Firefox OS

Thjesht ajo çka duan klientët tuaj

I lehtë për t’u përdorur. E lehtë për t’u përshtatur. Firefox OS-i është një platformë e hapur që nxit pjesëmarrje më të madhe në zinxhirin e vlerave.

Web-i është platforma

Firefox OS-i është një ekosistem alternativ i pavarur nga rregullat dhe kufizimet e platformave ekzistuese pronësore. Partnerët tanë janë ndër kryesuesit në industrinë përkatëse, të cilët e kanë kuptuar vlerën që mund të sjellë në tregjet e tyre një ofertë e diferencuar.

Ndërtuar nga Firefox-i

Gjatë 15 vjetëve të shkuar, pjesëmarrja jonë ka qenë kyçe për risimin dhe dhënien formë Web-it, për ta mbajtur atë të hapur dhe të përdorshëm nga kushdo. Si fryt i përpjekjeve tona, një e pesta e krejt veprimtarisë në Web sot kryhet përmes produktesh Firefox.

Përparësia e Web-it të Hapur

Me Firefox OS-i mundeni:

  • Të krijoni ndërfaqe përdoruesi për nevoja të caktuara tregu
  • Të keni në dorë dhe të kontrolloni marrëdhëniet tuaja me konsumatorët
  • Të eksploroni modele alternative biznesi
  • Të nxitni shtimin e përdorimit të Internet-it
  • Të ofroni mundësitë të barabarta kundrejt ofruesish të tjerë OS-esh dhe tregjesh aplikacionesh
Firefox OS partners

Firefox Marketplace

Aplikacione HTML5 për këdo

Zbuloni një rrugë të re pjesëmarrjeje në një ekosistem që përmban aplikacionet më popullore në botë, si dhe lëndë më me peshë, më të orientuar drejt përdoruesit, për t’iu përgjigjur nevojave specifike të grupeve të caktuara përdoruesish.

Modeli juaj i biznesit

Fuqizoni biznesin tuaj duke ndërthurur plan-pagesat e klientëve tuaj me ofertat tona të shërbimeve me burim të hapur. Përshtatuani aplikacionet dhe blerjen e tyre nevojave specifike dhe mbërrini kështu në tregje të reja.

Zbulim risor lënde

Ekspertë aplikacionesh dhe anëtarë të bashkësisë Mozilla nga e gjithë bota ndihmojnë të përcaktohet te Firefox Marketplace-i lëndë me vlerë. Kjo bën të mundur që klientët tuaj të gjejnë kollaj lëndë që ka më tepër rëndësi për ta.

Një shteg i drejtpërdrejtë për te klientët tuaj

Marketplace-i ofron:

  • Faturime operatori që ju lejojnë të merrni pjesë në ekosisteme celularësh dhe të zhvilloni marrëdhënie të drejtpërdrejta me përdoruesit
  • Një paketë ofertash operatori me të cilën mund të promovoni koleksioni aplikacionesh, lëndë dhe paketa mesazhesh që kanë peshë për klientët dhe tregjet tuaja
  • Një mekanizëm unik zbulimi lënde, me aplikacione të freskëta, me vlerë, të përditësuara rregullisht, të përshtatura për plotësim nevojash vendore të klientëve
  • Përkushtim nga ajka e zhvilluesve të mirënjohur
  • Pragje më të ulëta kostoje dhe burimesh për zhvillues aplikacionesh vendore

Bëhuni një zhvillues Marketplace-i

Marketplace-i ofron:

  • Aplikacione që klientët mund t’i zbulojnë kollaj dhe përdorin në shumë platforma, pajisje dhe sisteme operative
  • Modele të zhdërvjellëta biznesi, përfshi reklama dhe mundësi të shumta monetarizimi që i bëjnë pagesat in-app të thjeshta
  • Mundësi faturimesh operatori në monedha vendore
  • Mundësinë për t’u lidhur me qindra milionë përdorues dhe përkrahës të Firefox-it anembanë botës
  • Mundësi shfrytëzimi tregjesh relativisht të paprekur

Firefox për Android

Punim superior në celular

Merreni te Google Play

Me veçori të integruara me njëra-tjetrën dhe fjalën e fundit në siguri dhe privatësi, shfletuesi ynë, i vlerësuar ndër më të mirët, ofron një alternativë kundrejt platformave të mbyllura dhe sjell një rrugë të vlefshme për t’u lidhur me përdoruesit e telefonave të mençur dhe tableteve.

Përshtatni marrëdhëniet

Jepuni përdoruesve tuaj versionin tuaj të Firefox-it për Android dhe Firefox Marketplace-it, për t’i tërhequr ata më tepër dhe për të shtuar praninë e markës suaj.

Krijoni vlerë të re

Hyni në ekosistemin Firefox për të përfituar nga mundësi të tilla si Firefox Marketplace-i dhe WebRTC-ja. Mund të shfaqni lëndë të re Web ose ta integroni atë në dhomën e ndenjes së klientëve tuaj, për të ofruar gjëra të reja, të pavarura nga platformat.

Mësoni më tepër rreth mundësive për partnerë.

Nxirreni veten në pah
nga turma

Përfitoni nga ofertat tona të diferencuara, marka e fuqishme dhe dashuria e klientëve për ekosistemin Firefox, për të shtuar shitjet dhe përdorimin e të dhënave.

Firefox-i për Android ju lejon:

  • Të ofroni ndjesi të personalizuara

    Të shtoni markën tuaj dhe lëndë tuajën, për të shtuar urat e ndërveprimit me klientët, mbajtjen e tyre të tërhequr dhe shitjet në të ardhmen.

  • Të krijoni oferta të reja diferencuese

    Të integroni shërbime drejt e te shfletuesi, për ta çliruar veten nga kufizimet e platformave pronësore.

  • Hyni në ekosistemin Firefox

    Shfrytëzoni Firefox Marketplace-in, teknologjinë WebRTC, mbulimin e faturimit të drejtpërdrejtë të klientëve, thellimet në kërkim, shërbimet e reja Firefox re, etj.

Firefox Marketplace — Dëshmi zhvilluesish

Ju falënderojmë për interesin që tregoni për bashkëpunim me ne

Kërkesën tuaj do ta shqyrtojmë dhe do të lidhemi së shpejti me ju rreth mundësish dhe shansesh.

Firefox-i në KBC 2015 – Plani i Veprimtarive

Schedule is subject to change.

Monday March 2

  1. Firefox OS. The Independent Path. Overview and Opportunities.
  2. Firefox OS. Flexibility & Extensibility. Success Stories.
  3. Firefox on Mobile Devices
  4. Building Mozilla Values into Firefox OS
  5. Firefox OS. Beyond Smartphones.
  6. Webmaker for Mobile. Building Local Content and Web Literacy
  7. Firefox OS. Flexibility & Extensibility. Success Stories.
  8. Firefox Marketplace. Why We Chose the Web.
  9. Firefox OS, the Web of Things and Open Web Hardware

Tuesday March 3

Wednesday March 4

Thursday March 5

Firefox-i në KBC 2015 – Hall 3, Stand 3C30