Shkarkoni Firefox-in

Firefox nuk mbulohet më në Windows 8.1 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Firefox nuk mbulohet më në macOS 10.14 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Shënim Privatësie në Firefox

5 nga shfletuesit më të mirë për celular në krahasim të drejtpërdrejtë

Kush krijon shfletuesin më të mirë për celular? Për ta zbuluar, do të krahasojmë versionet për celular të Firefox-it, Chrome-es, Edge-it, Safari-it dhe Opera-s.

Meqë shfletuesi juaj për celular është ura që ju lidh me informacionin kudo që gjendeni, shpejtësia, siguria, privatësia dhe lehtësia e përdorimit janë anët kyçe për një punim të mirë. Pra cili është shfletuesi më i mirë për celular? Le të krahasojmë lojtarët më të mirë — dhe të shohim se cili plotëson më mirë nevoja tuaja.

Siguri dhe Privatësi

Cili shfletues për celular i mban gjërat rezervat?

Siguri dhe Privatësi Firefox Chrome Edge Safari Opera
Mënyra Shfletim Privat Po Po Po Po Po
Bllokon, si parazgjedhje, cookie-t nga palë gjurmuese të treta Po Jo Po Po Po
Bllokon programthe nxjerrjeje kriptomonedhash Po Jo Po Jo Jo
Bllokon programthe krijimi shenjash gishtash Po Jo Jo Po Jo
Bllokon gjurmues shoqërorësh Po Jo Jo Po Jo
Pult për të shqyrtuar gjurmuesit e bllokuar Po Jo Po Po Jo

Më e pakta, shfletuesi juaj për celular duhet të furnizojë njëfarë versioni të “mënyrës së shfletimit privat”, e cila fshin automatikisht historikun tuaj dhe historikun e kërkimeve tuaja. Në këtë fushë, që të pestë shfletuesit e krahasuar këtu kapin pikë.

Një tjetër veçori shfletuesi për celular që s’duhet të mungojë është aftësia për t’u penguar sajteve dhe shoqërive ndjekjen e të dhënave tuaja të shfletimit dhe të blerjeve — qoftë edhe nën mënyrën normale të shfletimit.

Bllokimi i gjurmuesve palë e tretë s’është i rëndësishëm thjesht për privatësinë — ndihmon gjithashtu që faqet të ngarkohen shumë më shpejt, pa këto copa kodi që ngjiten vetë dhe ngadalësojnë shfletuesin tuaj.

Nga grafiku më sipër është e qartë se Firefox-i ofron grupin më të plotë të mjeteve për privatësi dhe siguri, nga të pestë shfletuesit dhe furnizon një pult përmbledhës të sigurisë dhe privatësisë tuaj në përgjithësi.

Veçori

Ç’mund të bëjë për ju shfletuesi juaj?

Veçori Firefox Chrome Edge Safari Opera
Bllokim vetëluajtjesh Po Jo Jo Jo Jo
Shfletim me skeda Po Po Po Po Po
Përgjegjës faqerojtësish Po Po Po Po Po
Plotëson automatikisht formularë Po Po Po Po Po
Plotëson në mënyrë të automatizuar pagesat Jo Po Po Po Po
Mundësi motori kërkimesh Po Po Po Po Po
Tekst në të folur Jo Po Po Po Po
Mënyra Lexues Po Po Po Po Po
Kontroll drejtshkrimi Po Po Po Po Po
Zgjerime Web/Shtesa Po Jo Jo Po Jo
Mënyra e Errët Po Po Po Po Po
Mënyra Desktop Po Po Po Po Po
Gjej në faqe Po Po Po Po Po
Kërkim Figurash Po Po Po Po Po
Kërkim Zanor Po Po Po Po Po
Shtoje te skena e Kreut Po Po Po Po Po
Prurje Lajmesh Jo Po Po Jo Po
VPN brenda aplikacionit Jo Jo Jo Jo Po

Një përbërës kryesor i një shfletuesi të ndërtuar si duhet është ana e tij funksionale. Ç’mund të bëjë? Pothuajse të pestë shfletuesit janë të barabartë, kur vjen puna te skedat, faqerojtësit, vetëplotësimi i fushave, por vetëm Firefox-i dhe Safari ofrojnë shtesa/zgjerime, që janë si punë aplikacionesh për shfletuesin tuaj, për ta bërë më privat, më të fuqishëm, apo thjesht më zbavitës.

Njëkohësim

A punon mirë shfletuesi me pajisje të tjera?

Njëkohësim Firefox Chrome Edge Safari Opera
Pasje në OS Po Po Jo Jo Po
Pasje në OS celulari Po Po Po Jo Po
Njëkohësohet me celularin Po Po Po Po Po
Administrim fjalëkalimesh Po Po Po Po Po
Fjalëkalim parësor Po Po Po Jo Po

Versioni për celular i Safari-t, që është i parainstaluar në pajisje celulare Apple, është i përputhshëm vetëm me pajisje të tjera Apple, bie fjala, iPad dhe portativë Mac. Firefox-i, Chrome dhe Opera funksionojnë në krejt platformat, përfshi iOS, Android, Windows, Mac dhe Linux, me përjashtim të shfletuesit Edge, i cili nuk është i përputhshëm me pajisje të bazuara në Linux.

Pothuajse krejt shfletuesit për celular të krahasuar këtu lejojnë njëkohësim të plotë mes pajisjesh celulare dhe desktopit.

Lajmi mbarë për përdorues të iPhone-it është se Apple u ka lejuar tani së fundi përdoruesve të iPhone-it të zgjedhin shfletuesin e tyre parazgjedhje, pra tani përdoruesit mund të njëkohësojnë pajisjet e tyre nëpër platforma nëse, për shembull, instalojnë Firefox-in në iPhone-in e tyre dhe në PC Windows.

Përfundim

Bazuar në kriterin që përvijuam — privatësi, veçori dhe njëkohësim — ka vërtet vetëm një shfletues për celular që i plotëson të treja dhe ky është Firefox-i. Teksa është i ngjashëm me të tjerët në kategoritë veçori dhe njëkohësim, Firefox-i është më vete për sa i takon privatësisë, ngaqë mendojmë se është përbërësja thelbësore që ju bën të mundur thjesht të shijoni internetin — saktësisht si doni ju.

Duke lënë mënjanë rekomandimet tona, gjetja e shfletuesit që është ai i duhuri për ju do të varet gjithmonë nga nevojat tuaja individuale dhe nga çfarë vlerësoni më tepër, teksa shfletoni në internet.

Krahasimet e bëra këtu u kryen përmes rregullimeve parazgjedhje dhe versioneve të shfletuesve si vijon:
Firefox (84) | Chrome (87) | Edge (45.11.1) | Safari (14) | Opera (61)
Kjo faqe përditësohet çdo dymujor, për të pasqyruar versionet më të reja dhe mund të mos pasqyrojë përherë përditësimet më të reja.

Merrni Firefox-in për celular

Që t’ia filloni, skanoni kodin QR

Skanoni kodin QR, që të merrni Firefox-in në pajisjen tuaj celulare