Shkarkoni Firefox-in

Firefox nuk mbulohet më në Windows 8.1 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Firefox nuk mbulohet më në macOS 10.14 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Shënim Privatësie në Firefox

Administroni parapëlqimet tuaj për grumbullim të dhënash nga palë e parë

Privatësia juaj është shumë e rëndësishme për Mozilla-n. Platforma jonë e telemetrisë dhe statistikave, e quajtur Glean, ndjek standardet tona të larta për praktika të qëruara me të dhënat.

Mozilla përdor Glean për të grumbullar të dhëna përdorimi sajti për disa sajte mozilla.org, me qëllim që të garantohet se po u ofrojmë vizitorëve tanë funksionimin më të mirë. Glean nuk u jep palëve të treta ndonjë informacion. Çdo e dhënë që grumbullojmë kalon gjithashtu nën një proces të rreptë shqyrtimi. Më tepër rreth llojeve specifike të të dhënave që grumbullojmë mund të mësoni te Fjalori i Glean-it. Për më tepër hollësi mbi mënyrën se si i trajtojmë dhe ndajmë me të tjerë të dhënat tuaja në sajte Mozilla, mund të lexoni Shënimin tonë mbi Privatësi në Sajt, Komunikime dhe Cookies.

Nëse prapë dëshironi të liheni jashtë statistikave për palë të parë, këtë mund ta bëni më poshtë. Klikoni mbi butonin për lënie jashtë do të depozitojë një cookie parapëlqimi që përdoret për t’i penguar Glean-it dërgim të dhënash kur ngarkoni faqet tona web. Kjo cookie parapëlqimesh do të jetojë 1 vit.

Parapëlqimi i tanishëm:

Nëse ndërroni mendje, mund të zgjidhni sërish pjesëmarrjen, këtu: