Mozilla VPN

Merrni mbrojtje dhe privatësi në internet, me Mozilla VPN për Android

Kaloni i sigurt, me një prekje në telefonin tuaj Android, përmes Mozilla-s, një nga emra më të besuar në fushën e teknologjisë.

Shihni çmime & zona

30 ditë garanci kthimi parash

Premtimi ynë është privatësia juaj

Si krijuesja e shfletuesit Firefox dhe një nga mbrojtësit më ashpër të privatësisë në internet, Mozillaka treguar një përkushtim të thellë ndaj privatësisë dhe sigurisë tuaj sa herë që kaloni në linjë.

Ndihuni i qetë se të dhënat tuaja janë të parrezik nga hacker-a dhe sy përgjues — si në shtëpi, ashtu edhe në wifi publik — me Mozilla VPN. Kundrejt çmimit të një kafeje, të dhënat tuaja personale në pajisjen tuaj Android përfitojnë fshehtëzim të përparuar përmes protokolli WireGuard®. Përdoreni Mozilla VPN për të parë shfaqje, luajtur lojëra, administruar financat tuaja, bërë blerje dhe gjithçka tjetër në internet, duke e ditur se lidhja juaj është e sigurt.

Ç’përfitoni me Mozilla VPN:

  • Mbrojtje për deri në 5 pajisje
  • Mundësi përdorimi shërbyesish në 30+ vende
  • Fshehtëzim në nivel pajisjeje
  • Pa kufizime për sasi trafiku
  • Pa regjistra veprimtarie në internet, tani ose përgjithmonë

Jini i parrezik në internet, kur jeni rrugëve

Ndonjëherë lidhja përmes të dhënash celulare nuk funksionon dhe mundësia e vetme është një wifi publik. Me Mozilla VPN në pajisjen tuaj Android, mos u bëni kurrë merak për dhënien e një fjalëkalimi në një aeroport, apo blerjen e diçkaje në internet që nga kafeja në qoshe të rrugës — thjesht lidhuni me një të prekur dhe mbaroni punë.

Një prekje, për t’u lidhur

Përdorimi i Mozilla VPN për Android është shumë i thjeshtë. Prekni një buton dhe lidhja juaj fshehtëzohet automatikisht me protokollin e përparuar WireGuard®. Kaq!

Mbi 500 shërbyes në mbi 30 vende

Me Mozilla VPN, mund të caktoni si vendndodhje të telefonit tuaj Android një nga 30 e ca vende. Kjo do të thotë se e shihni web-in si një vendas prej vendit përmes të cilit jeni lidhur. Është një rrugë zbavitëse dhe interesante për t’u marrë me web-in nga një perspektivë e re.

Një pajtim për deri në 5 pajisje

Mozilla VPN ju jep aftësinë të lidhni 5 pajisje të ndryshme, përfshi Android, iOS, Mac, Windows dhe Linux. Përdoreni në telefonin tuaj të mençur, desktopin, portativin, tabletin tuaj, etj.

Shpejtësi ultra të mëdha. Pa kufizim të dhënash.

Luani në internet, shkarkoni ose shihni filma dhe shfletoni në internet me shpejtësi marramendëse, në pajisjen tuaj Android — krejt kjo pa kufizim sasie trafiku.

Pa regjistra. Pa gjurmim. Pa shkelje të privatësisë.

Mjaft shërbime VPN e regjistrojnë veprimtarinë tuaj në shërbyesit e tyre. Ne nuk bëjmë kështu. Mozilla VPN s’gjurmon kurrë veprimtarinë tuaj në internet— kjo është kundër gjithçkaje që kemi të shtrenjtë si një shoqëri. Privatësinë dhe sigurinë tuaj i vëmë të parat, mbi gjithçka tjetër.