firefox-ios-firefox-browser

Shkoni atje më shpejt, me Firefox-in për Android

Shihni krejt skedat tuaja të hapura, kërkime së fundi dhe sajte të parapëlqyer, krejt në një vend, me shfletuesin Firefox për Android.

Merreni te Google Play

Merrni Firefox-in për Android

Që t’ia filloni, skanoni kodin QR

Që të merrni Firefox-in në Android, skanoni kodin QR

I shpejtë dhe Privat

Firefox-i për Android jep mbrojtje të pamundimshme të privatësisë, me ngarkime të rrufeshme faqesh. Mbrojtja e Thelluar Nga Gjurmimet u bllokon automatikisht gjurmuesve internetorë t’ju ndjekin nëpër internet dhe të ngadalësojnë faqet tuaja.

Një prekje, për te mënyra privatësi

Kaloni në Mënyrën Shfletim Privat thjesht me një klikim. Dhe kur mbyllni Mënyrën e Shfletimit Privat, historiku i shfletimit tuaj fshihet automatikisht nga pajisja juaj.

Kërkoni sipas mënyrës tuaj

Keni një telefon të madh dhe mollëza gishtash normale? S’ka problem. Firefox-i për Android ju lejon ta kaloni shtyllën e kërkimeve nga kreu te fundi, duke e bërë më të lehtë përdorimin me një dorë. Mundeni edhe të zgjidhni motorin tuaj të kërkimeve brenda shfletuesit dhe të caktoni Firefox-in si shfletuesin tuaj parazgjedhje, nëse doni.

Kurseni energji, me Mënyrën “I errët”

Kaloni nën Mënyrën “I errët” në çfarëdo kohe, për të ulur lodhjen e syve dhe për të zgjatur përdorimin e energjisë së baterisë tuaj.

Jini zot i skenës tuaj të kreut

Shkoni më shpejt te pjesët e internetit që keni për zemër. Zgjidhni të shihni krejt skedat tuaja të hapura, kërkime së fundi, faqerojtës dhe sajte të parapëlqyer, krejt në një vend.

Superngarkojeni Firefox-in me Shtesa

Shtesat janë si punë mjetesh të vockla të fuqishme që mund t’i shtoni te shfletuesi juaj, për të bërë gjëra të tilla si, bie fjala, të fuqizoni rregullimet parazgjedhje për privatësinë dhe të përshtatni punimin tuaj.

Vazhdoni atje ku e latë

Kaloni nga telefoni juaj te portativi juaj, ose anasjelltas, pa humbur një sekondë. Me Firefox-in në krejt pajisjet tuaja, mund t’i merrni kudo që shkoni faqerojtësit tuaj, fjalëkalimet, kredencialet e ruajtura të hyrjeve dhe historikun e shfletimeve.

Kërkoni që nga skena e kreut të telefonit tuaj

S’ka nevojë të hapet aplikacioni. Shtoni widget-in Firefox të kërkimeve dhe kërkoni në web drejt e nga skena e kreut e pajisjes tuaj.

Fiksoni video te ekrani juaj

Merrni video prej sajteve apo lojtësve të tyre dhe fiksojini në krye të ekranit të telefonit tuaj, për t’i parë kur shfletoni në internet dhe bëni gjëra të tjera. Dëfrehuni, teksa jeni shumëpunësh.

Rreth Mozilla-s

Mozilla ekziston për të ndërtuar Internetin si një burim publik i hapur për të gjithë, ngaqë besojmë se i hapur dhe i lirë është më i mirë se sa i mbyllur de i kontrolluar. Krijojmë produkte të tillë si Firefox-i dhe Pocket-i, që të promovojmë zgjedhjen, transparencën dhe kontrollin.