Kjo është arsyeja pse gjithçka që bëjmë respekton Premtimin tonë mbi të Dhënat Personale

Merrni Më Pak
Insistojmë në njohjen e më pak gjërave rreth jush
Krejt shoqëritë teknologjike grumbullojnë të dhëna për përmirësimin e produkteve të tyre. Por s’është e nevojshme që kjo të përfshijë kaq shumë të dhëna tuajat personale. Të vetmet të dhëna që duam janë të dhënat që ju shërbejnë juve. Pyesim veten: a na duhet vërtet kjo? Për se na duhet? Dhe kur mund ta fshijmë?

Mbajeni në vend të parrezik
Punën e zorshme për të mbrojtur të dhënat tuaja personale e bëjmë ne
Siguria e të dhënave është e komplikuar — ose, të paktën e tillë duhet të jetë. Që është edhe arsyeja pse ndërmarrin hapa ekstra për kufizim hyrjeje në të dhënat që kemi, mirëmbajmë rregulla se si i depozitojmë dhe mbrojmë çdo lloj dhe s’reshtim kurrë së rikthyeri proceseve tona. I japim përparësi privatësisë tuaj. Investojmë për të. I jemi përkushtuar asaj. Madje u mësojmë edhe shoqërive të tjera se si ta bëjnë edhe ato.

Pa të fshehta
Do ta dini përherë se ku jeni me ne
S’ka plane të fshehta këtu. Biznesi ynë s’varet nga abuzimi ynë fshehtas i mirëbesimit tuaj. Shënimi ynë i Privatësisë është në fakt i lexueshëm. Nëse doni të rrëmoni në çdo të dhënë që grumbullojmë, kodi ynë është i hapur. Dhe kështu jemi edhe ne.
-
Pse të besohet Firefox-i?
Ngaqë së pari vëmë njerëzit. Në fakt, pas krahëve kemi një ent jofitimprurës. Që ditën e parë, ka qenë misioni ynë të mbrojmë internetin dhe këdo në të.
-
Privatësia juaj, nga produkti
Produktet Firefox funksionojnë ndryshe — ngaqë janë konceptuar për të mbrojtur privatësinë tuaj së pari.