Një Internet i Shëndetshëm është Përfshirës ndaj Kujtdo

Sa më shumë zëra, këndvështrime, gjuhë dhe njerëz që kontribuojnë në Web, aq më e pasur përvoja e secilit. Por i gjithë Interneti ende s’është i përdorshëm, mikpritës dhe i parrezik për këdo. Tok, e kemi fuqinë t’i japim formë Web-it, dhe tok me të edhe botës. Një Internet i shëndetshëm është i hapur ndaj jush.

Përfshirja Dixhitale do të thotë të promovohet larmia

Që Interneti të plotësojë premtimin e vet më të madh, ai duhet të pasqyrojë larminë dhe përvojën e krejt njerëzve, kudo.

Edhe pse Web-i mund të duket si përfshirës, ende nuk fushë loje njësoj për të gjithë. Më shumë se gjysma e botës është ende pa të; ekonomi të saposhfaqura dhe bashkësi të lëna mënjanë shpesh janë të fundit në përdorimin e tij. Internetin e përdorin shumë më pak gra, sesa burra. Dhe pa larmi mes atyre që kontribuojnë, vetë Web-i do të pasqyrojë padashur njëanësi, teksa personalizimi i algoritmeve mund të ripërforcojë njëanësinë tonë.

Si mund të promovoni larminë

  • Duke krijuar lëndë web

    Krijoni lëndën tuaj Web – të tilla si video, postime blogu, GIF-e – në gjuhën tuaj, që i përshtatet zonës tuaj.

  • Krijoni burime

    Përkrahni një burim të tillë si Wikipedia, që i ul në mënyrë drastike pengesat ndaj dijes – ose akoma më mirë, ndihmoni në krijimin e saj. Wikipedia ka nevojë për më shumë kontribues, dhe më të larmishëm.

Si ndihmon Mozilla në promovimin e larmisë

  • Duke avancuar përdorshmërinë

    Duke avancuar standarde përdorshmërie, dhe duke e bërë Firefox-in përfshirës, përmes përpjekjesh të tilla si ato të ekipit tonë mbi Përdorshmërinë.

  • Duke zhvilluar aftësi dixhitale

    Duke krijuar partneritet me Gratë e OKB-së për të ndihmuar femrat në Afrikë dhe kudo në rruzull të zhvillojnë aftësi dixhitale thelbësore.

Përfshirja Dixhitale do të thotë të praktikohet respekti

Ne të tërë duhet të kemi aftësinë të marrim pjesë plotësisht në Internet, pa kërcënime ndaj reputacionit tonë, ndaj besimit në vete, apo sigurisë tonë.

Të trë ne e kemi parë racionin tonë të komenteve të shpifura. Ka raste kur Web-i mund të duket si një vend vërtet jomiqësor – veçanërisht për femrat, pakicat, dhe anëtarë bashkësish të mënjanuara. Duke i shkurajuar njerëzit nga pjesëmarrja në internet, ngacmimet dhe dhuna në të kërcënojnë jo thjesht individët, por vetë Internetin.

Si mund të praktikoni respektimin

Si ndihmon Mozilla në respektim

  • Duke mbështetur mjete për sigurinë

    Duke përkrahur Projektin Coral, që merret me përmirësimin e mënyrës se si gazetarët dhe bashkësitë japin kontribut në sajte lajmesh, përfshi mjete të tilla si Talk, që synon të krijojë seksione komentesh më të mençura, më të sigurta.

  • Duke fuqizuar indivdë

    Duke krijuar kurse të hapur që i fuqizojnë njerëzit të krijojnë hapësira të parrezik në internet, të tilla si Metodë Mësimdhënieje: Lufta Kundër Dhunës Kibernetike Ndaj Grave dhe Vajzave.

Përfshirja Dixhitale do të thotë të mbështetet aksesi universal në krejt Internetin

Të tërë duhet të kemi hyrje jo të shtrenjtë, cilësore, të pakufizuar, në krejt Web-in, që kështu prej tij të mund të përfitojë krejt bota.

Që të merrni pjesë aktive në internet, duhet të jeni në gjendje të hyni në të. Janë shfaqur programe që ofrojnë Internet falas ose të subvencionuar, por ky shpesh është i ngadaltë ose me kufizime, duke krijuar ‘Internet të varfër për të varfrit.’ Rasti më i skajshëm është ai i qeverive anembanë botës që bllokojnë një pjesë ose krejt Internetin, në shërbim të planeve të tyre, çka përbën kërcënim ndaj të drejtave të njeriut dhe madje edhe ndaj shëndetit të ekonomisë globale.

Si mund ta mbështetni aksesin universal

  • Dhuroni pajisje tuajat

    Dhurojuni kompjuterat, kompjuterat portativë dhe telefonat tuaj të vjetër organizmave jofitimprurëse që i ringjallin dhe ua rishpërndajnë bashkësive në nevojë.

  • Militoni për të qenët të hapur

    U thoni përfaqësuesve tuaj se hyrja jo e shtrenjtë në Internet dhe e hapur do të duhej të ishte një përparësi politike.

Si e përkrah Mozilla aksesin universal

  • Duke milituar për asnjanësi

    Duke përkrahur asnjanësi në rrjet, që gjithkush të përdorë të njëjtin Internet.

  • Duke lidhur të palidhurit

    Duke sponsorizuar Equal Rating Innovation Challenge për të gjetur zgjidhje të reja që lidhin të palidhurit, në një Internet të plotë, të hapur.

Keni etje për më shumë?

Lexoni rreth Përfshirjes Dixhitale te Raporti ynë mbi Shëndetin e Internetit.