Një Internet i Shëndetshëm është i Sigurt dhe Privat

Interneti mbetet i shëndetshëm vetëm nëse i zëmë besë si një vend i parrezik – për të eksploruar, ndërvepruar, lidhur dhe krijuar. Privatësia dhe siguria jonë në Internet gjendet nën kërcënim konstant. Por ka diçka që mund të bëni për këtë: informohuni, mbroni veten, dhe bëni që zëri juaj të dëgjohet. Një Internet i shëndetshëm varet nga ju.

Kontroll i Përdoruesit: Të vendosni se kush mund të grumbullojë të dhënat tuaja

Duhet të jemi në gjendje të zgjedhim – me qartësi dhe bindje –ç’të dhëna ndajmë, dhe me cilat kompani, duke kuptuar kompromiset që kjo kërkon.

Sot për sot, të tërë ne nuk kemi zgjedhje me brumë në Internet – rregullat e privatësisë shpesh janë kilometra larg dhe të zorshme për t’u lexuar, nuk kuptojmë dot se ç’të dhëna ndajmë me dikë ose kur, dhe mundësia për të zgjedhur Jo-në rrallë ofrohet.

Ç’mund të bëni lidhur me kontrollin e përdoruesit

  • Kontrolloni aplikacionet tuaja

    Sigurohuni që aplikacionet te celulari juaj hyjnë vetëm në të dhënat që u nevojiten. Kontrolloni rregullimet tuaja mbi privatësinë dhe vendndodhjen, në iOS apo Android.

  • Administroni parapëlqimet tuaja

    Njihni rregullimet tuaja. Mund të administroni profilin dhe parapëlqimet tuaja për reklamat Google, Yahoo! dhe Facebook.

Ç’po bën Mozilla lidhur me kontrollin e përdoruesit

  • Shkrim të rregullave tona

    Shkrim të rregullave tona mbi privatësinë me një gjuhë të qëruar, të kuptueshme.

  • Krijim produktesh që i gjenden afër përdoruesit

    Mosndarjen e fjalëve nga veprat te produktet tona, me veçori të tilla si butoni Harroji, dhe Firefox Focus, shfletuesi ynë privat për iOS.

  • Edukim i industrisë

    Nxitjen dhe ndërgjegjësimin e industrisë përkatëse mbi praktika të qëruara rreth të dhënave.

Siguri Kibernetike: Kyçja e të dhënave tuaja rezervat

Të tërë duhet të kemi aftësinë të mbrojmë identitetin tonë internetor.

Në këtë pikë, të krijohet përshtypja se të tërë ne kemi qenë viktima të një sulmi kibernetik, në një farë mënyre a një tjetër. Hyrjet e paautorizuara në të dhëna mund të nxjerrin sheshit fjalëkalimet e miliona përdoruesve, shpesh pa u pikasur kjo për vite. Që do të thotë se identiteti juaj mund të jetë i kërcënuar nga vjedhjet pa e ditur ju fare.

Ç’mund të bëni lidhur me sigurinë kibernetike

Ç’po bën Mozilla lidhur me sigurinë kibernetike

Survejim Qeveritar: Mbajtja larg punëve tuaja e syve dhe e veshëve zhbirues

Të tërë duhet të jemi të lirë për të qenë vetvetja — në linjë dhe jashtë saj – pa survejim, paragjykime dhe anësi shoqërore të imponuar.

Në jetën e njëmendtë, nuk do të donit që qeveria të ndjekë çdo lëvizje tuajën – s’ka arsye pse hija e tyre t’ju ndjekë nëpër Internet. Ato që nxori sheshit Edward Snowden-i treguan se madje edhe demokracitë munden ta lënë dhe e lënë dorën të lirë mbi privatësinë tuaj.

Ç’mund të bëni lidhur me survejimin nga qeveria

Ç’po bën Mozilla lidhur me survejimin nga qeveria

Keni uri për më tepër?

Lexoni rreth Privatësisë dhe Sigurisë te Raporti ynë mbi Shëndetin e Internetit.