Firefox Developer Edition

Mirë se vini te shfletuesi juaj i ri i parapëlqyer. Shijoni veçoritë më të reja, punim të shpejtë dhe mjete zhvillimi që ju duhen për të ndërtuar një web të hapur.

Sistemi juaj mund të mos i plotësojë domosdoshmëritë e Firefox-it, por mund të provoni një nga këto versione:

Firefox Developer Edition nuk mbulohet më në Windows 8.1 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Firefox Developer Edition nuk mbulohet më në macOS 10.14 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Shënim Privatësie në Firefox

Përdorni Debian, Ubuntu ose çfarëdo shpërndarje me bazë Debian-in?
Mund të caktoni depon tonë apt , në vend të saj.

Versioni Firefox Developer Edition dërgon vetvetiu të dhëna te Mozilla. Mësoni më tepër

Firefox Developer Edition

Shfletuesi i ndërtuar për zhvilluesit

Krejt mjetet më të reja të zhvillimit në beta, plus veçori si Multi-line Console Editor dhe WebSocket Inspector.

Një profil dhe shteg më vete, që të mund ta xhironi kollaj me version të hedhur në qarkullim ose Beta Firefox.

Parapëlqime të qepura për zhvillues web: diagnostkim Shfletuesi dhe së largëti janë të aktivizuara si parazgjedhje, siç është edhe tema e errët dhe butoni i panelit të zhvilluesit.

CSS jo aktive
Mjete të Reja

CSS jo aktive

Firefox DevTools tani i hijezon në gri pohimet CSS që s’kanë ndonjë efekt në faqe. Kur të kaloni kursorin përsipër ikonës për të dhëna, do të shihni një mesazh të dobishëm rreth se pse nuk aplikohet CSS-ja, përfshi një ndihmëz se si të zgjidhet problemi.

Mësoni më tepër

Firefox DevTools
Mjete të Reja

Firefox DevTools

Firefox DevTools e reja që Firefox-i ofron për zhvilluesit janë të fuqishme, të lakueshme dhe, më e mira e të mirave, të përpunueshme. Këtu përfshihen një diagnostikues JavaScript nga më të mirët, që mund të trajtojë shumë shfletues njëherësh dhe që është ndërtuar me React dhe Redux.

Mësoni më tepër

Zotëroni Rrjetën CSS
Veçori Risore

Zotëroni Rrjetën CSS

Firefox-i është shfletuesi i vetëm me mjete të krijuara posaçërisht për hartim dhe krijim me Rrjetë CSS. Këto mjete ju lejojnë të vizualizoni rrjetën, të shfaqni emra fushash, të parashihni transformime në rrjetë dhe shumë të tjera.

Mësoni më tepër

Panel Shkronjash
Të dhëna Më të Shpejta

Panel Shkronjash

Paneli i ri i shkronjave te Firefox DevTools në Firefox u jep zhvilluesve hyrje të shpejtë në krejt të dhënat që ata kanë nevojë mbi shkronjat e përdorura në një element. Në të përfshihen edhe të dhëna të dobishme të tilla si burimi, madhësia, stili i shkronjave, etj .

Mësoni më tepër

Skiconi. Kodoni. Testoni. Përimtoni.

Ndërtoni dhe Përsosni sajtet tuaj
me Firefox DevTools

Mbikëqyrës

Mbikëqyrni dhe përimtoni kod për të ndërtuar skema të përsosura deri te pikseli i fundit.

Mësoni më tepër rreth Mbikëqyrësit të Faqes

Konsol

Mbikëqyrni dhe përimtoni kod për të ndërtuar skema të përsosura deri te pikseli i fundit.

Mësoni më tepër mbi Konsolën Web

Diagnostikues

Diagnostikues i fuqishëm JavaScript me mbulim për platformën tuaj.

Mësoni më tepër rreth Diagnostikuesit JavaScript

Rrjet

Vëzhgoni kërkesa rrjeti që mund të ngadalësojnë apo bllokojnë sajtin tuaj.

Mësoni më tepër rreth Vëzhguesit të Rrjetit

Panel depozitimesh

Shtoni, modifikoni dhe hiqni të dhëna fshehtine, cookie-sh, bazash të dhënash dhe sesionesh.

Mësoni më tepër rreth Panelit të Depozitimeve

Mënyra Hartim Reagues

Testoni sajte në pajisje të simuluara në shfletuesin tuaj.

Mësoni më tepër mbi Mënyrën Hartim Reagues

Përpunim Pamor

Përimtoni në hollësi animacione, drejtim dhe mbushje.

Mësoni më tepër mbi Përpunimin Pamor

Funksionim

Zhbllokoni bllokimet, thjeshtoni proceset, optimizoni burimet.

Mësoni më tepër mbi Mjete Funksionimi

Kujtesë

Gjeni rrjedhje të kujtesës dhe bëjeni aplikacionin tuaj të shpejtë.

Mësoni më tepër mbi Mjete Kujtese

Përpunues Stilesh

Përpunoni dhe administroni krejt fletëstilet tuaj CSS në shfletuesin tuaj.

Mësoni më tepër mbi Përpunuesin e Stileve

Ngrini zërin

Përshtypjet na bëjnë më të mirë. Tregonani se si mund të përmirësojmë shfletuesin dhe mjetet e Zhvilluesit.

Bëhuni pjesë e bashkëbisedimit

Përfshihuni

Ndihmoni të ndërtohet shfletuesi i fundit i pavarur. Shkruani kod, ndreqni të meta, krijoni shtesa, etj.

Fillojani që tani

Shkarkoni shfletuesin Firefox të krijuar për zhvillues