Shmangni keqinformim në internet – Firefox-i është këtu për t’ju ndihmuar

Hidhuni një sy ndihmëzave për të parë më pak keqinformim dhe për t’u përqendruar në atë që është e rëndësishme për ju

Sistemi juaj mund të mos i plotësojë domosdoshmëritë e Firefox-it, por mund të provoni një nga këto versione:

Firefox nuk mbulohet më në Windows 8.1 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Firefox nuk mbulohet më në macOS 10.14 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Shënim Privatësie në Firefox

Ç’është keqinformimi? Ç’është dezinformimi?

Keqinformim, dezinformim – ka shumë mundësi që i keni dëgjuar këto terma në të kaluarën dhe të keni pyetur veten nëse ndryshojnë dhe ku ndryshojnë nga njëri tjetri. Ajo që i dallon është synimi: Keqinformimi është çfarëdo lloj informacioni i rremë të cilit njerëzit mund t’i zënë besë. Është e mundshme të verifikohet se është i pasaktë ose ngatërrues, por s’është krijuar apo dhënë me synimin për të mashtruar njerëzit. Më anë tjetër, dezinformimi, krijohet dhe përhapet me qëllim për të keqinformuar dhe për të arritur një synim të caktuar.

Në fund të fundit, si keqinformimi, ashtu edhe dezinformimi mund të jenë të dëmshëm. S’është fjala thjesht se njerëzit do të besojnë në informacion të pasaktë, informacioni i rremë i kushton ekonomisë globale shumë para dhe mund të kërcënojë demokracinë dhe qeverisjen efikase. Dhe është e vështirë të ndalet, ngaqë lajmet e rreme përhapen shumë më shpejt, më thellë dhe më gjerë se lajmet që janë të sakta.

Ku shfaqet informacioni i rremë?

Me keqinformimin dhe dezinformimin mund të ndesheni kudo, por janë më të përhapur dhe me ndikim kur jepen në internet. Algoritmet dhe gjurmimi e kanë rritur aftësinë që keqinformacioni dhe dezinformacioni të mbërrijë te një publik më i gjerë në sajte, blogje, forume dhe rrjete shoqërore.

Kryesisht mund të keni dëgjuar rreth gjurmimit në kontekst reklamash. Por ai është një mjet i fuqishëm, kur vjen puna për përhapje informacioni të rremë. Pse? Kur shfletoni në internet ose shihni prurjen e rrjetit tuaj shoqëror, sjellja juaj, interesat, kontaktet në disa instanca, etj, ndiqen nga palë të ndryshme nga sajti në sajt, me qëllim që të krijohet një profil tejet i hollësishëm i juaji, për t’ua shitur të tjerëve, pa dijeninë apo pranimin tuaj. Këto profile përdoren për personalizim reklamash, por mund të shërbejnë për t’ju shfaqur çfarëdo lloj informacioni qepur për ju.

Kur merrni rekomandime lënde në çfarëdo sajti ose rrjeti shoqëror, shpesh kjo ndodh ngaqë paraqet informacion një algoritëm bazuar në informacion nga profili juaj. Mjerisht, edhe pse algoritmet janë gjithnjë e më të mençur, ata nuk e kontrollojnë lëndën për saktësi. Kjo është veçanërisht problematike me mediat shoqërore: Këto rrjete japin çdo ditë informacione të panumërta për përdoruesit e tyre dhe mund të përdorin lëndë thuajse të pafund, përfshi postime nga përdorues, artikuj të rinj, reklama dhe lëndë të sponsorizuar. Teksa postime dhe artikuj mund të përhapin aksidentalisht keqinformim, reklamat dhe lënda e sponsorizuar mund të përdoren për t’u përqendruar me dashje te ju me dezinformim për t’ju manipuluar, duke e bërë themelore njohjen e tyre për të identifikuar keqinformim.

Si të dallohet informacion i rremë në internet dhe të ndihmohet të ndalet përhapja e tij

  1. Shihni URL-në dhe/ose burimin.

    Njihet si i besueshëm? Nëse s’jeni i sigurt, provoni të mësoni më tepër rreth burimit dhe reputacionit të tij në internet.

  2. A është tejet i bujshëm titulli?

    Hidhuni një sy sajteve dhe agjencive të lajmeve që besoni, për të parë nëse dhe si e raportojnë të njëjtën temë. Lënda që është konceptuar për t’ju manipuluar, shpesh do të përdorë gjëra të skajshme dhe teprime për të cilat s’ka fakte dhe s’do të gjenden në reportazhe të bazuar në kërkim.

  3. A është e përditësuar lënda?

    Informacioni i vjetruar s’do të thotë domosdo dezinformim, por mund të mos jetë më i përpiktë.

  4. A ka botuar autori artikuj të tjerë ose postime, mundësisht në botime të besueshme?

    Nëse emrin e autorit e gjeni vetëm në sajte të dyshimtë, s’duhet t’u jepni shumë rëndësi pohimeve të tyre.

  5. A përputhen figurat me titujt për to?

    Figurat janë një mjet shumë i fuqishëm për dezinformim të fokusuar. Në varësi të titullit të figurës, perceptimi mund të shtrembërohet krejt në të kundërtën. Nëse s’jeni i sigurt, kryeni një kërkim së prapthi për figurën, për të parë se si përshkruhet figura në sajte të tjerë.

Si ju ndihmon Firefox-i të shmangni keqinformimin

Firefox i mban nën kontrollon gjurmuesit:

Si u tha më parë, gjurmimi luan një rol të madh në përhapjen e keqinformimit. Përdorimi i Firefox-it me Mbrojtje të Thelluar Nga Gjurmimi ndihmon këtu përmes bllokimit të gjurmuesve nga palë të treta, të përdorur, si parazgjedhje, nga mjaft reklamues dhe lojtarë të tjerë, kur shfletoni në internet, në mënyrë që të rifitoni kontrollin mbi të dhënat tuaja internetore.

Firefox-i ju ndihmon të mbani të pastra prurjet tuaja nga media shoqërore:

Rrjetet shoqërore dinë shumë për ju. Plus, janë në gjendje t’ju ndjekin jashtë platformave të veta, me butonat e tyre “Ndajeni me të tjerë” dhe “Pëlqejeni”, pavarësisht Mbrojtjes Nga Gjurmimi — edhe kur s’keni një llogari në to. Facebook Container për Firefox siguron që Facebook dhe Instagram të mund të mos e bëjnë këtë kaq lehtë, çka edhe kjo ul goxha gjasat e parjes së keqinformimit përmes reklamash dhe lënde të sponsorizuar.

I konceptuar që të mbrojë privatësinë tuaj