Mozilla VPN

VPN për iOS/iPad, nga Mozilla

Po shihni për një VPN për të mbrojtur iPad-in tuaj? Mozilla VPN ka pas një shoqëri jofitimprurëse. Mësoni se si ju mbron një VPN dhe pse duhet besuar Mozilla për privatësinë dhe sigurinë tuaj.

Merrni Mozilla VPN

30 ditë garanci kthimi parash

Nëse keni një iPad, gjasat janë që ta përdorni për plot gjëra: shfletim në internet, parje videosh, luajtje lojërash, lexim librash, etj. Por, qoftë kur jeni në shtëpi, apo larg saj, lidhja juaj internet mund të ekspozojë të dhëna tuajat personale dhe vendndodhjen tuaj, hacker-ave, reklamuesve dhe të tjera palëve të treta, që mund të përdorin cookies dje IP-në tuaj që t’ju ndjekin.

Ja pse ju duhet Mozilla VPN, një shërbim VPN i shpejtë, i qëndrueshëm dhe i lehtë për t’u përdorur, që e mban veprimtarinë tuaj internetore larg syve të përgjuesve.

Ç’është Mozilla VPN?

Mozilla VPN është një shërbim rrjeti virtual privat që fshehtëzon trafikun tuaj internet dhe fsheh adresën tuaj IP.

Me Mozilla VPN përfitoni:

  • Mbrojtje për deri në 5 pajisje: Përdoreni Mozilla VPN në iPad-in tuaj dhe deri në katër pajisje të tjera, me një pajtim. Mundeni edhe ta përdorni në Windows, macOS, Linux, iPhone dhe Android.
  • Përdorni shërbyes në mbi 30 vende: Për t’u lidhur në internet mund të zgjidhni nga mbi 500 shërbyes në më shumë se 30 vende anembanë botës. Kjo ju jep më tepër mundësi dhe zhdërvjelltësi në përdorimin e lëndës që doni.
  • Fshehtëzim trafiku në shkallë pajisjeje: Mozilla VPN fshehtëzon krejt trafikun para se të lërë pajisjen tuaj, jo thjesht atë nga shfletuesi juaj, por edhe atë nga aplikacione, lojëra dhe shërbime transmetimi. Mundeni edhe ta përdorni Mozilla VPN për të bllokuar reklama dhe gjurmues që mund të komprometojnë privatësinë tuaj.
  • Pa regjistra veprimtarie internetore: Mozilla nuk regjistron cilat sajte vizitoni, apo të mbikëqyrë komunikimet tuaja.
  • Ndihuni të siguruar kur përdorni Wi-Fi publike: Kur lidheni me një rrjet Wi-Fi publik, bie fjala, në një kafe, ose në një aeroport, të dhënat tuaja mund të kapen nga hacker-a ose aktorë dashakeqë. Me Mozilla VPN, të dhënat tuaja fshehtëzohen, për t’i penguar kujtdo të përgjojë veprimtarinë tuaj internetore.

Mozilla VPN ka pas Mozilla Foundation,entin jofitimprurës që prodhon Firefox, një nga shfletuesit më popullorë dhe më të fokusuar në privatësinë të botës. Duke zgjedhur Mozilla VPN, ju përkrahni misionin tonë për ta mbajtur internetin të hapur dhe të përdorshëm për gjithkënd.