Shfletoni pa u ndërprerë, me Firefox Sync Kryeni njëkohësim mes pajisjesh

Me Firefox-in në krejt pajisjet tuaja, mund të përdorni faqerojtës, skeda dhe fjalëkalime me vetëm një hyrje të kollajtë.

Bëni hyrjen te Llogaria juaj Firefox në celular ose tablet që t’i keni kudo skedat tuaja të hapura, faqerojtësit dhe fjalëkalimet tuaj.

Për përdorim të rrjedhshëm të fjalëkalimeve, faqerojtësve dhe skedave të hapura, bëni hyrjen ose krijoni një llogari përmes aplikacionit tuaj Firefox.

Sistemi juaj mund të mos i plotësojë domosdoshmëritë e Firefox-it, por mund të provoni një nga këto versione:

Sistemi juaj nuk i plotëson domosdoshmëritë për xhirimin e Firefox-it.

Sistemi juaj nuk i plotëson domosdoshmëritë për xhirimin e Firefox-it.

Që të instaloni Firefox-in, ju lutemi, ndiqni këto udhëzime.

Privatësia Në Firefox

Merrni aplikacionin

Personal

Ai labirinti i blerjeve që filluat në laptopin tuaj këtë mëngjes? Vazhdoni ku e latë, në telefonin tuaj sot në mbrëmje. Ajo receta e darkës që e zbuluat gjatë drekës? Hapeni në tabletin e kuzhinës tuaj, menjëherë. Lidhni pajisjet tuaja personale, në mënyrë të sigurt.

I sigurt

Llogaria juaj Firefox është porta juaj për te krejt gjërat tuaja web—ju ndihmojmë ta mbani të parrezikuar. Të dhënat tuaja janë përherë nën kontrollin tuaj, të palexueshme nga kushdo tjetër, dhe të fshehtëzuara me fjalëkalimin e llogarisë tuaj. Ne e mbrojmë dhe ju japim çelsin.

I papërdorshëm

Rikthejuni skedave tuaja të hapura dhe leximeve të ruajtura gjatë kafesë së mëngjesit të shtunën. Gjejini faqerojtësit dhe fjalëkalimet tuaj kudo ku përdorni Firefox-in—te telefoni, tableti ose laptopi juaj. Lidhni gjithçka që ju duhet dhe asgjë nga ato që s’ju duhen.