Mozilla

Organizmi jofitimprurës Mozilla Foundation beson se Interneti duhet të mbetet përherë një burim publik global i hapur dhe i përdorshëm nga të gjithë. Puna jonë udhëhiqet nga Manifesti i Mozilla-s.

Puna e drejtpërdrejtë e Mozilla Foundation-it përqendrohet te lëvizja për një Internet të hapur. Këtë e bëjmë duke lidhur liderë të Internetit të lirë me njëri-tjetrin dhe duke mobilizuar veprimtarë të bazës kudo në botë.

Fondacioni është gjithashtu aksioneri i vetëm në Mozilla Corporation, krijuesi i Firefox-it dhe mjetesh të tjera me burim të hapur. Mozilla Corporation funksion si një ndërmarrje shoqërore autonome – paratë e fituara nga produktet e saj ri-investohen në organizëm.

Lexoni Strategjinë e Mozilla Foundation-it për 2016-2018

Programe të Fondacionit

Duke punuar me njerëz dhe bashkësi në krejt Mozilla-n, ekipi i Fondacionit përqendrohet në ushqimin e lëvizjes për Internet të hapur. Programet tona përqendrohen në tre fusha:

T’u japim formë planeve

Mozilla ka identifikuar pesë çështje kyçe që janë kritike për të krijuar Internetin e hapur që dëshirojmë:

  • Privatësi dhe Siguri
  • Risi të Hapura
  • Decentralizim
  • Alfabetizëm Web
  • Përfshirje Dixhitale

Lidhje e udhëheqësve

Rrjeti ynë Mozilla Leadership Network që po krijojmë, gjen, lidh dhe furnizon mundësi të nxëni për një brez të ri drejtues që do të garantojë valën e ardhshme të përdorimit, përfshirjes dhe mundësive në internet.

Mobilizim i qytetarëve

Mozilla punon me aleatë për të kultivuar një forcë mbarëbotërore prej dhjetëra milionë vetësh të përgatitur për të mbështetur të drejtat e qytetarëve të web-it.

Produkte dhe Teknologji

Mozilla Corporation, një nëndegë e fondacionit në pronësi të plotë, krijon produkte konsumatori Internet që shpien përpara të njëjtat vlera të përvijuara te Manifesti i Mozilla-s.

Firefox, produkti ynë kryesues, u jep mundësi zgjedhjeje, privatësi dhe siguri më të madhe qindra milionë vetëve anembanë botës. Nisma eksplorimi produktesh, të tilla si programi ynë ‘pajisje të lidhura’ synojnë t’i sjellin botës më tepër produkte të njohura që bartin vlerat e Mozilla-s. Nisma teknologjike të tilla si Rust apo qendra e Mozilla-s për lojëra online synojnë të përhapin një të menduar të ri mbi teknologjinë e hapur në krejt industrinë e Internetit.

Bashkësia Mozilla

Fuqia e njëmendtë pas Mozilla-s është bashkësia mbarëbotërore e dhjetëra mijëra vullnetarëve, aleatëve dhe partnerëve. Anëtarët e bashkësisë Mozilla marrin pjesë në gjithçka, nga kontributi me kod për Firefox-in dhe dhënia mësim për alfabetizëm dixhital dhe deri te përkthimi i software-it tonë, organizimi i fushatave të aktivizimit dhe shkrimet për sajtit për zhvillues web të cilit i referohen më tepër në botë.

Përfshihuni

Bëhuni pjesë e jona dhe na ndihmoni të mbrojmë internetin si një burim publik global. Për t’ia filluar, bëhuni pjesë e bashkësisë tonë ose dhuroni diçka.