Gjendja e Mozilla-s

Watch a brief video about Mozilla and our mission

Përfytyrimi i Mozilla-s për Internetin është një vend ku kushdo mund të hyjë në të dhëna, një vend ku gjithkush mund të fusë duart dhe të merret me ç’të dojë; një vend që është i hapët, që rrezaton liri dhe transparencë; ku përdoruesi i kanë nën kontrollin e tyre të dhënat vetjake dhe ku krejt mendjet janë të lira të krijojnë dhe konsumojnë pa gardhe dhe kufizime të ashpra.

Në më pak se 20 vjet Interneti e ka ndryshuar jetën tonë. Është një platformë e fuqishme, me mundësi dhe aftësi lidhjesh të papara. Por pavarësisht rritjes së madhe dhe risive, ndaj këtij përfytyrimi për një Internet të shëndetshëm ka sfida domethënëse.

Mozilla është vënë në lëvizje për të siguruar mbrojtjen e Web-it dhe fuqizimin e krijuesve web të së nesërmes dhe përdoruesve të Web-it. Sot, Mozilla po rritet — me më shumë të punësuar, kontribues, produkte dhe vende — për të siguruar që Web-i të mbetet një ekosistem i hapur dhe plot gjallëri. Ngaqë Web-i është platforma për ndërtimin e botës që duam.

Ju lutemi, hidhini një sy këtij sajti për t’u njohur më nga afër me Mozilla-n, përparësitë tona dhe zonat e interesit që na mundësojnë sigurimin e një rritjeje të shëndetshme të këtij burimi mbarëbotëror të gjerë dhe të vyer.

Mozilla e Vënë Në Lëvizje

  • Firefox
  • Firefox OS
  • Webmaker

Mozilla po vë në lëvizje miliona vetë për të ndërtuar botën që duan. Vënë në lëvizje për ta bërë Web-in për celular të lirë nga platforma dhe rojtarë pronësorë. Vënë në lëvizje për të fuqizuar dy miliardë përdoruesit e ardhshëm të Web-it. Dhe të vënë në lëvizje për të krijuar një brez të ri novatorësh dixhitalë dhe krijuesish për Web.

Teksa bëjmë përpara, do të vazhdojmë të përqendrohemi në krijim produktesh, zgjidhje teknologjike dhe oferta edukative që pasqyrojnë në Web vlerat e Mozilla-s. Sot, misioni i Mozilla-s mbetet po aq i rëndësishëm sa dikur. Nga Firefox-i te Firefox OS-i dhe deri te oferta jonë e re edukative, Mozilla Webmaker, synimi është fuqizimi i të tjerëve. Bëhet fjalë për çlirimin e krejt fuqisë krijuese të segmentit të celularëve; për mbrojtjen e sovranitetit, privatësisë dhe lirisë së përdoruesit; dhe për të ndihmuar miliona vetë të kalojnë nga përdorimi i Web-it në ndërtimin aktiv të së ardhmes së tij.

Firefox OS

Ashtu si bëmë për desktopin, Mozilla po planifikon të bëjë të mundur që Web-i për celularët të jetë plot liri, zgjedhje dhe mundësira dhe që të ketë aftësinë që u lejon përdoruesve të krijojnë çfarëdo që duan. Me Firefox OS-in, mund të çajmë sërish botën e sistemeve operative pronësore dhe platformave të mbyllura.

Firefox OS-i është e para platformë celularësh me të vërtetë e hapur. Programuesit po e përqafojnë tashmë HTML5-n, por deri më sot aplikacionet HTML5 për celularë janë mbajtur në hije, ngaqë ato nuk mund të përdorin dot aftësitë e pajisjes ashtu siç përdoren nga aplikacionet pronësore. Firefox OS-i i kapërcen këto kufizime dhe ofron API-t e nevojshme për të treguar se si është e mundshme që një pajisje të xhirohet duke përdorur standarde të hapura.

Pajisjet me Firefox OS do të hidhen në treg në fillimet e 2013-s, përmes Telefónica-s, duke e provuar HTML5-n si një platformë të përshtatshme për industrinë e celularëve. Web-i si platformë do t’i çlirojë programuesit për të krijuar aplikacione të reja dhe risore që funksionojnë rrjedhshëm nëpër krejt pajisjet, duke nxitur një erë të re risish dhe fryme krijuese për Web-in e kudogjendur.

Firefox për Android

I shpejtë.
I mençur.
I sigurt.

Në Qershor të 2012-s hodhëm në qarkullim një përditësim për Firefox-in për Android që besojmë se është shfletuesi më i mirë i deritanishëm për Android. Produktin e rikonceptuam dhe rikrijuam krejtësisht nën UI-n origjinal të Android-it, çka solli një përmirësim dinamik dhe të hijshëm të shfletimit me celular, që është në mënyrë domethënëse më i shpejtë se sa shfletuesi i vetë Android-it. Kjo e bëri Firefox-in dukshëm më të shpejtë në Android dhe u ofroi përdoruesve shfletim shumë më të mirë se sa ai që lejon shfletuesi që vjen me pajisjen. Te Firefox-i për Android shtuam gjithashtu mekanizmin Mos Më Gjurmo, për t’u dhënë mundësinë përdoruesve të shprehen mbi shkallën e privatësisë që dëshirojnë, edhe te celularët, duke u bërë shfletuesi i parë për celularë që ofron mekanizmin Mos Më Gjurmo. Firefox-i për Android është pjesë e rëndësishme e përkrahjes së Web-it të hapur. Ky është fillim i bukur, por është vetëm fillimi. Ne dëshirojmë që këto mundësi të gjenden në krejt shtresat e punës sonë në Web.

Firefox për Windows, Mac dhe Linux

Firefox will always be the part of the Mozilla mission that people can see, feel and touch. We are excited by the progress and innovation we have seen with the desktop version of Firefox over the past year. Several performance and security improvements, memory enhancements make this the best Firefox yet. We're proud of the work that we're doing to make developing on Firefox easier by adding exciting tools for developers, like Developer Command Line, Web Console and “Tilt” the 3D Page Inspector.

Tani së fundi, kemi eksperimentuar me rrugë për të integruar funksione rrjetesh shoqërore te Firefox-i. Firefox-i do të mbulojë një API të re Shoqërore që u lejon programuesve të integrojnë shërbime shoqërore drejt e te shfletuesi. API Shoqërore do të mbulojë shumë shërbime dhe ka potencial të pafund për integrim rrjetesh shoqërorë, email-i, financash, lajmesh dhe aplikacione të tjera në përdorimin tuaj të Firefox-it. Shërbimi ynë i parë eksperimental është Facebook-u.

Webmaker: Mësime Web-i për botën

Fuqia unike e Web-it vjen nga fakti që cilido mund të merret dhe të krijojë me të. Projekti ynë i ri edukativ, Mozilla Webmaker, fuqinë do t’ua vërë në dorë miliona krijuesve të rinj kudo.

Mjetet, projektet dhe veprimtaritë Webmaker ndihmojnë edukatorët, rininë, krijuesit e mediave dhe konsumatorin e përditshëm anembanë botës të kalojnë nga përdorimi i Web-it në krijim për të. Më 2013, Webmaker do të mobilizojë një bashkësi mbarëbotërore drejtuesish, instruktorësh dhe të rinjsh për t’u mësuar dhe për të nxënë tok; për të shpënë më tej mjete revolucionarizuese software Webmaker, të tillë si Popcorn dhe Thimble; dhe për të punuar tok për të ndërtuar një sferë më të ditur në fushën e Web-it.

Në mbrojtje të standardeve Web

Mozilla do të vazhdojë të kontribuojë te standardet Web.

Mozilla has always contributed to Web standards, going back as far as the start of the project, and we will continue to do that moving forward. We co-founded the WHAT-WG to kick off HTML5. We are a leader in JavaScript standardization. We have some of the top CSS and layout experts in the world.

tandardet janë punë disa prodhuesish njëherazi, por Mozilla është krenare për mjaft nga teknologjitë që ka shpalosur e para dhe parashtruar te organizma standardesh për t’i bërë ato ndërvepruese për Web-in si i tërë. Disa nga shembujt përfshijnë gjeovendëzimin, WebGL-në, API-n Gamepad, Telefoninë Web dhe IndexedDB-në.

Veprim

Në beteja për të mirën tuaj: Në mbrojtje të sigurisë, privatësisë dhe lirisë suaj

Mozilla është krenare që është organizëm jofitimprurës dhe nuk jep llogari gjetkë veç jush. Kjo do të thotë që jemi ndër të vetmit në pozita të luftojmë për përdoruesit në një çast kritik të historisë së Web-it. Me sytë drejt së ardhmes, do të mobilizojmë miliona vetë që të ngrenë zërin e tyre për privatësi, siguri dhe liri në internet. Do të përballemi me kërcënime të reja ndaj të ardhmes së Web-it — që nga platformat pronësore të kyçura, deri te ata që duan të bëhen censorë dhe roje, e deri te legjislacionet dritëshkurtra të qeverive. Tok do të çlirojmë Web-in, do të rishpallim rëndësinë jetike të privatësisë, dhe do t’u bashkohemi përpjekjeve të të tjerëve për krijimin e një bote me më tepër dije rreth Web-it.

Mos Më Gjurmo

Gjatë veprimeve tona në Internet ne përdorim gjithnjë e më shumë të dhëna personale, të cilat formojnë një pamje ose profil të asaj se çka jemi në internet. Aftësia e organizmave të mbikëqyrin, regjistrojnë, ruajnë, përdorin, të gjejnë në to lidhje, dhe të shesin të dhëna rreth se cilët jemi dhe se çfarë bëjmë ka pasoja të stërmëdha për individët dhe për shoqërinë.

In an effort to give users more control over their Web experiences, we developed the Do Not Track feature in Firefox. We also became the first browser manufacturer to offer it on multiple platforms, including Windows, Mac, Linux and Android. Do Not Track is even available for Firefox OS so that user privacy settings can be controlled on a system-wide level to ensure that every third-party application on a user's device respects their choice.

Mos Më Gjurmo është e rëndësishme sepse u jep zë përdoruesve në internet të shprehin parapëlqimet e tyre lidhur me privatësinë dhe personalizimet. Shpreh thelbin e asaj çka kërkojnë përdoruesit dhe u lejon atyre të kërkojnë privatësi në internet.

SOPA / PIPA & ACTA

SOPA/PIPA

Mozilla pati peshë të dorës së parë në lëvizjen për motivimin e bashkësisë Web kundër Ligjit për Ndalim të Piraterisë Në Internet (SOPA - Stop Online Piracy Act) dhe atij për Mbrojtjen e Pasurisë Intelektuale (PIPA - Protect IP Act). Këto ligje, po të kishin hyrë në fuqi, do t’i kishin dhënë qeverisë së ShBA-ve dhe biznesve private fuqi të pabesueshme censurimi, të pasuar me shtrirje globale, dobësim të sigurisë në Internet dhe shkurajim të novacionit dhe investimeve në mbarë botë.

Mozilla qe një nga mjaft organizmat që hodhën velin e zi mbi sajtet e tyre si kundërshtim ndaj projektligjeve SOPA/PIPA paraqitur Kongresit Amerikan. Për herë të parë, një bashkësi Web e më shumë se 15 milionë vetësh u bë tok për t’u shprehur kundër një politike që prekte tërësinë e Web-it. Kjo protestë historike përfaqësoi një pikë kthese domethënëse për Web-in si rrugë për të angazhuar elektoratin dhe mobilizuar qytetarët për ndryshime.

ACTA

Early in 2012, Mozilla warned against the ratification of the Anti-Counterfeiting Trade Agreement (ACTA) by the European Parliament. In a blog post, Mitchell Baker urged the policymakers that opaque processes were a “bad way to develop Internet policy” — in particular, that the global trade agreement was negotiated in private without open involvement of all the stakeholders. After massive street protests of Net-savvy citizens across Europe, the European Parliament rejected ACTA on July 4th in an unequivocal vote.

Firefox Flicks

Këtë vit sollëm sërish Firefox Flicks — një konkurs videosh për ata që dëshirojnë të merren me filmin, animacionet dhe krijimtari të ngjashme, kudo në botë, e ku mund të merret pjesë duke prodhuar dhe parashtruar filma të shkurtër. Këto filma, të krijuar nga dashamirës të Firefox-it, u paraqesin përdoruesve dhe i edukojnë ata lidhur me çështje që kanë ndikim në jetën e tyre në internet, të tilla si privatësia dhe siguria. Mbi të gjitha, këta artistë të filmit, duke përdorur vizionin e tyre, u treguan të tjerëve atë çka e bën Firefox-in të ndryshëm.Figura të famshme dhe ekspertë të industrisë së filmit ndihmuan në përzgjedhjen e fituesve rajonalë nga më shumë se 400 punë të parashtruara prej mijëra artistë të filmit anembanë botës.

Collusion

Mozilla Collusion gives consumers a powerful tool to protect their privacy, arming them with transparency, facts and the power to make their own decisions about how their personal data is shared and used. Made possible with the support of the Ford Foundation, Collusion allows users to see who is tracking them across the Web. It shows, in real time, how that data creates a spider-web of interaction between companies and other trackers.

Watch a video of Mozilla CEO Gary Kovacs presenting Collusion at TED

Bashkësi

Mozilla është një organizëm që në themel synon njerëzit dhe bërjen e Web-it më të mirë për këdo. Bashkësia Mozilla është thelbësore për suksesin e projektit. Nuk luftojmë dot për një Web të hapur, të ndryshueshëm dhe të tejdukshëm pa njerëz që besojnë dhe e përkrahin këtë kauzë. Kemi bashkësi Mozilla që shtrihen në krejt botën dhe këta njerëz të dalluar janë përgjegjës për programime, testime, përkthime, organizime veprimtarish programimi, dhënie njohurish, marketing, përhapje dhe rrënjosje të produkteve Mozilla dhe shumë të tjera.

Përfaqësues Mozilla

Programi Përfaqësues Mozilla, i hartuar për t’u dhënë vullnetarëve aftësitë për t’u bërë përfaqësuesit zyrtarë të Mozilla-s në zonën e tyre, është shtrirë në mbi 350 vetë në më shumë se 70 vende brenda diçka më tepër se një viti. Programi luan një rol të dorës së parë në ndihmën dhënë Mozilla-s paralelisht për përmbushjen e synimeve të veta organizative lidhur me përhapjen dhe zhvillimin e Firefox OS-it, Firefox-it për Windows, Mac dhe Linux, dhe Firefox-it për Android. Përfaqësuesit e Mozilla-s kanë organizuar më shumë se 700 veprimtari anembanë botës dhe kanë tërhequr dhe stërvitur me sukses qindra kontribues të rinj në dhjetëra zona veprimi.

kampet Mozilla (MozCamps)

Kampet Mozilla janë veprimtari rajonale te të cilat bashkohen përfaqësues nga bërthama e paguar dhe anëtarë vullnetarë të ekipeve Mozilla, nga krejt fushat e projektit, për dy ditë të plota paraqitjesh, diskutimesh, ngjizje idesh, fillim punësh, hackathon-a dhe, sigurisht, pakëz dëfrim.

Teksa përqendrimi kryesor mbetet te drejtuesit e bashkësisë dhe kontribues bazë, Kampet Mozilla synon gjithashtu të përgatisë drejtues të ardhshëm — ata kontribues Mozilla që kanë qenë veçanërisht aktivë në gjashtë muajt e fundit dhe që përfaqësojnë brezin e ardhshëm të drejtuesve në bashkësinë Mozilla.

Këtë vit pati Kampe Mozilla në Buenos Aires, Varshavë dhe Singapor, ku morën pjesë së bashku më shumë se 300 të punësuar të Mozilla-s dhe 600 vullnetarë.

Bashkësi Në Ngjitje

Ndër bashkësitë më dinamike dhe me rritje më të shpejtë janë disa prej bashkësive tona më të reja. Mund t’i gjeni në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azinë Juglindore dhe mjaft prej anëtarëve të tyre u ftuan si pjesëmarrës në Kampet Mozilla gjatë 2012-s. Punë të mrekullueshme në veçanti kanë bërë bashkësia tuniziane, bashkësia keniane and bashkësia filipinase dhe secila përmban thuajse një duzinë kontribuesish aktivë në shumë fusha veprimi, përfshi përkthim, SC, marketing dhe programim. Një nga bashkësitë më të reja Mozilla që zuri fill më 2012 është ajo e Mianmarit.

Shembuj Kontribuesish

Qëndrueshmëri dhe Partneritete

Bashkë me këtë raport vjetor, hodhëm në qarkullim auditimin financiar për 2011. Mozilla mbetet në pozicione të mira, si financiarisht, ashtu edhe organizativisht, për të shpënë përpara misionin e vet të sendërtimit në Internet të të qenit i hapur, lirisë dhe pjesëmarrjes në të.

Mozilla mbetet e shëndetshme financiarisht; vazhdojmë të punësojmë më tepër vetë kudo në botë, kemi hapur Hapësira të reja Mozilla anembanë botës, kemi filluar nisma të reja domethënëse, të tilla si Firefox OS, dhe jemi në gjendje t’i mbulojmë këto me burime të qëndrueshme.

Pjesa dërrmuese e të ardhurave tona vijnë prej funksionesh kërkimi te shfletuesi Firefox. Google-i është burimi më i madh i të ardhurave dhe më Dhjetor të 2011-s, njoftuam se ramë dakord për një marrëveshje domethënëse dhe me përfitime dyanëshe me Google-in. Kjo marrëveshje e re e zgjeron marrëdhënien tonë afatgjatë për kërkime me Google-in për të paktën edhe tre vjet të tjerë.

Mozilla ka edhe një numër marrëdhëniesh të tjera në bashkësinë Web, si edhe marrëdhënie të reja me operatorë të telefonisë celulare, prodhues pajisjesh, partnerë palë e tretë në krijim lënde dhe aktorë të tjerë të ekosistemit të celularëve.