Mozilla VPN
Mozilla VPN për Ubuntu Linux — një dyshe përsosmërisht private
Si tifoz i Ubuntu Linux, e dini tashmë rëndësinë e privatësisë dhe sigurisë internetore. Ka mundësi që të dini edhe rreth Mozilla-s dhe se me se merremi — një internet i lirë, privat dhe i hapur për të gjithë. Erdhi koha për t’i bërë tok këto të dyja.
Shihni çmime & zona

Premtimi ynë është privatësia juaj
Ndërmerrni një masë ekstra sigurie, për kur jeni në internet — në shtëpi apo jashtë saj — me Mozilla VPN. Kundrejt një tarife të vockël mujore, përdor protokollin e përparuar WireGuard® për të fshehtëzuar lidhjen tuaj internet në kompjuterin tuaj Linux, si dhe në lloje të tjera pajisjesh, duke ju lejuar të shihni shfaqje, të luani lojëra, të bëni blerje dhe të vazhdoni jetën tuaj internetore duke e ditur që kjo bëhet pa rrezik.
Si një nga emrat më të besuar në industrinë e teknologjisë, Mozilla i është përkushtuar garantimit që të ndiheni të parrezik dhe të sigurt sa herë që lidheni në internet.

Ç’përfitoni me Mozilla VPN:
- Mbrojtje për deri në 5 pajisje
- Mundësi përdorimi shërbyesish në 30+ vende
- Fshehtëzim në nivel pajisjeje
- Pa kufizime për sasi trafiku
- Pa regjistra veprimtarie në internet, tani ose përgjithmonë

Jini i parrezik në internet, kur ju duhet të përdorni wifi publik
Ndonjëherë, wifi publik është mundësia juaj më e mirë dhe e vetmja. Mozilla VPN ju lejon të ndiheni të lirë të bëni hyrje në email-in tuaj që nga aeroporti, të përpunoni fjalëkalimet tuaj në një kafe — gjithçka që do të bënit në shtëpi me të njëjtën qetësi.

Siguri vetëm 1klikim larg jush
Mozilla VPN është super i kollajtë për t’u përdorur. Prekni një buton dhe do të fshehtëzojë lidhjen tuaj dhe errësojë adresën tuaj IP në telefonin tuaj iPhone apo iPad, duke përdorur protokollin e përparuar WireGuard®.

Lidhuni me mbi 500 shërbyes nga 30 vende të ndryshme
Mozilla VPN ju jep aftësinë të caktoni vendndodhjen e kompjuterit tuaj Linux si një nga mbi 30 vende, duke ju shpalosur lëndë të re nga anembanë bota.

Lidhni deri në 5 pajisje
Me një pajtim, përfitoni Mozilla VPN deri në 5 pajisje të ndryshme, nga sisteme të ndryshëm operativë, përfshi Linux, Windows, Android, Mac dhe iOS për iPhone dhe iPad.

Ultra i shpejtë, pa kufizim sasie të dhënash
Luani lojëra, shihni filma dhe shfaqje, shfletoni në internet me shpejtësi ultra të mëdha dhe pa kufizim sasie trafiku — Mozilla VPN është pa kufizime.

Të dhënat tuaja janë pronë e juaja
Disa VPN e regjistrojnë veprimtarinë tuaj në shërbyesit e tyre. Mozilla VPN nuk ju gjurmon në internet — në fakt, kjo është një pjesë e rëndësishme e asaj çka përfaqësojmë si shoqëri.