Mozilla VPN
Mbroni veten në internet me Mozilla VPN për iOS
Kini siguri të lehtë, pa humbur shpejtësi, në iPhone-in ose iPad-in tuaj, përmes Mozilla-s, një nga emrat më të besuar në fushën e teknologjisë.
Shihni çmime & zona

Premtimi ynë është privatësia juaj
Ndihuni të parrezik nga hacker-a dhe sy përgjues, kur jeni në internet — në shtëpi apo jashtë saj — me Mozilla VPN. Kundrejt një tarife të ulët mujore, përdor protokollin e përparuar WireGuard® për të fshehtëzuar të dhënat tuaja personale në iPhone, iPad dhe shumicën e pajisjeve të tjera, duke ju lejuar të shihni shfaqje, të luani lojëra, të bëni blerje dhe të vazhdoni jetën tuaj internetore duke e ditur që kjo bëhet pa rrezik.
Si krijues të shfletuesit Firefox dhe një nga luftëtarët më të besuar për privatësinë në internet, Mozilla i është përkushtuar garantimit që të ndiheni i parrezik dhe i respektuar, sa herë që lidheni në internet.

Ç’përfitoni me Mozilla VPN:
- Mbrojtje për deri në 5 pajisje
- Mundësi përdorimi shërbyesish në 30+ vende
- Fshehtëzim në nivel pajisjeje
- Pa kufizime për sasi trafiku
- Pa regjistra veprimtarie në internet, tani ose përgjithmonë

Jini i parrezik në internet, kur jeni rrugëve
Përdorni wifi publik? S’ka problem. Mozilla VPN ju lejon të ndiheni i lirë të merreni me llogarinë tuaj bankare prej një kafeje, të përpunoni fjalëkalimet tuaja në qoshe të rrugës — në thelb, mund të bëni gjithçka që bëni normalisht në iPhone apo iPad, me mendje të qetë.

Lidhje me 1 klikim
Mozilla VPN është shumë i kollajtë për t’u përdorur. Prekni një buton dhe do të fshehtëzohet lidhja juaj dhe errësohet adresa juaj IP në iPhone-in apo iPad-in tuaj duke përdorur protokollin e përparuar WireGuard®.

Lidhuni me mbi 500 shërbyes anembanë botës
Blini që nga Zvicra. Shkarkoni nga Kanadaja. Shfletoni nga Australia. Me Mozilla VPN, si vendndodhje të iPhone-it apo iPad-it tuaj mund të caktoni një nga mbi 30 vendet, për t’ju shpalosur një botë lënde tërheqëse.

Përfitoni përdorim për 5 pajisje
Me një pajtim, mund ta keni Mozilla VPN në deri 5 pajisje, përfshi iOS për iPhone dhe iPad, Android, Mac, Windows dhe Linux.

Shpejtësi maksimale. Pa kufizim të dhënash.
Luani lojëra në internet, shkarkoni shfaqet tuaja të parapëlqyera dhe lëvizni në internet me shpejtësi ultra të larta. Pa çarë kokën për sasinë e trafikut në Mozilla VPN — është e pakufizuar.

Të dhënat tuaja mbeten private. Pikë.
Disa shërbime VPN e regjistrojnë veprimtarinë tuaj në shërbyesit e tyre. Mozilla VPN jo vetëm nuk ju gjurmon në internet — jemi të palëkundur kundër kësaj. Kjo është një pjesë e rëndësishme e asaj çka përfaqësojmë si shoqëri.