Shkarkoni Firefox-in

Firefox nuk mbulohet më në Windows 8.1 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Firefox nuk mbulohet më në macOS 10.14 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Shënim Privatësie në Firefox

Mozilla VPN

5 arsye ose duhet të përdorni një VPN

Ja pesë raste, që mund të mos i keni menduar, kur një VPN e besueshme do të bëjë punë. Mbyllni të çarën në sigurinë tuaj internetore, me Mozilla VPN.

Teksa një pjesë gjithnjë e më e madhe e jetës së përditshme zhvillohet përmes lidhjesh internet, problemet e privatësisë dhe sigurisë bëhen gjithnjë e më të rëndësishme. Një VPN, Rrjet Privat Virtual, mund të ndihmojë gjithkënd të krijojë një lidhje të sigurt, private me internetin. Funksionon duke krijuar një “tunel” mes pajisjesh tuaj dhe internetit në përgjithësi dhe ju mbron përmes dy rrugësh të rëndësishme:

  1. Duke fshehur adresën tuaj të vërtetë IP, çka mbron identitetin tuaj dhe errëson të dhënat mbi vendndodhjen tuaj.
  2. Duke fshehtëzuar trafikun mes jush dhe shërbimit tuaj VPN, që askush në rrjetin tuaj lokal të mund të mos e deshifrojë apo ndryshojë dot.

Pasja në dorë e një VPN-je, kur ju duhet, është një ide e mirë. Ja ca pak raste, që mund të mos i keni menduar, kur pasja e një VPN-je të besueshme do të bëjë punë.

1. Një shëtitje në park

Është një mëngjes i bukur të shtune dhe jeni ulur në një nga stolat e parkut, të rrufisni kafenë dhe të shihni lajmet te sajtet tuaja të parapëlqyera, të shihni ca video dhe të bëni një blerje të shpejtë në internet, teksa ngroheni në diell dhe thithni ajrin e freskët. Në vend që të harxhoni të dhënat e racionuara të shërbimit celular, hidheni te shërbimi publik WiFi i qytetit tuaj. Është falas dhe i mbajtur në punë nga bashkia, pra duhet të jetë pa problem, dakord? Fakti është se s’mund të jeni i sigurt se rrjeti i bashkisë është i sigurt, apo madje edhe i njëmendtë (shihni pikën pasuese) dhe i ujdisur për t’ju mbrojtur ju nga persona apo grupe keqdashës që ju spiunojnë teksa jeni i lidhur. Aktivizimi i një VPN-je mund të mbrojë pajisjen tuaj nga cilido që përpiqet të përgjojë sajtet që po vizitoni, apo të shtjerë në dorë hollësi tuajat rezervat për hyrje në sajte, ndërkohë që i mëshoni atij stoli në park në cilëndo ditë të javës.

2. Në lagje

A jeni lidhur ndonjëherë me një hotspot të quajtur diçka të tillë si C0MCAST-WiFi-Sheshi-Skënderbe apo Verizon3-Hotspot-Tiranë-e-re? Duket pa qeder, hë? Mos u nxitoni. Në të vërtetë, cilido mund të ujdisë një WiFi publik të rremë me një emër që tingëllon legjitim, për të joshur njerëzit ta përdorin. Lidhja te çfarëdo WiFi të panjohur ju shndërron në një objekti të kollajtë për mashtrues dhe keqbërës që duan të hyjnë në pajisjen tuaj për të vjedhur informacione private, të instalojnë malware, apo më keq. Mozilla VPN mund ta forcojë sigurinë tuaj çdo herë që lidheni te një WiFi publik, duke u bllokuar grupeve të panjohura të shohin të dhëna private që udhëtojnë nga telefoni apo portativi juaj. Kjo vlen për lidhjen te rrjete WiFi në kafene, dyqane, klinika mjekësore, e me radhë.

3. Në lëvizje

WiFi të hapur gjeni me bollëk kur jeni në lëvizje, nga autobuzët e lidhur në rrjet te hotspot-e në stacione trenash e deri te interneti falas i aeroportit. Dhe pavarësisht se sa të sigurt duket të jenë, trajtojini këto hotspot-e WiFi me kujdes dhe dyshim. Mjaft prej nesh do t’i përdorin këto lidhje falas me raste, nga leverdia, por prapë, krejt po ato rreziqe të përvijuar në këtë artikull vlejnë për çfarëdo rrjeti të hapur, të paverifikuar WiFi. Përdorimi i një VPN-je mund të ndihmojë të mbroni identitetin tuaj, shpërnguljet e kartelave dhe aktivitetin internetor nga aktorë të ligj që përpiqen t’ju spiunojnë përmes të njëjtit rrjet WiFi.

4. Në shtëpi larg shtëpisë

Nëse merrni me qira një vend të përkohshëm për punë së largëti, apo po planifikoni një arratisje të ardhshme Airbnb, mundësitë janë që të vijë me një WiFi falas. Edhe nëse WiFi është i mbrojtur me një fjalëkalim, kjo nuk e bën automatikisht të sigurt dhe privat. Sa për fillim, mikpritësi mund të hyjë në rrjet për të ndjekur se ç’bëni në internet. Gjithashtu, nëse nuk e ndryshojnë fjalëkalimin, sa herë që ndërrojnë klientë, çdo klient i mëparshëm mund të rilidhet tok me ju. Plus, një klient i dikurshëm mund të ketë hyrë në rrugëzuesin e atij që jep me qera dhe të ketë instaluar software që i lejon të përgjojë në të së largëti. Ka shumë gjëra që duhen marrë parasysh! Për të mos i ndejtur tërësisht larg WiFi-t, mënyra më e mirë e veprimit është të përdoret një VPN e besuar, kurdo që lidhni kompjuterin, telefonin apo tabletin tuaj te interneti i qiramarrësit. Kjo vlen edhe për hotele dhe bujtina.

5. Në shtëpinë tuaj

Në pjesën më të madhe, skenarët më sipër nuk vlejnë për rrjetin tuaj të shtëpisë, me kusht që të jetë ujdisur me një fjalëkalim të fuqishëm dhe masa sigurie. Por kjo s’do të thotë se ju jeni i lirë nga krejt sytë e përgjuesve.

Ngaqë trafiku juaj internet në shtëpi kalon nga dhe në pajisjet tuaja përmes furnizuesit tuaj të shërbimit internet — ISP, për shkurt — ata mund të shohin se ku shkoni në internet. Një ISP mund të shohë cilat sajte vizitoni, sa gjatë rrini në ta, vendndodhjen tuaj dhe hollësi rreth pajisjeve tuaja. Falë fshehtëzimit, një ISP mund të mos dijë hollësitë se ç’bëtë në këto sajte (fjala vjen, ç’bletë, ç’kërkuat apo lexuat), por mund të bëjnë hamendësime rreth jush, bazuar në sajtet që vizituat. Këto të dhëna personale mund të përdoren nga IPS për të krijuar profile të hollësishme rreth jush. Shfletimi në mënyrë private nuk e pengon një ISP të shohë se ku shkoni në internet. Por dërgimi i trafikut tuaj përmes një VPN-je mund ta bëjë shumë më të vështirë.

Sigurohuni se kuptoni se çfarë nuk bën një VPN

Një VPN furnizon një lidhje të rëndësishme sigurie, duke mbrojtur të dhënat tuaja private përpara se të udhëtojnë nëpër internet dhe fsheh gjithashtu adresën tuaj IP, duke ndihmuar të mbrohet identiteti dhe vendndodhja juaj. Por nuk do t’ju mbrojë nga gjëra të tilla si klikimi mbi një lidhje të dyshimtë, shkarkimi i malware-it apo qenia viktimë e një mashtrimi me email. Prapë ju duhet të praktikoni zakone të mbara për të qenë i parrezik në internet.

Mozilla VPN, një shërbim VPN i besueshëm

Gjëja më e rëndësishme për t’u peshuar, kur zgjidhet një VPN, është të zgjidhet një shoqëri e besueshme. Sigurohuni se i kuptoni kushtet me të cilat po pajtoheni. Shumë pretendojnë të jenë të fuqishëm dhe të përqendruar te privatësia, por një numër i madh i tyre janë larg asaj çka premtojnë. Jo krejt shërbimet ndërmjetës dhe VPN janë të sigurt dhe privatë. Disa will regjistrojnë veprimtaritë tuaja internetore, që të mund të shesin të dhënat dhe hollësitë tuaja te firma marketingu. Shërbime të tjera do të përpiqen t’ju bindin të instaloni malware në pajisjet tuaja.

Ne i kemi kryer angaritë për të garantuar se Mozilla VPN respekton faktikisht privatësinë tuaj dhe kjo është diçka ku duam ta bazojmë reputacionin tonë. Mozilla ka një reputacion për krijim produktesh që ju ndihmojnë ta mbani informacionin tuaj të parrezik. Ndjekim We follow our easy to read, no-nonsense Parimet tona të Privatësisë së të Dhënave, që lexohen lehtë, pa broçkulla, të cilat na lejojnë të përqendrohemi vetëm te informacioni që na duhet për të dhënë një shërbim. Dhe ngaqë pas nesh gjendet një shoqëri e udhëhequr nga një mision, mund të besoni se paratë që shpenzoni për këtë produkt, jo vetëm do të garantojnë që të keni siguri nga më e mira, por edhe se e bëjnë internetin më të mirë për këdo.

Mozilla VPN

Merrni Mozilla VPN