Gjendja e Mozilla-s

Pyetje të Bëra Shpesh

Cilat janë projektet kyçe të Mozilla-s për vitin e ardhshëm? Si planifikoni të ndikoni tregun të shkojë përpara?

Shfletuesi Web Firefox është dhe do të vazhdojë të jetë një levë themelore në shpënien përpara të Web-it dhe të misionit të Mozilla-s.

Firefox OS-i është sistemi operativ i Mozilla-s për celularët, i bazuar krejtësisht në HTML5. Sot, 50 përqind e 2.3 miliardë njerëzve që lidhen në Internet e bëjnë këtë pikësëpari përmes një pajisjeje celulare, dhe ky numër pritet të rritet. Me Firefox OS, Mozilla ka vendosur të punojë për zhvillimin e një Web-i krejtësisht të hapur dhe të bazuar në standarde, si platformë për risi. Kemi krijuar teknologji dhe API për ta bërë Web-in një opsion të pasur dhe me të ardhme dhe i jemi përkushtuar shpënies përpara të adoptimit të HTML5-s si një platformë për industrinë e celularëve.

Me programin Mozilla Webmaker, synojmë kalimin e miliona njerëzve nga përdorues Web në krijues Web aktivë, të cilët do të krijojnë fazat e ardhshme të lavdishme të Web-it. Synimi është të krijohet një planet Web më i arsimuar, përmes mjetesh dhe programesh arsimimi që ushqejnë frymën krijuese në Web.

Si e matni suksesin?

Te Mozilla suksesin e matim me atë se sa kemi bërë për të përmirësuar shëndetin e Web-it në përgjithësi dhe për të shpënë përpara interesat e përdoruesve dhe programuesve. Jemi të suksesshëm kur krijojmë produkte që njerëzit i duan, dhe kur organizma të tjerë adoptojnë në prodhime konkurruese karakteristika dhe mekanizma që për ne janë të rëndësishëm. Për shembull, sendërtimin tani së fundi në Google Chrome të mekanizmit Mos Më Gjurmo, krijuar së pari prej nesh, ne e shohim si një sukses për Mozilla-n dhe misionin tonë.

Ndryshe nga konkurrentët tanë më me peshë, Mozilla suksesin e arrin kur ndihmon më shumë njerëz të zgjedhin vetë se çfarë programi duan të përdorin, ç’shkallë pjesëmarrjeje dëshirojnë të kenë në botën e internetit, dhe se si të marrin pjesë në ndërtimin e një Interneti më të mirë. Kur shohim rritje te kontribuesit e bashkësisë, te përkthimi i software-it, dhe një treg konkurrues të shfletuesve, fjala vjen, e dimë që po bëjmë përpara në synimet tona dhe po shohim zhvillim në këto fusha.

Sa qenë të ardhurat gjithsej të Mozilla-s për 2011?

Të ardhurat e raportuara të Mozilla-s (Mozilla Foundation dhe krejt nëndegët) për 2011 qenë 163 milionë dollarë amerikanë, afërsisht 33 përqind më shumë se sa të 2010-s.

Nga i nxjerr të ardhurat Mozilla?

Pjesa dërrmuese e të ardhurave të Mozilla-s vjen nga mekanizmat e kërkimit dhe tregtisë të përfshira te produkti ynë Firefox përmes krejt partnerëve me peshë në fushën e kërkimeve në Internet, përfshi Google, Bing, Yahoo, Yandex, Amazon, Ebay dhe të tjerë. Te të ardhurat e raportuara të Mozilla-s përfshihen edhe dhurime dhe grante shumë të rëndësishme, nga individë ose korporata, e që po rriten në mënyrë domethënëse, si dhe të tjera forma të ardhurash nga asetet tona të investueshme.

A jeni duke shqyrtuar mundësi partnerizimesh për të diversifikuar rrjedhën tuaj të të ardhurave?

Kemi tashmë disa partneritete të rëndësishëm biznesi dhe po eksplorojmë hap pas hapi mundësi të reja partneriteti, dhe po njësoj edhe mundësi të tjera potenciale për gjenerim të ardhurash. Ne do të vazhdojmë të krijojmë produkte të shkëlqyer që u lejojnë njerëzve të shijojnë pasurinë e Internetit, dhe kemi besim se kjo do të na lejojë të pikasim burimet e përshtatshme të të ardhurave, që u shërbejnë si misionit tonë, ashtu edhe përdoruesve tanë.

Disa projekte kyçe të Mozilla Foundation-it, fjala vjen Collusion, kanë marrë grante nga organizma si Ford Foundation.

Cila është gjendja e partneriteteve të organizmit lidhur me kërkimet?

Deri më sot kemi partneritete me një numër mundësuesish kërkimi që ndryshojnë sipas tregjeve. Në Dhjetor të 2011-s, bëmë të ditur një marrëveshje të re me Google-in, si mundësuesi parazgjedhje i kërkimeve te Firefox-i. Kjo marrëveshje e re zgjeron marrëdhëniet tona afatgjata me Google-in të paktën për edhe tre vjet të tjerë.Kushtet specifike të kësaj marrëveshjeje tregtare janë subjekt i kërkesave tradicionale të ruajtjes së sekretit, dhe nuk na lejohet t’i bëjmë të ditura.

Cila është gjendja e marrëdhënies suaj tregtare me Bing-un?

Bing-i përfshihet si mundësues kërkimesh në versionin për ShBA-në të Firefox-it. Marrëveshja përfshin shpërndarje të të ardhurave bazuar në trafikun e dërguar prej Firefox-it te shërbimi i Bing-ut për kërkimet.

Ç’ndodhi me Yandex-in? Ka ndonjë lajm të ri për ne lidhur me këtë partneritet?

Te montimet në Rusisht të Firefox-it, Google është mundësuesi parazgjedhje për kërkimet. Yandex do të vazhdojë të mbetet në listën e shtojcave të parainstaluara për kërkimet. Ndryshimi është pjesë e rinovimeve globale mbi kërkimin në të cilat hyri Mozilla me Google-in, çka e bën Google-in parazgjedhje për kërkimet.

Mozilla dhe Yandex-i do të vazhdojnë të shqyrtojnë mundësi partneriteti në një numër frontesh, përfshi versionin e përshtatur nga Yandex-i të shfletuesit popullor Firefox dhe integrimin e shërbimeve Yandex në montime të tjera me karakter rajonal.

Ç’lloj marrëveshjesh tregtare keni lidhur me fushën e celularëve?

Mozilla has announced a commercial partnership with Telefónica for Firefox OS. The specific terms of the agreement are subject to traditional confidentiality requirements. We are developing new partnerships with additional OEMs and operators, which will be announced in due course through 2012 and into 2013. We also have numerous arrangements with app publishers who will be included in Firefox Marketplace.

Sa të ardhura parashikoni se do të sjellë kjo vitin e ardhshëm dhe cili është modeli i biznesit/modeli i të ardhurave për këto marrëveshje?

Tani për tani nuk ofrojmë parashikime ose projektime. Vëmendja jonë kryesore është te krijimi dhe dhënia e ofertave për të cilat kanë nevojë përdoruesit, zhvilluesit dhe operatorët. Në të njëjtën kohë vazhdimisht eksplorojmë modele të reja potenciale të ardhurash, që i shërbejnë si misionit, ashtu edhe përdoruesve tanë.

Çfarë ju bën të mendoni se mund të çani tregun e telefonave të mençur që ka dy lojtarë dukshëm mbizotërues?

Mozilla beson se Web-i është platforma më e mirë për risi, për lidhje, për ndarje me të tjerët dhe për krijimin e asaj bote që duam. Me Firefox OS-in, Mozilla po krijon një sistem operativ të bazuar krejtësisht në standarde Web të hapura. HTML5 është një teknologji me rëndësi gjithnjë në rritje, që po përqafohet nga gjithnjë e më shumë programues. Ka gjithashtu një ekosistem HTML5 për programues që janë tashmë duke krijuar aplikacione për shfletues web për desktopin, ndërkohë që mjaft aplikacione në AppStore dhe për Android janë të krijuara tashmë në HTML5.

Sa partnerë operatorë/shërbime janë shprehur në mbështetje të Firefox OS-it?

Pajisjet e para të bazuara në Firefox OS pritet të hidhen komercialisht në qarkullim në tregjet latin-amerikane në fillimet e 2013-s përmes Telefónica-s. Kemi njoftuar gjithashtu përkrahje për Firefox OS-in nga operatorë rrjetesh globalë, përfshi Deutsche Telekom-in, Etisalat-in, Smart-in, Sprint-in, Telecom Italia-n dhe Telenor-in, ndaj mund të prisni më tepër lajme mbi pajisjet dhe OS-in përgjatë 2013-s.

Me cilin OEM do të punoni?

TCL Communication Technology (që zotëron markën Alcatel) dhe ZTE janë partnerët drejtues në krijimin e telefonave të parë që xhirojnë Firefox OS-in. Presim të njoftojmë mbështetje nga të tjerë OEM së shpejti.

Kur mund të presim të shohim pajisje të hidhen në qarkullim në Shtetet e Bashkuara? Europë?

Pajisjet e para të Hapura Web do të hidhen në qarkullim në tregjet latin-amerikane në fillimet e 2013-s. Për vende të tjera duhen pritur ende lajmet.

Çfarë modeli biznesi ndjek tregu juaj i aplikacioneve?

Firefox Marketplace-i do t’u ofrojë programuesve mundësi zbulimi, shpërndarjesh dhe monetarizimi dhe do të jetë e personalizueshme nga partnerët. Për shembull, me Telefónica-n, do të ofrojmë aftësinë drejt-e-te-fatura brenda pajisjes, për rastet kur të zotët e një shitoreje aplikacionesh do të duan t’ua faturojnë klientëve të Telefónica-s pagesat drejtpërsëdrejti. Por programuesit janë të lirë të përdorin secili sistemin e tyre të pagesave. Për më tepër hollësira se si funksionojnë pagesat, mund të lexoni te Telefónica Marketplace Payments Guide.

Cilat janë parashikimet tuaja për rritje gjatë 2013 në segmentet desktop, celular, OS?

Nuk jemi duke dhënë parashikime ose planifikime këtë herë.