Mozilla VPN

Jini i lidhur dhe i mbrojtur, me Mozilla VPN për Windows 10

Mbroni krejt PC-në tuaj me një rrjet virtual privat (VPN) nga Mozilla, një pioner interneti që ka luftuar për privatësinë tuaj dixhitale që më 1998-n.

Shihni çmime & zona

30 ditë garanci kthimi parash

Premtimi ynë është privatësia juaj

Meritoni të ndihemi të parrezikuar në internet, kudo ku jeni ose kudo ku shkoni. Me Mozilla VPN, mund të përdorni wifi publike dhe ta dini se lidhja juaj është e mbrojtur nga hacker-a dhe shërbime internet që fusin hundët. VPN-ja jonë është e lehtë për t’u përdorur, gati për Windows 10 (dhe cilëndo prej pajisjeve tuaja të tjera) dhe nuk e ngadalëson punimin tuaj. Më e mira e të gjithave, është një VPN prej Mozilla me protokollin WireGuard®, ndaj e dini se të dhënat tuaja janë të fshehtëzuara dhe veprimtaria juaj s’do të regjistrohet. Është thjesht një VPN elegant, i fuqishëm që ju mbron.

Ç’përfitoni me Mozilla VPN:

  • Fshehtëzim në nivel pajisjeje
  • Shërbyes të fuqishëm në më shumë se 30+ vende
  • Pa kufizime për sasi trafiku
  • Pa regjistra veprimtarie në internet, tani ose përgjithmonë
  • Lidhni deri në 5 pajisje

Jini priva në wifi publik

Mozilla VPN e mbron lidhjen tuaj në internet nga sy përgjues, që të merreni me punët tuaj kudo që të jetë — aeroport, dhomë konvikti, kafe — pa çarë kryet për privatësinë tuaj në internet.

Mbrojtje me një të shtypur butoni

Mozilla VPN e fshehtëzon lidhjen tuaj internet dhe e mbron adresën tuaj IP nga sy përgjues, në desktopin ose portativin tuaj, me protokollin e përparuar WireGuard®.

Përdorni shërbyes nga anembanë bota

Me mbi 500 shërbyes në mbir 30 vende, mund të bëni ç’të keni nevojë të bëni në internet — shfletoni, blini, lexoni lajme — duke e caktuar vendndodhjen e pajisjes tuaj kudo qoftë në botë.

Një pajtim për krejt pajisjet tuaja

Një pajtim Mozilla VPN ju jep përdorim të pakufizuar të shërbimit tonë të sigurt VPN për deri në 5 pajisje për Windows (përfshi Windows 10), macOS, Linux, Android dhe iOS.

Pa kufizime për sasi trafiku

Shkarkoni, luani, blini dhe eksploroni në internet me shpejtësi marramendëse. Me sasi të pakufizuar të dhënash dhe pa kufizime trafiku, Mozilla VPN nuk ju zë rrugën.

Privatësia juaj është përparësia jonë

Mozilla s’do të ndalet kurrë të punojë për një internet më të mirë, që vë privatësinë tuaj mbi të gjitha. Kjo është arsyeja pse Mozilla VPN s’grumbullon ndonjë të dhënë mbi ju, apo të regjistrojë veprimtarinë tuaj në internet — asnjë nga produktet tona nuk e bën.