Mozilla VPN

Veçori që mbrojnë
jetën tuaj internetore

E leverdishme

  • Më shumë se 500 shërbyes në mbi 30 vende

    Shihni listën e shërbyesve tanë.

  • Lidhni deri në 5 pajisje

    E mbuluar në sistemet operativë Windows, macOS, Android, iOS dhe Linux.

  • Pa kufizim apo pengim gjerësie bande

    Përfshi mungesë tavani për të dhënat, ose kufi shpejtëzi

  • Shpejtësi të mëdha rrjeti teksa luani

    Mozilla VPN përdor Wireguard™, një nga protokollet më të suksesshëm VPN.

Merrni Mozilla VPN

30 ditë garanci kthimi parash

I sigurt

  • Bllokojuni reklamuesve mundësinë t’ju kenë objekt

    Mozilla VPN ju ndihmon t’u bllokoni automatikisht reklamave dhe gjurmuesve të reklamave të shohin veprimtarinë tuaj internetore.

  • Fshehtëzoni krejt trafikun tuaj internet

    Mozilla VPN mbron krejt aplikacionet në pajisjen tuaj, jo thjesht shfletuesin tuaj.

  • Mbrojtje më e fortë ndaj malware-i

    Mozilla VPN pengon shkarkimin prej jush të malware-i prej burimesh të ditur si jo të parrezik.

  • Mënyra super-private: kalojeni trafikun tuaj përmes dy vendndodhjesh

    Veçoria jonë multi-hope ju jep një përforcim ekstra të sigurisë.

  • Mbulim për DNS vetjake

    Me Mozilla VPN, mund ta mbani të mbrojtur trafikun tuaj dhe prapë t’i dërgoni kërkesat tuaja DNS kudo ku parapëlqeni. Mësoni më tepër mbi mbulim DNS-sh vetjake.

Merrni Mozilla VPN

30 ditë garanci kthimi parash

I zhdërvjellët

Rekomandime të personalizuara për vendndodhje shërbyesish

Do t’ju sugjerojmë cilët shërbyes pranë jush do të garantojnë lidhjen internet më të shpejtë, më të qëndrueshme.

Personalizoni cilat aplikacione përfitojnë mbrojtje VPN

Përjashtoni lehtësisht aplikacione nga mbrojtja me VPN — s’ka nevojë të shkëputni pajisjen tuaj prej Mozilla VPN. Për pajisje Windows, Android dhe Linux.

Caktoni vendndodhje të ndryshme për çdo skedë në Firefox

Ndërthureni Mozilla VPN me zgjerimin Kontejnerë Multi-Llogari për Firefox dhe caktoni vendndodhje të ndryshme VPN për çdo skedë Firefox tab. Mësoni se si.

Merrni Mozilla VPN

30 ditë garanci kthimi parash

I besueshëm

  • Garanci kthimi parash deri 30 ditë nga blerja

    Plus asistencë klientësh 24/7.

  • Kurrë s’regjistrojmë, ndjekim apo i japim kujt të dhëna rrjeti tuajat.

    E thënë thjesht, s’grumbullojmë informacion tuajin personal shfletimi. Ja rregullat tona të privatësisë, që lexohen lehtë.

  • Krijuar me transparencë, me burim të hapët

    Mozilla VPN është ndërtuar me kod burimi të hapët, që do të thotë se krejt kodi mund të përdoret publikisht. Shihni depon tonë GitHub.

  • Shqyrtuar nga ekspertë sigurie palësh të treta

    Na është bërë auditim nga Cure53, një shoqëri kryesuese auditimesh sigurie kibernetike. Shiheni raportin këtu.

  • Njerëzit mbi fitimet

    Kemi pas Mozilla Foundation, një ent jofitimprurës që lufton për ta mbajtur internetin të hapët dhe të shëndetshëm për krejt njerëzit.