Firefox për celular

Shpejtësia që keni nevojë, me privatësinë që doni, në krejt pajisjet tuaja.

Zgjidhni një ose shkarkojini krejt për iOS dhe Android.

Firefox

I plotë në veçori. Që mund të përshtatet. I shpejtë si rrufe. Shfletoni pa kompromis.

Firefox

Firefox Focus

Bllokim i vetvetishëm i reklamave dhe mbrojtje nga gjurmimet, në një shfletues privat të lehtë për t’u përdorur.

Firefox Focus

Firefox

Versioni i Firefox-it me krejt veçoritë, me mundësi të fuqishme përshtatjeje dhe privatësie, gati për celular dhe tablet.

Firefox për celular

Shkarkojeni tani

Sync

iOS dhe Android

Për shfletim të rrjedhshëm, shtojeni Firefox-in te krejt pajisjet tuaja.

Sync
  1. Hyrje e lehtë te faqerojtësit tuaj të parapëlqyer, fjalëkalime të ruajtur, historik shfletimesh, etj.
  2. Dërgoni Skeda ju lejon lehtësisht të përdorni skeda të hapura, sa në celular, sa në desktop.

Privatësi

iOS dhe Android

Kontrolloni çfarë ndani me të tjerët në Internet, me mënyrën më të fuqishme të Shfletimit Privat me Mbrojtje shtesë Nga Gjurmimet.

Privatësi
  1. Ndalni reklamat që ju gjurmojnë dhe ndjekin ju nëpër Internet.
  2. S’do të mbajë mend historikun tuaj të shfletimeve apo ruajë cookies pasi të keni mbaruar.

Zgjerime & Përshtatje

Vetëm për Android

Dilni nga guaska e shfletuesit. Nga emoji te mjete prodhimtarie, personalizojeni Firefox-in t’i vijë për shtat stilit tuaj.

Zgjerime & Përshtatje
  1. Zgjerime Zgjidhni mes mijëra mjetesh, të tilla si bllokues reklamash, shkarkues videosh dhe përgjegjës fjalëkalimesh.
  2. Tema Përputheni Firefox-in me humorin tuaj. Jepini një pamje të re duke zgjedhur nga temat tona ose krijoni një tuajën.

Firefox Focus

Bllokon reklama me gjurmues. Vetvetiu. Plus, mundet madje të përshpejtojë ngarkimin e faqeve. Merrni shfletuesin privat që ju mbron krahët.

Privatësi e Vetvetishme

iOS dhe Android

Shfletoni pa stres. Veçori të fuqishme privatësie janë përherë në punë dhe historiku juaj i shfletimeve fshihet krejtësisht pas çdo sesioni.

Sync
  1. Bllokon vetvetiu reklama që përmbajnë gjurmues tinëzarë të fshehur të cilët grumbullojnë të dhëna.
  2. Një prekje fshin cookie-t dhe historikun tuaj të shfletimit.

Shpejtësi

iOS dhe Android

Arrini më tepër. Duke bllokuar disa reklama dhe programthe, Mbrojtja Nga Gjurmimet mund të përshpejtojë shfletimin tuaj.

Shpejtësi
  1. Më pak elementë mund të përkthehet në ngarkim më të shpejtë faqesh.

I peshës së lehtë

iOS dhe Android

Shpëtoni kujtesën e celularit tuaj nga kujtimet. Firefox Focus-i zë në telefonin tuaj më pak vend për veten.

I peshës së lehtë
  1. I vogël, ama i fuqishëm, në më pak se 5MB.