Mozilla

Çështje Internet Kyçe për Mozilla-n

Dhënia Formë Planeve

Mozilla ka identifikuar pesë çështje që besojmë se duhen trajtuar në kohën e sotme, për të krijuar internetin e hapur që dëshirojmë:

Privatësi & Siguri Në Internet
Njerëzit të kuptojnë dhe të munden të kontrollojnë seriozisht se si grumbullohen dhe përdoren të dhënat e tyre në internet, duke patur besim se kjo është e parrezik. Paralelisht, kompanitë dhe qeveritë të punojnë për të mbrojtur të dhënat dhe të përmirësojnë zotërimin nga ana jonë të identiteteve tona dixhitale.
Risi të Hapura
Të qenët i hapur është parazgjedhja: burimi i hapur dhe standardet e hapura të vazhdojnë të jenë në qendër të Internetit, dhe të kenë ndikim mbi organizma dhe produkte, politika dhe praktika të industrisë. Si rrjedhojë, sipërmarrësit dhe përdoruesit e përditshëm të Internetit të mund të krijojnë, të sjellin risi dhe të konkurrojnë online pa u dashur të marrin leje gjëkundi.
Decentralizim
Teknologjitë dhe platformat që përdorin njerëzit përditë të lejojnë ndërveprueshmëri dhe të bazohen në standarde të hapura. Njerëzit presin dhe kërkojnë sisteme që lejojnë rrjedha dhe shpërngulje të pacen informacioni dhe lënde.
Alfabetizëm Web
Njerëzit të kenë aftësi të lexojnë, shkruajnë dhe marrin pjesë në botën dixhitale. Së toku, këta qytetarë dixhitalë të informuar të shkojnë më tej se thjesht konsumi i lëndës, drejt krijimit, dhënies formë dhe mbrojtjes së web-it.
Përfshirje Dixhitale
Njerëzit kudo të mund të hyjnë dhe të kenë mundësinë të marrin pjesë në ndërtimin e krejt Internetit. Si pasojë, kushdo në Internet të ketë mundësinë të përdorë dhe t’i japë formë botës tonë dixhitale. Interneti të pasqyrojë larminë e njerëzve që e përdorin.

Duke qenë një zë publik gjithnjë e më i pranishëm, Mozilla dhe aleatët tanë do t’i sjellin këto çështje në qendër të vëmendjes, duke i ndërthurur gjithandej në punën tonë për lidershipin dhe aktivizmin, dhe duke ndërtuar teknologji që mishërojnë këto qëndrime.

Lexoni Strategjinë e Mozilla Foundation-it për 2016-2018