Mozilla VPN

Mbroni lidhjen tuaj në internet me Mozilla VPN për Mac

Qoftë në një desktop Mac, portativ, iPad ose iPhone, mbroni krejt pajisjen tuaj nga hacker-at dhe sy përgjues, me një VPN nga Mozilla, një pionier sigurie interneti që prej 1998-s.

Shihni çmime & zona

30 ditë garanci kthimi parash

Premtimi ynë është privatësia juaj

Në punë apo në zbavitje, duhet të ndiheni i parrezik në internet, pavarësisht se ç’ju shpie në të. Mozilla VPN ju ndihmon të përdorni wifi publik më me zgjuarsi, duke e mbrojtur lidhjen tuaj internet nga hacker-a dhe shërbime internet që e kanë mendjen të grumbullojnë të dhënat tuaja. Privatësia e tij me një klikim mund të përdoret për Mac dhe iOS, (si dhe Windows 10, Linux dhe Android) dhe nuk prek shpejtësinë tuaj. Dhe, ngaqë është një VPN prej Mozilla-s, me protokollin WireGuard®, mund të jeni të qetë se veprimtaria juaj s’do të regjistrohet dhe të dhënat tuaja do të mbeten tuajat — përherë.

Ç’përfitoni me Mozilla VPN:

  • Fshehtëzim në nivel pajisjeje
  • Shërbyes të fuqishëm në më shumë se 30+ vende
  • Pa kufizime për sasi trafiku
  • Pa regjistra veprimtarie në internet, tani ose përgjithmonë
  • Lidhni deri në 5 pajisje

Jini i parrezikuar në wifi hileqare

Kaloni i lidhur me mendje të fjetur, kur përdorni wifi publik, falë Mozilla VPN. E mbron lidhjen tuaj internet, që të dhënat tuaja personale të jenë të fshehura për hacker-a dhe sy përgjues.

Privatësi në majë të gishtave

Me Mozilla VPN, lidhja juaj internet është e fshehtëzuar dhe adresa juaj IP është e mbrojtur nga hacker-a dhe shërbime internet që fusin hundët, falë protokollit të përparuar WireGuard®.

Përdorni shërbyes nga anembanë bota

Caktoni si vendndodhje të Mac tuaj një nga mbi 500 shërbyes në mbi 30 vende. Kjo ju lejon të lexoni lajme, të blini, të shkarkoni dhe të shfletoni internetin praktikisht nga kudo.

Mbroni 5 pajisje me një pajtim

Kompjuteri, tableti dhe telefoni juaj i mençur ia vlen të jenë të sigurt. Përdorni Mozilla VPN për të mbrojtur deri në 5 pajisje Mac dhe iOS (apo Windows, Linux dhe Android).

S’është nevoja të sakrifikohet shpejtësia

Të dhëna të pakufizuara dhe pa kufizime sasie trafiku do të thonë se mund të eksploroni internetin skaj më skaj, ashtu siç bëni normalisht — me një shtresë ekstra sigurie.

Se ç’bëni në internet është puna juaj

Gëzojuni mendjes së fjetur, kur përdorni Mozilla VPN. Të dhënat tuaja janë të fshehtëzuara, veprimtaria juaj s’regjistrohet kurrë dhe privatësia juaj është përherë e mbrojtur. Ky është premtimi që ju bëjmë.