Mozilla VPN
Siguroni lidhjen tuaj internet në desktop me Mozilla VPN
Përfitoni siguri të kollajtë, pa prekur shpejtësinë, në desktopin dhe portativin tuaj, përmes Mozilla, një nga emrat më të besuar në fushën e teknologjisë.
Shihni çmime & zona

Premtimi ynë është privatësia juaj
Mozilla VPN ju jep aftësinë të lidheni me besim dhe t’o mbani të dhënat tuaja të parrezik nga sy përgjues dhe vjedhës të dhënash, kur jeni në internet. Mozilla VPN përdor protokollin e përparuar WireGuard® për të fshehtëzuar të dhënat tuaja personale në kompjuter portativ apo desktop — për deri në 5 pajisje. Shihni shfaqje, luani lojëra, bëni blerje dhe vazhdoni jetën tuaj internetore duke e ditur se jeni të siguruar.
Si krijues të shfletuesit Firefox dhe një nga luftëtarët më të besuar për privatësinë në internet, Mozilla i është përkushtuar garantimit që të ndiheni i parrezik dhe i respektuar, sa herë që lidheni në internet.

Ç’përfitoni me Mozilla VPN:
- Mbrojtje për deri në 5 pajisje
- Mundësi përdorimi shërbyesish në 30+ vende
- Fshehtëzim në nivel pajisjeje
- Pa kufizime për sasi trafiku
- Pa regjistra veprimtarie në internet, tani ose përgjithmonë

Ndihuni të parrezikuar kur përdorni wifi publik
VPN-ja jonë e fsheh lidhjen tuaj internet për hacker-a dhe spiunë, ndaj mund të blini nga një kafe, të merreni me llogarinë tuaj bankare në tren dhe të merreni me punët tuaja në internet kudo qoftë, pa u shqetësuar për rrezikshmëri.

Privatësi me një klikim
Aplikacioni Mozilla VPN fshehtëzon lidhjen tuaj internet dhe e fsheh adresën tuaj IP në telefonin tuaj celular apo tabletin tuaj, duke përdorur protokollin e përparuar WireGuard®.

Lidhuni me shërbyes nga anembanë bota
Shfletoni nga Brazili. Luani lojëra nga Japonia. Shkarkoni nga Meksika. Mozilla VPN ju lejon të ndryshoni vendndodhjen e telefonit apo kompjuterit tuaj me një nga 500 shërbyes.

Mbroni deri në 5 pajisje
Pajtimi juaj ju garanton përdorim të pakufizuar të shërbimit tonë të sigurt VPN në telefonin tuaj të mençur, tabletin dhe desktopin, për iOS, Android, Mac, Windows dhe Linux.

Shpejtësi e pabesueshme, pa kufizime
Shihni video, luani lojëra, blini dhe shfletoni me shpejtësi të rrufeshme. Mozilla VPN s’do të vërë tavan për sasinë e trafikut tuaj, apo të ngadalësojë telefonin tuaj të mençur.

E para është privatësia juaj
Në Mozilla nuk grumbullojmë çfarëdo të dhënash të tilla si cili jeni, apo të regjistrojmë veprimtarinë tuaj në internet — as përmes VPN-së tonë, apo cilitdo prej produkteve tona. Mbrojtja e privatësisë tuaj është një pikë kyçe e misionit tonë.