Vullnetar te Mozilla!

#IAmAMozillian

Njihuni me moxillianë nga anembanë botës. Njihuni me projektet mbi të cilat kanë punuar dhe shihni se si po ndihmojnë tani.

Njatjeta, jam Shreja, moxillian nga India

Jam një Super Mentor për Webmaker, plot pasion rreth ndërtimit të një Web-i më të hapur. Më pëlqen çdo mundësi për të mbledhur tok bashkësinë time — qoftë përmes MozCafes, mundësive për t’u mësuar gjëra apo thjesht për t’u takuar dhe folur për projekte.

Tani jap ndihmesë në:

  • KidZilla
  • MozCafes
  • Maker Party
  • Veprimtari bashkësie

Një nga gjërat për të cilat jam më tepër krenar për kohën time si moxillian është “KidZilla,” një projekt që e fillova për pajisjen e nxënësve të paprivilegjuar me bazat e kompjuterit dhe Internetit.

Jam gjithashtu shkrues i pangopur — nëse merreni me komunikime apo MP, mos ngurroni të lidheni me mua. Do të më pëlqente të merresha me gjëra të tilla. Dhe nëse do të donit ndonjëherë të bisedonim për Webmaking dhe mësimdhënien, jam kurdoherë i gatshëm.

Njhuni me ca moxillianë të tjerë

Lexoni mbi rastet e tyre dhe zbuloni raste të tjera në Twitter me #IAmAMozillian