Mozilla

Rrjeti Mozilla i Lidershipit

Lidhje e Udhëheqësve

Rrjeti Mozilla i Lidershipit është një rrjet mbarëbotëror liderësh të ndryshëm - nga veprimtarja e re që i mëson aftësi web bashkësisë së saj, te funksionari që drejton një organizëm global - të cilët do të garantojnë valën e ardhshme të aksesit, përfshirjes dhe mundësive online.

Liderët në këtë rrjet do të veprojnë së bashku për:

  • Për formimin dhe përhapjen e një plani interneti të hapur.
  • Përhapjes së vlerave dhe praktikave ‘të hapura’ në institucione, produkte dhe politika anembanë botës.

Si punojmë

Rrjeti i Lidershipit Mozillae përmbush punën e vet përmes ‘qendrash’ tematike, bashkësi njerëzish me ekspertiza të larmishme, që ndihmojnë të tjerët të zhvillojnë aftësinë për të shpënë më tej Internetin e hapur në fushat e tyre të interesit.

Qendrat tona të tanishme përfshijnë:

  • Të nxënët. Edukatorë dhe punonjës bibliotekash të përkushtuar shndërrimit të të nxënit në epokën tonë dixhitale.
  • Shkencë. Kërkues dhe shkencëtarë të dhënash të përkushtuar bërjes së kërkimit dhe praktikave më të hapura.
  • Politika & Aktivizëm Interneti. Individë dhe organizma të fokusuar në shpënien më tej të çështjeve të Internetit të hapur.
  • Femrat & Alfabetizmi Web. Organizatore bashkësish dhe drejtuese të vjetra që krijojnë mundësi për gra dhe vajza të zhvillojnë aftësi alfabetizmi web.
  • Interneti i Gjërave. Hackers dhe dizajner që krijojnë prototipe provokative për çka mund dhe duhet të jetë një Internet i hapur i Gjërave.

Nismat Tona

Rrjeti i Lidershipit Mozilla i ndjek synimet tona përmes pesë nismash kyçe, që pasqyrohen në secilën qendër:

  • Kurse & Trajnim. Furnizojmë kurse dhe programe trajnimi të hapura për të ndihmuar liderët të zhvillojnë aftësi që u duhen për të garantuar valën e ardhshme të aksesit, përfshirjes dhe mundësive online. Shembull: Modul Trajnimi për Alfabetizëm Web
  • Partneritete. U japim fill dhe fuqizojmë partneritete që i bëjnë të mundur Mozilla-s bashkësisë sonë dhe aleatëve tanë të maksimizojnë ndikimin e tyre. Shembull: Gigabit Community Fund
  • Takime. I mbledhim bashkë anëtarët e Rrjetit të Lidershipit Mozilla, që të mësojnë prej njëri-tjetrit, të shkëmbejnë ide dhe të bashkojnë forcat. Shembull: MozFest
  • Anëtarësim. Anëtarët bëhen pjesë ngaqë ndajnë të njëjtin vizon me Mozilla-in, dhe mbeten anëtarë për shkak të bashkësisë së fortë, të larmishme dhe mundësive unike për zhvillim profesional që ofron rrjeti. Shembull: Fellowships

Lexoni Strategjinë e Mozilla Foundation-it për 2016-2018