janë larg asaj çka premtojnë. Jo krejt shërbimet ndërmjetës dhe VPN janë të sigurt dhe privatë. Disa will regjistrojnë veprimtaritë tuaja internetore, që të mund të shesin të dhënat dhe hollësitë tuaja te firma marketingu. Shërbime të tjera do të përpiqen t’ju bindin të instaloni malware në pajisjet tuaja.

Ne i kemi kryer angaritë për të garantuar se si Mozilla VPN, ashtu edhe zgjerimi Rrjet Privat Firefox për ndërmjetës respektojnë faktikisht privatësinë tuaj dhe kjo është diçka ku duam ta bazojmë reputacionin tonë. Mozilla ka një reputacion për krijim produktesh që ju ndihmojnë ta mbani informacionin tuaj të parrezik. Ndjekim We follow our easy to read, no-nonsense Parimet tona të Privatësisë së të Dhënave, që lexohen lehtë, pa broçkulla, të cilat na lejojnë të përqendrohemi vetëm te informacioni që na duhet për të dhënë një shërbim. Dhe ngaqë pas nesh gjendet një shoqëri e udhëhequr nga një mision, mund të besoni se paratë që shpenzoni për këtë produkt, jo vetëm do të garantojnë që të keni siguri nga më e mira, por edhe se e bëjnë internetin më të mirë për këdo.

Mozilla VPN

Merrni Mozilla VPN