Firefox: Më tepër mbrojtje. Më pak kokëçarje.

Mbrojtjen e privatësisë e kemi fiksim. Ja pse e bëmë Shfletimin Privat nën Firefox edhe më të fuqishëm se ai i të tjerëve.

Shfletoni pa lënë gjurmë

Të ndash me të tjerët do të thotë të kujdesesh për ta, por kjo është punë e juaja. Shfletimi Privat në Firefox fshin vetvetiu prej kompjuterit tuaj të dhënat tuaja internetore, të tilla si fjalëkalime, cookie dhe historik. Që kur ta mbyllni, s’lini ndonjë gjurmë.

Peshkoni gjurmuesit e fshehur

Disa sajte dhe reklama ngjitin gjurmues të fshehtë që grumbullojnë të dhënat tuaja të shfletimit edhe për shumë kohë pasi keni ikur prej tyre. Vetëm Shfletimi Privat në Firefox ka mbrojtje nga gjurmimi për t’i bllokuar ato vetvetiu.

Hiqeni qafe peshën e gjurmimeve

Gjurmuesit jo vetëm që grumbullojnë të dhëna, ata mund t’i hipin në kurriz shpejtësisë së shfletimit. Vetëm Shfletimi Privat në Firefox i bllokon reklamat me gjurmues të fshehur, që kështu të mund të hidhni tej barrën dhe të shfletoni lirisht.