Një Internet i shëndetshëm është i hapur ndaj novatorizmit

Interneti u ndërtua me premtimin që cilido prej nesh të mundet të krijojë suksesin e radhës. Por që të mund të vazhdojmë të krijojmë, përfytyrojmë, dhe rikonceptojmë të ardhmen tonë internetore, blloqet ndërtuese të Web-it duhet të jenë të hapura për këdo. Dhe na duhet të garantojmë tok që politikat dhe ligjet që qeverisin këto blloqe të jenë të paanshme dhe funksionale. Një Internet i shëndetshëm është i krijuar prej jush.

Burim i Hapur: Mbajtja hapur ndaj frymës krijuese e blloqeve mbi të cilën ngrihet Web-i

Burimi i hapur duhet të vazhdojë të jetë në qendër të Internetit, që të gjithë ne të mund ta shohim të ardhmen e tij, ta verifikojmë, dhe kontribuojmë në të.

Burimi i hapur – teknologji e ndërtuar me kod që është i hapur, për ta parë, përdorur, dhe modifikuar – është motori që vë në lëvizje një pjesë të madhe të Internetit, nga shërbyes deri te sisteme operativë apo sisteme të cilët ju sjellin përfundime kërkimesh. Është infrastruktura ajo që e bën Web-in një burim publik të vërtetë: transparent, të besueshëm, dhe që lejon bashkëpunimin, në mënyrë që cilido që ka një ide të mund të kontribuojë në të. Por pak a shumë si për infrastrukturën tonë klasike, duhet t’i përkushtojmë vëmendje dhe burime për ta mirëmbajtur.

Si mund ta mbështetni burimin e hapur

  • Kontribuoni te një projekt

    Kontribuoni te një projekt ekzistues me burim të hapur. Bëhuni një Moxillian! Ose përdorni OpenHatch që të shihni se me cilin projekt përputhen më mirë aftësitë tuaja.

  • Krijoni diçka të re

    S’dini nga t’ia filloni? Provoni Open Innovation Toolkit tonë.

Si e përkrah Mozilla burimin e hapur

  • Duke kontribuar te ekosistemi

    Duke kontribuar drejtpërsëdrejti në ekosistemin e burimit të hapur përmes produkteve tona, sistemesh montimi programesh. dhe sistemesh për përdoruesin, dhe duke ushqyer bashkësinë përmes Rrjetit të Zhvilluesve Mozilla.

  • Duke ofruar asistencë

    Duke zhvilluar programin MOSS - Mozilla Open Source Support - për t’i kthyer borxhin lëvizjes prej nga e cila lindëm.

Patenta: Ndërtimi i një sistemi që nxit novatorizmin

Sistemi ynë i patentave duhet të punojë me dhe për novatorizmin e hapur, jo kundër tij.

Patentat qenë konceptuar për të krijuar shtysa ekonomike për novatorizëm. Por sistemi i patentave dhe zhvillimi i software-it nuk shkojnë gjithmonë mirë bashkë. Patentat e software-it shpesh janë shkruar kaq vagullt, sa që janë të hapura për keqinterpretime, dhe të drejtat ekskluzive mund të tejkalojnë goxha jetëgjatësinë e vetë software-it. E gjitha kjo krijon pengesa dhe paqartësi për novatorët, dhe e lë shtegun të hapur për batakçinj patentash dhe procese gjyqësore të pafund.

Si mund të ndikoni në politikat për patentat

  • Përdorni software me burim të hapur

    Shihni për alternative burimi të hapur për produktet që përdorni do ditë. Mund të gjeni opsione këtu dhe këtu.

Si ndikon Mozilla në politikat për patentat

Keni etje për më shumë?

Lexoni rreth Risive të Hapura te Raporti ynë mbi Shëndetin e Internetit.