Mozilla

Aktivizëm te Mozilla

Mobilizim i qytetarëve për mbrojtjen e Internetit të hapur

Mekanizmi i Mozilla-s për aktivizëm punon me aleatë për të kultivuar një forcë globale prej dhjetëra milionë vetësh, të cilët të jenë të ndërgjegjshëm rreth çështjeve që janë jetike për Internetin e hapur dhe të përgatitur të hidhen në veprim në përkrahje të të drejtave të qytetarëve në web.

I jemi përkushtuar ndërtimit të një bote ku:

  • Njerëzit të bëjnë zgjedhje më të ndërgjegjshme lidhur me ndërtimin dhe mbrojtjen e një Interneti të hapur
  • Kompanitë dhe qeveritë të krijojnë produkte, politika dhe ligji që mbështesin Internetin e hapur, për shkak të presionit publike për të bërë kështu

Si punojmë: Fokus në thellësi dhe shtrirje

Aktivizmi sipas Mozilla-s ka brenda si shtrirjen në thellësi, ashtu edhe thellësinë e shtrirjes, për të trajtuar si duhet shumëllojshmërinë e çështjeve me të cilat merremi.

Ky trajtim i lejon Mozilla-s të zhvillojë aftësinë e saj për të mobilizuar shpejt miliona njerëz, dhe në të njëjtën kohë të shtojë fuqinë tonë organizative në bashkësi vendore, çka në perspektivë do të bëjë të mundur fitoren në çështjet tona.

Veç kësaj, e shtyjmë veten të jemi paraveprues — duke e vendosur ne temën dhe tonin e bisedimeve, dhe në promovimin e zgjidhjeve — ashtu edhe pasveprues përballë aktualitetit dhe politikash të padëshirueshme, kur është e nevojshme.

Nismat tona

Mekanizmi i Mozilla-s për Aktivizëm përbëhet nga pesë nisma kyçe:

  • Fushata. Fushatat tona amplifikojnë zërin kolektiv të bashkësisë Mozilla, me qëllim që të trajtohen çështjet të cilat besojmë se meritojnë vëmendje në epokën e sotme, për të ndërtuar Internetin që duam. Shembull: Fshehtëzoni
  • Në internet. Kuptohet që zemra e lëvizjes për mbrojtjen e Internetit të hapur rreh në web. Ne mëkojmë një bashkësi online të fuqishme, të orientuar drejt veprimit, dhe udhëheqim mobilizimin masiv dixhital që mban në këmbë fushatat tona.
  • Në media. Paraqitje e gjërave në mënyrë tërheqëse dhe me frymë krijuese, që i bën të prekshme sfidat më të mëdha dhe mundësitë me të cilat përballet Interneti i hapur, dhe pjesë të diskutimeve të ditës.
  • Në terren. Të lidhim, mbështetim dhe amplifikojmë punën e teknikëve, specialistëve të politikave, artistëve dhe veprimtarëve të përkushtuar në konceptimin dhe zhvillimin e fushatave të Mozilla-s.
  • Infrastrukturë dhe rrjete. Themeli mbi të cilin mbështetet dhe zhvillohet puna jonë për aktivizëm, duke bërë tok njerëz të mrekullueshëm, organizma dhe teknologji për ushqimin e fushatave tona dhe lëvizjes më në gjerësi. Shembull: Open Web Fellows

Lexoni Strategjinë e Mozilla Foundation-it për 2016-2018