Po shkarkohet Mozilla VPN për Mac…

Shkarkimi juaj i Mozilla VPN duhet të nisë automatikisht. Nëse nuk fillon,
rinisni shkarkimin, ose kthehuni te shkarkimi për një tjetër pajisje.

  1. 1. Hapni kartelën

    Kaloni te dosja e shkarkimeve tuaja dhe dyklikoni mbi kartelën .pkg

  2. 2. Nisni aplikacionin

    Ndiqni hapat e përvijuar te instaluesi i Mozilla VPN që të nisni aplikacionin

  3. 3. Hyni ose regjistrohuni

    Jepni adresën tuaj email, që të bëni hyrjen, ose të regjistroheni dhe t’ia filloni

  4. 4. Aktivizoni VPN-në

    Zgjidhni një vendndodhje të rekomanduar, për lidhje të shpejtë, të qëndrueshme, ose zgjidhni dorazi vendndodhjen që dëshironi, mandej kalojeni çelësin si ON

Ju duhet ndihmë për t’ia filluar?

Ja disa nga pyetjet më të rëndomta rreth ujdisjes së Mozilla VPN

Pse duhet ta përdor Mozilla VPN

Teksa një pjesë gjithnjë e më e madhe e jetës së përditshme zhvillohet përmes internetit, privatësia dhe siguria internetore bëhen gjithnjë e më e rëndësishme. Një VPN, Rrjet Privat Virtual, Krijon një tunel të fshehtëzuar mes pajisjeve tuaja dhe internetit, duke garantuar që lidhja juaj të mbetet e siguruar dhe private, teksa ju mbron përmes dy rrugësh të rëndësishme:

  1. Duke fshehur adresën tuaj IP të njëmendtë: kjo ndihmon të mbrohet identiteti juaj dhe t’u errësohet vendndodhja juaj sajteve që vizitoni.
  2. Duke fshehtëzuar trafikun tuaj internet: kështu, askush që përgjon të mos spiunojë dot veprimtarinë tuaj internetore.

Nga ta di që VPN-ja po funksionon?

Mozilla VPN shfaq tregues pamorë të gjendjes së vet në një çast, si te paneli, ashtu dhe te skena e kreut për aplikacionin, duke e bërë të lehtë të dihet nëse veprimtaria juaj internetore është e mbrojtur apo jo. Këtë tregues ju lejojnë të siguroheni se kur shfletimi juaj është privat dhe i siguruar. Veç kësaj, kur jeni i lidhur, mund të vizitonit https://monitor.mozilla.com/ për t’u siguruar se adresa juaj IP është e maskuar. Për më tepër hollësi, ju lutemi, shihni Si ta kuptoj se Mozilla VPN është e lidhur?.

Si të shtoj pajisje tjetër?

Shtimi i një pajisjeje tjetër është aq thjeshtë sa shkarkimi dhe instalimi i software-it Mozilla VPN dhe mandej hyrja në llogarinë tuaj ekzistuese Llogari Mozilla te pajisja e re. Për më tepër hollësi, ju lutemi, shihni Si të shtohen pajisje te pajtimi juaj Mozilla VPN.

Cilat janë disa nga praktikat më të mira me VPN-të?

Nëse synimi juaj është të mbroni trafikun internet, teksa ruani shpejtësi të mirë, atëherë është gjithmonë më mirë të zgjidhet një vendndodhje shërbyesi që është sa më afër të mundet me vendndodhjen tuaj të njëmendtë. Kjo do të shtojë qëndrueshmërinë dhe shpejtësinë e lidhjes tuaj, ngaqë trafiku juaj internet s’do të ketë nevojë të bëjë një xhiro të madhe, para se të arrijë në vendmbërritjen e synuar në web.

Nëse synimi juaj është të punoni në internet sikur të ishit në ndonjë pjesë tjetër të botës, mund të zgjidhni një vendndodhje shërbyesi atje dhe krejt sajtet tuaj do të shfaqen sikur të qetë atje.

Nëse doni të mbroni vetëm edhe më tepër, mund të aktivizoni mbrojtje kundër Reklamash, Ndjekësish Reklamash dhe Malware-i, duke kaluar te Rregullime > Veçori privatësie. Ju lutemi, kini parasysh se kjo mund të bëjë që disa sajte të mos funksionojnë si duhet, ose të mos ngarkohen, ndaj mund t’ju duhet të çaktivizoni përkohësisht këto mbrojtje, nëse hasni këtë problem.

Dhe së fundi, në pajisjet që mbulohen, VPN-në mund ta bëni edhe më të mençur, duke përjashtuar prej saj disa aplikacione (p.sh. Netflix).

Ju duhet edhe pakëz ndihmë akoma?

Me ekipin tonë të asistencës mund të lidheni drejt e nga Aplikacioni Mozilla VPN, duke klikuar mbi Rregullime > Merrni Ndihmë >Lidhuni Me Asistencën. Mundeni edhe të lidheni me ne përmes faqes tonë të asistencës.