Një internet i shëndetshëm krijohet dhe është pronë e krejt nesh

Interneti ia detyron një pjesë të madhe të suksesit të vet të qenit të hapur: struktura e tij e hapur, mundësia për të ndarë me të tjerët, e kanë bërë të lehtë për këdo të krijojë, shfletojë dhe lulëzojë në të. Por pak kompani të mëdha po e mbyllin, po mbyllin dyert, dhe po krijojnë mure që përqendrojnë pronësinë dhe kontrollin e tyre mbi Web-in. Së bashku, mundemi të luftojmë për të garantuar që askush të mos kufizojë hyrjen, punën apo krijimtarinë tonë në Internet. Një Internet i shëndetshëm ju përket juve.

Decentralizim do të thotë Asnjanësi Në Rrjet

Askush s’duhet të jetë në gjendje të kufizojë aksesin tonë në Web për përfitim për veten.

Ne bazohemi te furnizues të rrjetit – kompani telekomi dhe kablli – për akses në Internet. Çka i vë ata në një pozicion për ta kufizuar këtë akses për objektiva të tyre të biznesit, duke favorizuar produktet e tyre, duke bllokuar sajte ose marka, ose duke faturuar çmime të ndryshme dhe duke ofruar shpejtësi të ndryshme, të varura nga lloji i lëndës që shërbehet. Asnjanësia Në Rrjet ua ndalon furnizuesve të diskriminojnë bazuar në lëndë, që kështu gjithkush të ketë akses të barabartë.

Si mund ta përkrahni asnjanësinë në rrjet

  • Duke vazhduar të flisni për të

    Beteja për asnjanësinë e rrjeti vazhdon anembanë botës. Rregullat që janë adoptuar në ShBA dhe Europë është e nevojshme të mbrohen dhe të zbatohen. Lidhuni me zyrtarin qeveritar kudo që banoni dhe shprehni përkrahjen tuaj.

Si e përkrah Mozilla asnjanësinë në rrjet

  • Duke milituar për ndryshim të rregullave

    Duke punuar drejtpërsëdrejti me organe ligjvënëse për të hartuar kuadër politik dhe për të zbatuar në rrugë të dobishme asnjanësinë në rrjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europë, Indi, dhe anembanë rruzullit.

  • Duke ndërtuar bashkësi

    Duke farkëtuar një bashkësi globale përdoruesish të pasionuar Interneti që ndajnë të njëjtin vizion me ne.

Decentralizim do të thotë Ndërveprueshmëri

Web-i duhet të mbetet i hapur dhe të lejojë ndërveprueshmëri, që kështu të mundemi ta mbajmë përdorimin e tij konsistent, transparent dhe plot mundësi.

Ndërveprueshmëria është një fjalë e madhe me një përfundim të thjeshtët: punimi juaj në Web është me pak fjalë i njëjtë, i pavarur nga shfletuesit, hardware-i, dhe sistemet operative, ngaqë qe konceptuar për këtë – dhe ndërtuar me standarde të hapura për ta mbështetur këtë gjë. Standardet e hapura lejojnë gjithashtu që cilido të mund të shpikë rrugë të reja për përmirësimin e punimit tuaj në Web. Por ndërveprueshmëria po humb terren përballë sistemeve të mbyllur – dhe ne po humbasim transparencë, pjesëmarrje dhe risi.

Si mund ta mbështetni ndërveprueshmërinë

  • Bëhuni i pavarur

    Risitë prapë mund të mbërrijnë nga kudo – veçanërisht nëse i përkrahim. Provoni aplikacione dhe produkte nga kompani që nuk i njihni deri sot.

Si e mbështet Mozilla ndërveprueshmërinë

  • Duke caktuar standardet

    Duke punuar me, dhe madje duke drejtuar, organizma standardesh të hapur, fjala vjen IETF dhe W3C.

  • Duke dhënë shembull me vepra

    Duke e mishëruar ndërveprueshmërinë në produktet tona, dhe duke fuqizuar zhvilluesit web përmes nismash të tilla si Rrjeti i Zhvilluesve Mozilla.

Decentralizim do të thotë Konkurrencë dhe Zgjedhje

Interneti duhet të vazhdojë të ushqejë konkurrencën e shëndetshme mes kompanish, mundësitë për sipërmarrësit, dhe zgjedhje të dobishme për përdoruesit.

Një Internet i personalizuar është një perspektivë ngazëlluese. Por gjithnjë e mtë tepër kjo do të thotë të zgjidhet hyrja në ekosistemin e një kompanie të vetme – që e lehtëson punimin tuaj si fillim, por mundet të kufizojë seriozisht zgjedhjet tuaja në të ardhmen. Konkurrentët do të reduktohen në ato pak kompani që mund të ofrojnë paketën e plotë të shërbimeve, duke konsoliduar kështu pushtetin e gjigantëve ekzistues teknologjikë dhe duke e bërë shumë më të vështirë për sipërmarrësit çarjen e tregut me ide të fuqishme të reja.

Si mund të ndikoj mbi konkurrencën dhe zzgjedhjen

  • Njihni kompromiset

    Përpara se të zgjidhni një ekosistem të vetëm, sigurohuni që i kuptoni kompromiset që ngërthen punimi juaj i rrjedhshëm online me atë ekosistem. Përkrahni kompanitë dhe shërbimet që pasqyrojnë nevojat tuaja - dhe vlerat që çmoni.

Si ndikon Mozilla mbi konkurrencën dhe zgjedhjen

  • Duke iu kundërvënë pushtetit të gardianëve

    Duke milituar për asnjanësi në rrjet, reformë të të drejtave të kopjimit, dhe çështje të tjera, anembanë botës.

  • Duke përkrahur të qenët i hapur

    Duke krijuar me standarde të hapur dhe burim të hapur në vetë produktet tona, dhe duke përkrahur të qenët të hapur në çdo rast që na jepet.

Decentralizim do të thotë Kontribut Lokal

Të tërë duhet të jemi në gjendje të kontribuojmë në Web, që ai të pasqyrojë dhe t’u shërbejë krejt përdoruesve të tij.

Sot, anembanë botës Internetin e përdorin 3 miliardë vetë, për të mësuar, punuar, luajtur dhe për t’u lidhur mes tyre. Por jo gjithkush është në gjendje të kontribuojë në të po njësoj. Që do të thotë se Web-i nuk pasqyron larminë e plotë të përdoruesve të vet, nuk punon aq mirë për të gjitha palët, siç punon për ca, dhe madje mund të lërë anash disa bashkësi dhe individë.

Si mund të përkrahni kontributin lokal

  • Hyjini punës

    Provoni dorën duke krijuar lëndë Web për gjërat që doni, në gjuhën tuaj. Thimble është një rrugë e bukur për t’ia filluar.

Si e përkrah Mozilla kontributin lokal

  • Duke mësuar krijuesit

    Duke u furnizuar mjete dhe duke i mësuar si të mbrujnë brezin e ardhshëm të krijuesve Web.

  • Duke u mësuar përkthimin

    Duke u furnizuar planin për përkthime, që lënda Web të mund të jetë me vlerë për njerëz nga gjuhë dhe vendore të ndryshme.

Keni etje për më shumë?

Lexoni rreth Decentralizimit te Raporti ynë mbi Shëndetin e Internetit.