Një Internet i shëndetshëm nënkupton që gjithkush ka aftësi për të lulëzuar

Njerëzit, kudo, do të duhej të zotëronin dijet e nevojshme për shfrytëzimin e tërë fuqisë së Internetit – dhe për ta përdorur për përmirësimin e botës dhe jetës së tyre. Kjo do të thotë që secili lypset të jetë në gjendje të lexojë, shkruajë dhe marrë pjesë online. Një internet i shëndetshëm nënkupton aftësinë tuaj për ta zotëruar.

Bërjen e Alfabetizmit Web të Dobishëm për gjithkënd

Alfabetizmi Web do të duhej të nënkuptonte krejt aftësitë që na duhen për të menduar, krijuar dhe lulëzuar online.

Shumë vetë dëgjojnë termin alfabetizëm Web dhe mendojnë se do të thotë të mësosh të programosh, ose arsim SHTIM (shkencë, teknologji, inxhinieri, matematikë). Në fakt alfabetizmi Web është shumë më i përgjithshëm se këto – ai do të duhej të përfshinte krejt aftësitë për të patur vetëbesim dhe për të qenë i aftë online. Për të qenë qytetarë dixhitalë të fuqizuar, na duhet të dimë si të lëvizim nëpër internet, si të ndajmë gjëra me të tjerët, cilat informacione të besojmë, dhe më e rëndësishmja, si të zgjerojmë kufijtë e dijes tonë.

Si mund të zhvilloni alfabetizëm Web të dobishëm

Si ndihmon Mozilla për ta bërë alfabetizmin Web të dobishëm për këdo

  • Duke përkufizuar termin

    Duke bashkëpunuar me kryesuesit në fushën përkatëse për të krijuar Hartën e Alfabetizmit Web të Mozilla-s, që ofron një përkufizim të qartë, praktik të alfabetizmit web.

  • Duke milituar për politika arsimore

    Duke punuar me arsimin dhe politikëbërësit për të ndihmuar që alfabetizmi Web të bëhet po aq themelor sa leximi dhe aritmetika.

Duke e bërë Mësimdhënien për Alfabetizëm Web të Efektshme

Alfabetizmi Web do të duhej të ishte themeltar për arsimin, ashtu si leximi, shkrimi dhe aritmetika – dhe do të duhej dhënë mësim kudo ku mësohet.

Nxënia për alfabetizëm Web është njësoj si çfarëdo aftësie tjetër bazë: ne mësojmë më mirë në praktikë. Dhe në botën dixhitale, të nxënit nuk ndodh thjesht me mësuesit në klasë, por kudo ku ka lidhje Internet. Na duhet që të gjithë llojet e arsimtarëve të zotërojnë dije dhe burime për ta dhënë mësim alfabetizmin Web sipas mënyrës që fëmijët e nxënë më mirë. Dhe na duhet të garantojmë që çdo nxënës rritet jo thjesht i pranishëm në Web, por duke patur dije për rrugën se si ky funksionon.

Si t’u mësoni të tjerëve aftësi alfabetizmi Web

  • Bëhuni një mësues Web-i

    Përdorini këto veprimtari dhe udhëzime që të ndihmoni fëmijët tuaj apo bashkësinë tuaj të përfitojnë aftësi të fuqishme alfabetizmi Web.

  • Duke e kërkuar

    I thoni shkollës tuaj – ose asaj të fëmijëve tuaj – se alfabetizimi Web është themelor për edukimin, dhe duhet të shkojë më tej se sa pasja në klasë e kompjuterave.

Si e ndihmon Mozilla alfabetizimin Web

Duke kultivuar qytetarinë dixhitale

Pjesë themelore e alfabetizmit Web është të kuptuarit e forcave që i japin formë jetës tonë online: kompanitë që krijojnë mjetet që përdorim, politikanët që hartojnë dhe mbështesin politikat qeveritare,dhe fuqinë që zotërojmë si qytetarë dixhitalë për të krijuar Internetin që dëshirojmë. Pasja e një zëri në të ardhmen tonë të përbashkët në Web do të thotë të vendoset se cilat vlera janë më të rëndësishme për ne, dhe të ngrihet zëri pro tyre, kur ato kërcënohen.

Ç’mund të bëni për kultivimin e qytetarisë dixhitale

  • Informohuni

    Cilat anë të jetës tuaj internetore vlejnë më shumë për ju? Privatësia? Asnjanësia Në Internet? Përfshirja? Mësoni rreth këtyre temave, dhe gjeni mënyrën tuaj për t’u hedhur në veprim.

Si ndihmon Mozilla në kultivimin e qytetarisë dixhitale

  • Duke shtuar ndërgjegjësimin

    Duke krijuar hapësirë për të kuptuar se çfarë e bën Internetin të shëndetshëm, për bashkëbisedime dhe bashkësi rreth kësaj pike – fjala vjen, faqja që jeni duke lexuar tani, dhe fushata të tilla si Reform Copyright.

  • Duke edukuar ligjbërësit

    Duke milituar në nivel politikash për të garantuar që politikanët e kuptojnë rolin që qytetarët dixhitalë luajnë në shoqërinë tonë, dhe që të adoptojnë politika që fuqizojnë qytetarët.

Keni etje për më shumë?

Lexoni rreth Alfabetizmit Web te Raporti ynë mbi Shëndetin e Internetit.