Mozilla VPN

Siguroni privatësinë tuaj në celular me Mozilla VPN

Mbrojeni telefonin tuaj të mençur dhe tabletin tuaj me një VPN nga Mozilla, pionjeri i besuar për privatësi në internet.

Shihni çmime & zona

30 ditë garanci kthimi parash

Premtimi ynë është privatësia juaj

Garantoni që lidhja internet e telefonit tuaj mbetet private, pavarësisht se ku ju shpie dita, me Mozilla VPN, një mjet thelbësor privatësie nga krijuesit e Firefox.

Mozilla VPN u pengon hacker-ave dhe spiunëve të shohin adresën tuaj IP dhe errëson vendndodhjen tuaj në internet. Me fshehtëzim të thelluar dhe pa kufizime sasie trafiku, e bën shkarkimin dhe shfletimin në telefonin tuaj të mençur, apo tabletin tuaj, ultra të shpejtë dhe të sigurt në mënyrë të besueshme. Kundrejt një tarife të vogël mujore, mund të mbroni deri në 5 pajisje dhe të lidheni me dhjetëra shërbyes nga anembanë botës.

Ç’përfitoni me Mozilla VPN:

  • Mbrojtje për deri në 5 pajisje
  • Mundësi përdorimi shërbyesish në 30+ vende
  • Fshehtëzim në nivel pajisjeje
  • Pa kufizime për sasi trafiku
  • Pa regjistra veprimtarie në internet, tani ose përgjithmonë

Ndihuni të parrezikuar kur përdorni wifi publik

VPN-ja jonë e fsheh lidhjen tuaj internet për hacker-a dhe spiunë, ndaj mund të blini nga një kafe, të merreni me llogarinë tuaj bankare në tren dhe të merreni me punët tuaja në internet duke e ditur se adresa juaj IP është e mbrojtur.

Privatësi me një klikim

Aplikacioni Mozilla VPN fshehtëzon lidhjen tuaj internet dhe e fsheh adresën tuaj IP në telefonin tuaj celular apo tabletin tuaj, duke përdorur protokollin e përparuar WireGuard®.

Lidhuni me shërbyes nga anembanë bota

Shfletoni nga Brazili. Luani lojëra nga Japonia. Shkarkoni nga Australia. Mozilla VPN ju lejon të ndryshoni vendndodhjen e telefonit apo kompjuterit tuaj me një nga mbi 500 shërbyesit tanë në mbi 30 vende.

Mbroni deri në 5 pajisje

Pajtimi juaj ju garanton përdorim të pakufizuar të shërbimit tonë të sigurt VPN në telefonin tuaj të mençur, tabletin dhe desktopin, për iOS, Android, Mac, Windows dhe Linux.

Shpejtësi e pabesueshme, pa kufizime

Shihni video, luani lojëra, blini dhe shfletoni me shpejtësi të rrufeshme. Mozilla VPN s’do të vërë tavan për sasinë e trafikut tuaj, apo të ngadalësojë telefonin tuaj të mençur.

E para është privatësia juaj

Në Mozilla nuk grumbullojmë çfarëdo të dhënash të tilla si cili jeni, apo të regjistrojmë veprimtarinë tuaj në internet — as përmes VPN-së tonë, apo cilitdo prej produkteve tona. Mbrojtja e privatësisë tuaj është një pikë kyçe e misionit më të gjerë të Mozilla-s.