Një Ndryshim i Rëndësishëm në Firefox: Profile Më Vete

Pikasëm se në kompjuterin tuaj keni të instaluar dhe të hapur një version të vjetër të Firefox-it. Mund t’ju duhet të ndërmerrni ndonjë veprim.

Ç’ka Ndryshuar

Dikur, krejt instalimet e Firefox-it, si parazgjedhje kishin të përbashkët një profil të vetëm. Tani e tutje, Firefox-i furnizon profile më vete për çdo instalim Firefox (kjo përfshin instalime të varianteve Firefox Nightly, Firefox Beta, ose Firefox ESR). Kjo do ta bëjë Firefox-in më të qëndrueshëm, kur kalohet nga një instalim në tjetrin te i njëjti kompjuter.

Si Funksionojnë Profilet Më Vete

Firefox-i i ruan të dhëna të tilla, si ato për faqerojtës, fjalëkalime dhe parapëlqime përdoruesi në një grup kartelash të quajtur profili juaj. Ky profil depozitohet në një vend të veçantë nga kartelat e programit Firefox.

Ç’lypset t Bëni