Shkarkoni Firefox-in

Firefox nuk mbulohet më në Windows 8.1 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Firefox nuk mbulohet më në macOS 10.14 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Shënim Privatësie në Firefox

Skeda shfletuesi të fiksuara

Fiksimi i një skede në Firefox ju lejon të mbani sajtet tuaj të parapëlqyer përherë hapur dhe një klikim larg. Ata do të hapen automatikisht kur nisni Firefox-in. Na duket veçanërisht të dobishëm për të mbajtur gjithnjë pranë gjëra të tilla si sajte email-i dhe kalendarësh.

Janë të vockla dhe s’mund t’i mbyllni aksidentalisht, ngaqë s’kanë buton mbylljeje. Në vend të kësaj, duhet t’u hiqni fiksimin.

Mund të shihni kur përditësohen skedat tuaja të fiksuara, për shembull, nëse merrni email të ri, apo mesazh të drejtpërdrejtë.

Nëse klikoni në një lidhje që nga brenda skedës tuaj të fiksuar, Firefox do ta hapë automatikisht lidhje në një skedë të re, veçmas, kështu që skedat tuaja të fiksuara të rrojnë përjetë (ose deri sa t’u hiqni fiksimin).