Shkarkoni Firefox-in

Firefox nuk mbulohet më në Windows 8.1 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Firefox nuk mbulohet më në macOS 10.14 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Shënim Privatësie në Firefox

Përshtatni shfletuesin tuaj Firefox

Temat Firefox ju lejojnë të ndryshoni pamjen e shfletuesit. Ato caktojnë skemë ngjyrash për menutë e shfletuesit dhe faqe sistemi Firefox dhe mundeni edhe të shtoni një figurë sfond te paneli i Firefox-it tuaj.

Firefox vjen me një temë parazgjedhje sistemi dhe është i ngarkuar paraprakisht me variante të çelët, të errët dhe shumëngjyrësh.

Pamje e temave parazgjedhje që vijnë me Firefox-in, që paraqesin variantet e çelët, të errët dhe atë shumëngjyrësh.

Më tepër tema falas të përshtatura mund të gjeni te addons.mozilla.org. Shfletoni ato më të vlerësuarat, ato në modë dhe më të rekomanduarat. Ose shihni për tema sipas kategorish, përfshi muzikë, sezonale, sporte dhe natyrë. Qepeni funksionimin sipas shijeve tuaja. Krijesa të lezetshme, robotë të ligj, peizazhe të mrekullueshëm — ka me mijëra mundësi për ta bërë Firefox-in si e doni.

Figurë e tre temave Firefox të përshtatura: një temë e errët e purpurt dhe rozë me theksime të bardha dhe ngjyrë portokalli, një temë e çelët bezhë që përmban një vizatim zogjsh dhe gonxhe qershie me bojëra uji, si dhe një temë të errët të zezë dhe të gjelbër që shfaq një rregullsi qarqesh <em>high-tech</em>.