Shfletim i Bërë Më i Lehtë
Shtylla e Mahnitshme
Hapini site-et tuaj të parapëlqyer pa humbur kohë – edhe kur nuk i mbani mend URL-të. Shkruani një fjalë te shtylla e vendeve (i njohur edhe si Shtylla e Mahnitshme) dhe funksioni i vetëplotësimit do të paraqesë përputhje të mundshme prej historikut tuaj të shfletimit, site-e të faqeruajtur dhe skeda të hapura.
Shtylla e Mahnitshme mëson nga sjellja juaj, ndërkohë që e përdorni—me kalimin e kohës, i përshtatet parapëlqimeve tuaja dhe ofron përputhje më të përafërta. E kemi ujdisur që t'ju japim kontroll më të madh mbi përfundimet (përfshi rregullimet e vetësisë) dhe ia kemi rritur suksesshmërinë, që të gjeni çka kërkoni edhe më shpejt.
Ndërfaqe e Përmirësuar
Kërkojmë përherë për rrugë se si ta bëjmë shfletimin tuaj më të lehtë dhe më të efektshëm.
Mbi përmirësimet e fundit, lexoni më tej:
Skeda Përsipër
Skedat i kemi kaluar mbi Shtyllën e Mahnitshme, për të lehtësuar përqendrimin te lënda e site-eve që vizitoni.
Butoni Firefox (Windows dhe Linux)
Tani, krejt zërat e menuve, gjenden në një buton të vetëm, për hyrje të kollajtë.
Butoni i Faqerojtësve
Administroni faqerojtësit tuaj nga një buton i vetëm. Gjejini lidhjet tuaja të parapëlqyera pa ngecur gjëkundi!
Buton i Thjeshtëzuar për Ringarkim/Ndalim
Shtylla juaj e Mahnitshme tani përmban një buton të kollajtë për të ndalur ngarkim faqesh ose për të ringarkuar faqe.
Butoni Hyrje
Butoni Hyrje është kaluar në të djathtë të kutisë së kërkimit.
Skeda
Shfletoni disa site-i njëherësh, thjesht dhe lehtë. Çdo site shfaqet si një skedë e re
(jo si një dritare e re) dhe në të mund të hyhet me një klik.
Skeda Zbatimesh
Merrini site-et që i mbani përherë hapur—fjala vjen, postën Web—nga shtylla juaj e skedave dhe jepuni një vatër të përhershme në shfletuesin tuaj.
Rihapni Skeda dhe Dritare të Mbyllura
Nëse e mbyllni padashur një skedë ose një dritare, mund ta rihapni me një klik. Thjesht shihni Skeda të Mbyllura Së Fundmi ose Dritare të Mbyllura Së Fundmi, te menuja Historik dhe përzgjidhni skedën ose dritaren që do të donit të rihapet.
Kalo-te-Skeda
Ndërkohë që hapni një skedë të re, ose shkruani diçka te Shtylla e Mahnitshme, Firefox-i do të kontrollojë të shohë nëse e keni të hapur atë site. Nëse po, do t'ju shpjerë te skeda ekzistuese, që kështu të mos e hapni më kot dy herë.
Kapërcime të Lehta
Doni të hapen njëherazi tërë 20 faqet tuaja më të dashura? Një veçori e re elegante ju lejon të kaloni kollaj nga një skedë te tjetra, për t'i parë të gjitha e për të punuar me atë që doni pa humbur kohë.
Sistemojini Skedat tuaja me Panoramën
Ca si tepër skeda? Shpëtojeni shfletuesin tuaj nga rrëmuja e skedave! Panorama ju lejon t'i sistemoni skedat tuaja, përmes teknikës merr dhe vër, në grupe të administrueshme që mund t'i sistemoni, emërtoni dhe rregulloni në mënyrë pamore dhe zbavitëse. Që t'ia filloni me Panorama-n, thjesht përzgjidhni ikonën Grupe Skedash, kur përshtatni Panelin tuaj të Lundrimit, ose djathtasklikoni mbi cilëndo skedë që ta Kaloni në Grup.
Jini i Njëkohësuar
Sync-u i lidh rrjedhshëm Firefox-et në desktopin tuaj dhe ata për celularë, që kështu të mundeni të hyni te historiku juaj i shfletimit, fjalëkalimet, faqerojtësit dhe deri skedat e hapura pavarësisht nga pajisja që përdorni në një çast të dhënë. Hyni në të dhëna të grumbulluara përgjatë vitesh shfletimi që ditën e parë që ndizni pajisjen tuaj celulare, dhe përdorini fjalëkalimet e ruajtur te versioni desktop për të plotësuar formularë te celulari juaj.
Tani mundeni të shfletoni në Web me desktopin tuaj, të ngriheni në mes të shfletimit, dhe t'i gjeni skedat tuaja të hapura gati, duke ju pritur te celulari juaj, ashtu siç i latë. Shfletimi juaj nuk ka për të qenë më siç ishte deri më sot! Mësoni më tepër rreth Sync-ut ose shtojeni Firefox-in në celularin tuaj.
Administrues Fjalëkalimesh
U lodhët duke u përpjekur të mbani mend ose të rishtypni fjalëkalimet tuaj sa herë që vizitoni një site të parapëlqyer? Firefox-i ka ardhur për t'ju ndihmuar! Do t'ju paraqitet një mundësi për mbajtje mend fjalëkalimesh, në daçi, herën e parë që bëni hyrjen te një site—pas kësaj, Firefox-i do të kujdeset për ç'mbetet.
Plotësim Formularësh
Kur plotësoni një formular online, fjala vjen adresën tuaj për dërgesa, Firefox-i do të këshillojë të dhëna për çdo fushë që duhet plotësuar, duke u bazuar në përgjigjet tuaja më të zakonshme që keni dhënë për fusha të ngjashme në formularë të tjerë. Të lodhur nga shtypja pa pushim e të njëjtës përgjigje? Do të mbërrini në fund të formularit sa hap e mbyll sytë!
Bllokues Flluskash
Përzini një herë e mirë nga punimi juaj në Web flluskat që hapen përsipër apo nën një dritare. Ose, gjeni një mesatare të përshtatshme — lejoni të duken flluska të bllokuara ose krijoni me site-e një listë “të lejuarish”, flluskat e të cilëve janë në rregull për parje.
Kërkim i Kollajtë
Web-i është një vend i madh, por Firefox-i është gati t'ju ndihmojë të gjeni çfarëdo që po kërkoni.
Kërkim në Web i Integruar
Kërkimi në Web, me kutinë e brendshme të kërkimeve në të djathtë të shtyllës së vendeve, është i rrufeshëm. Përdorni motorin tuaj të dëshiruar të kërkimeve, për të bërë kërkime duke shtypur drejt e te kutia. Gjerësia është e ndryshueshme, po qe se keni nevojë për më tepër hapësirë.
Këshillime Kërkimesh
Filloni e shtypni te shtylla e kërkimeve dhe do t'ju përgjigjet me një listë hapmbyll mbushur me këshillime, plus që mund të përdorni shtyllën e kërkimeve si makinë llogaritëse, shndërrues njësish e më tej.
Qindra Motorë Kërkimesh
Zgjidhni prej një liste hapmbyll motorësh parazgjedhje, ose përzgjidhni “administroni motorë kërkimesh” prej së njëjtës listë, për të parë motorë të mundshëm kërkimesh të ofruar si shtesa. Shihini mundësitë tani.
Me fjalëkyça të mençur bëni në Web kërkime në kohë rekord. Me pak klikime mund të caktoni fjalëkyça për motorët e kërkimit, e mandej thjesht jepni kyçin tuaj dhe termat e kërkimit te shtylla e vendeve. Me këtë mekanizëm, duke caktuar për shembull “books” për Amazon.com, përmes shtypjes “book arkitekturë vilash” mund të kërkohet në Amazon.com, dhe të kaloheni drejt e te librat për arkitekturë vilash, pa ndalesë te faqja hyrëse e Amazon-ës.
Fjalëkyça të Mençur
Kërkoni nëpër Web në kohë rekord, përmes fjalëkyçave të mençur. Me pak klikime mund t'u përshoqëroni fjalëkyça motorëve të kërkimit, e mandej thjesht jepni fjalëkyçin dhe terma kërkimi te shtylla e vendeve. Duke i përshoqëruar Amazon.com-it fjalëkyçin "libra" do të thotë që mund të shtypni për kërkim diçka si "libra rreth ndërtimit të shtëpive" dhe filloni e shihni përfundimet drejt e aty, pa u futur te faqja hyrëse e Amazon-ës.
Shfletim i Ndjeshëm Ndaj Vendit
Ju duhet drejtim për diku, ose ndihmë se si të gjeni një restaurant? Firefox-i tani mund t'u tregojë site-eve se ku gjendeni, që kështu të mund të gjeni ato të dhëna që kanë më tepër rëndësi dhe janë më të dobishme për ju. Shfletuesi nuk tregon vende pa lejen tuaj - vetësia juaj është përparësia kryesore.
Rikthim Sesioni
Rikthimi i Sesionit ju rikthen dritaret dhe skedat tuaja, bashkë me tekstin që po shtypnit atë çast, si dhe rimerr çfarëdo shkarkimi që nuk kish përfunduar. Pas instalimit të ndonjë shtojce, ose përditësimit të programit, mund ta rinisni shfletuesin tuaj pa humbur vendin ku ndodheshit. Dhe, po qe se Firefox-i ose kompjuteri juaj mbyllet papritmas, nuk keni nevojë të shpenzoni kohë për rimarrje të dhënash apo rigjetjen e hapave tuaj në Web. Nëse ishit në shkrim e sipër të një email-i, do të riktheheni atje ku e latë, madje deri te fjala e fundit që po shtypnit.
Kontroll Drejtshkrimi
Një kontrollor i brendshëm drejtshkrimi ju lejon të fusni tekst drejt e në faqe Web, të tilla si postime në blogje apo e-mail. Një hap më pak për ju dhe një shqetësim më pak lidhur me gabime shkrimi.
Sistemoni Gjërat
Ka plotë gjëra të bukura në Web, dhe Firefox-i ka plot mënyra që t'ju ndihmojë si t'i ndiqni ato.
Faqerojtje Njëklikimshe
Administrojini faqerojtësit tuaj, shumë ose paksa. Një klik mbi ikonën yll në fund të shtyllës së vendeve e faqeruan site-in. Dy klikime dhe mund të zgjidhni ku të ruhet, dhe të etiketohet apo jo. Skedojini site-et e faqeruajtur në dosje ku hyhet lehtë dhe organizojini sipas temave, (fjala vjen, “kërkim vendi pune” apo “pazaret e parapëlqyera”). Gjejini në çast site-et e faqeruajtur përmes dhënies së emrit të etiketës, faqes ose faqerojtësit te shtylla e vendeve. Sa më tepër të përdorni etiketat dhe faqerojtësit tuaj te shtylla e vendeve, aq më tepër sistemi do t'iu përshtatet parapëlqimeve tuaja.
Etiketa
Etiketoni një site me emra ose kategori që kanë kuptim për ju. Për shembull, mund të etiketonit site-in www.bbc.co.uk me etiketën “lajme”, apo edhe me etiketën “në gjuhë të huaj”, ndërkohë që etiketën “lajme” ia jepni edhe www.nytimes.com. Kur jepni “lajme” te shtylla e vendeve, te përfundimet do të duken që të dy site-et. Një site mund të ketë shumë etiketa, dhe as ka kufi për numrin e etiketave që mund të krijoni. Mund të mos e mbani mend emrin e saktë të një site, por me një etiketë, do të jeni në gjendje ta gjeni sipas mënyrës që ka kuptim për ju.
Bibliotekë
Bëjeni shfletuesin tuaj aq të efektshëm, sa e përfytyroni. Historiku juaj i shfletimeve (tërë site-et web që keni parë) dhe faqerojtësit tuaj (tërë site-et web që keni ruajtur) arkivohen te Biblioteka, prej nga mund të kërkohen dhe organizohen lehtë. Po ashtu, mundeni të ruani kërkime që i bëni shpesh në dosje të mençura dinamike, të cilat përditësohen vetvetiu, sa herë që lista juaj e faqerojtësve dhe historiku rriten.
Kërkoni dhe Gjeni
Funksioni për gjetje shfaqet me një të rënë tasti. Kërkoni për një fjalë apo togfjalësh në një faqe Web që keni hapur. Theksojeni tekstin përpara përdorimit të këtij funksioni dhe dritarja për gjetjet hapet me përzgjedhjen tuaj brenda. Shihni njëherazi tërë hasjet për kërkimin tuaj, ose kaloni poshtë e lartë nëpër rastet e fjalës në atë faqe.
Lexues Prurjesh RSS
Harxhoni orë të tëra në Web duke kërkuar për lajmet dhe përditësimet më të reja? Në vend të kësaj, shtoni një ikonë prurjesh RSS te paneli juaj dhe krijoni prurje duke përdorur një shërbim web online, një klient leximi prurjesh ose duke krijuar Faqerojtës të Gjallë Firefox-i.
Përgjegjës Shkarkimesh
Shkarkoni kartela rrjedhshëm dhe në mënyrë të sigurt! Funksionet e pushimit dhe rimarrjes lejojnë ta ndalni ose nisni një në çfarëdo kohe. Kështu, nëse jeni në gjysmë të shkarkimit të një kartele të madhe dhe erdhi ora të kapni autobuzin, thjesht pushojeni dhe riniseni shkarkimin kur të ktheheni në shtëpi. Funksioni i rimarrjes punon edhe kur sistemi juaj vithiset, ose detyrohet të riniset. Përgjegjësi shfaq ecurinë e shkarkimit dhe ju lejon të kërkoni për kartela sipas emrash ose vendndodhjesh Web prej nga erdhën shkarkimet.
Shfletim Offline
Shkëputeni kompjuterin nga Interneti dhe prapë i keni me vete të dhënat tuaja. Disa site-e mund t'u lejojnë disa zbatimeve—fjala vjen, e-mail-it tuaj me bazë Web—t'i keni me vete gjithë kohës.
Zoom i Plotë
Dëshironi t'i shihni titrat dhe figura pak më të mëdha? Një mekanizëm elegant zoom ju lejon të zmadhoni dhe shihni hollësitë në faqe web, duke u përqendruar në atë që ka rëndësi. Faqet do të ripërmasohen përpjestimisht, me krejt elementet që ndryshojnë në të njëjtën masë.
Pamje & Ndjesi si të Platformës Origjinale
Platforma e Firefox-it ju duket dhe e ndjeni si shtëpinë tuaj. Shiheni si një Firefox që është goxha i zoti të zërë shokë të rinj. Si kur përdorni Windows&7, Mac apo Linux, shfletuesi ndërthuret puthitur me mjedisin e e kompjuterit tuaj. Pamja si e mjedisit origjinal sjell një ndërfaqe pa të meta, ku nuk ju ngec syri gjëkundi.
Asistencë Firefox-i
Ju duhet ndihmë?Site-i ynë i asistencës kanë një bazë dijesh ku mund të kërkohet për artikuj, plus forume dhe përkujdesore plot me zgjidhje dhe ndihmëza për punim më të mirë.
