PBR
Cilat janë rregullat e rimbursimit për Mozilla VPN?
Herën e parë që pajtoheni te Mozilla VPN përmes sajtit të Mozilla-s, nëse e anuloni llogarinë tuaj brenda 30 ditëve të para, mund të kërkoni një rimbursim dhe Mozilla do të rimbursojë periudhën tuaj të parë të pajtimit.
Nëse pajtimin tuaj e bletë përmes një blerjeje që nga aplikacioni, që nga Apple App Store apo Google Play Store, pagesa juaj është subjekt i termave the kushteve të shitores në fjalë. Çfarëdo pyetjesh apo çështjesh faturimi dhe rimbursimi për blerje të tilla, duhet t’ia kaloni Apple-it apo Google-it, si rruga e saktë.
Çfarë informacioni mban Mozilla VPN?
Ne aderojmë në mënyrë strikte në Parimet e Privatësisë së të Dhënave nga Mozilla. Grumbullojmë vetëm të dhëna të domosdoshme për të mbajtur në punë Mozilla VPN dhe për të përmirësuar produktin përgjatë kohës. Ndjekim gjithashtu të dhëna fushatash dhe të dhëna referuese te aplikacioni ynë për celular, për ta ndihmuar Mozilla të shohë efikasitetin e fushatave tona të marketingut. Lexoni më tepër, te Shënimi ynë mbi Privatësinë.
Si ta administroj pajtimin tim dhe të ndryshoj planin tim?
Nëse jeni pajtuar tashmë te Mozilla VPN, mund të ndryshoni planin ose të administroni pajtimin tuaj në çfarëdo kohe.