Shkarkoni Firefox-in

Firefox nuk mbulohet më në Windows 8.1 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Firefox nuk mbulohet më në macOS 10.14 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Shënim Privatësie në Firefox

Përzgjidhni ngjyra në Firefox, me mjetin pikatore

Ka mjaft arsye pse mund të doni të dini kodin e saktë gjashtëmbëdhjetësh të një ngjyre të caktuar në një faqe web — ndoshta krijoni faqe web, ose jeni hartues grafik. Mjeti pikatore, në versionin për desktop të Firefox, ju lejon të gjeni kodet e saktë gjashtëmbëdhjetësh thjesht duke kaluar kursorin përsipër çfarëdo ngjyre që shihni në një faqe web. Një klikim i vetëm do ta kopjojë atë vlerë ngjyre në të papastrën tuaj.

Foto ekrani e mjetit pikatore në Firefox që shfaq vlerën gjashtëmbëdhjetëshe të ngjyrës së një pikseli të vetëm në një faqe web.

Pikatoren mund ta gjeni nën “Mjete Shfletuesi” te menuja Mjete, ose nën “Më Tepër Mjete” te menuja e paneleve të Firefox-it (në fund të panelit Firefox).